Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Nisa 1 / 176
1
O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj, i cili ju krijoi prej një njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij për jetë dhe prej atyre dyve bëri shumë meshkuj dhe femra, frikësohuni All-llahut të cilit i luteni, dhe mbani lidhjet familjare, se All-llahu, vërtetë, gjithmonë mbi ju vigjilon.
F.Mehdiu 4:1
2
Kurse bonjakëve dorzonu pasurinë e tyre, mos e përzieni të keqen me të mirën dhe mos hani pasuritë e tyre me pasuritë tuaja; ajo, njëmend, do të ishte mëkat i madh.
F.Mehdiu 4:2
3
Nëse keni frikë se ndaj bonjakëve nuk do të jeni të drejtë, atëherë martohuni me ato gra që u lejohen, me nga dy, tri dhe me katër. Por në qoftë se frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë, atëherë vetëm me nga një; Ose, ja, i keni ato me të cilat dispononi. Ashtu është më lehtë të ruheni nga e padrejta.
F.Mehdiu 4:3
4
Dhe jepuni grave, me gjithë zemër, dhuratat e kurorës, por nëse ato me dëshirën e vet ju dhurojnë diçka nga ato, merrne dhe, e ngrënshi me shëndet.
F.Mehdiu 4:4
5
Ndërsa të papjekurve intelektualisht (të marrëve) mos ua jepni pasurinë e tyre, të cilën All-llahu ua ka besuar juve ta drejtoni, por ata t’i furnizoni me ushqim e veshmbathje dhe foluni atyre fjalë të mira.
F.Mehdiu 4:5
6
Dhe kujdesohuni për bonjakët, derisa të bëhen në moshë për martesë, edhe kur ta shihni se janë të pjekur dorëzonu pasuritë e tyre. Dhe mos e shpenzoni pa nevojë derisa ata të rriten. Kush është i pasur – le të përmbahet, e kush është i varfër – le të shpenzojë me masë, legalisht. E kur t’ua jepni pasurinë e tyre, jepuni me dëshmitarë. Ndërkaq mjafton që para All-llahut të jepet llogari.
F.Mehdiu 4:6
7
Meshkujve u takon një pjesë nga ajo që lanë prindërit dhe të afërmit, por edhe grave u takon një pjesë nga ajo që lënë prindërit dhe të afërmit, pavarësisht a është pak ajo pjesë e caktuar apo shumë.
F.Mehdiu 4:7
8
Kur në ndarje prezentojnë të afërmit, bonjakët dhe të varfërit, u jepni edhe atyre diçka nga ajo dhe u thuani ndonjë fjalë të mirë.
F.Mehdiu 4:8
9
Dhe le të frikësohe, sikur të lënin edhe ata pas vetes fëmijë të njomë për të cilët kanë frikë; le t’i ruhen All-llahut dhe le të thonë fjalën e vërtetë.
F.Mehdiu 4:9
10
Ata të cilët hanë pasurinë e bonjakëve pa kurrfarë të drejte, pa dyshim, hanë dhe mbushin barqet me zjarr, andaj do të digjen në flakë të këndellur.
F.Mehdiu 4:10
11
All-llahu ju këshillon për fëmijët tuaj: mashkullit i takon aq sa u takon dy femraave. E nëse janë më shumë se dy femra, atyre u takon dy të tretat nga ajo që ka lanë, e nëse është vetëm një, asaj i takon gjysma. Kurse prindërve: çdonjërit prej tyre – një e gjashta e asaj që ka lënë, nëse ka fëmijë. Po nëse nuk ka fëmijë dhe e kanë trashëguar prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta. Po në qoftë se ka vëllezër, atëherë nënës së tij i bie një e gjashta, pasi të zbatohet porosia që ka lënë, ose të paguhet borxhi. Ju nuk dini cilin keni më të afërt – prindërit apo djemtë tuaj. Ky është obligim i All-llahut! – Vërtetë All-llahu është i urtë dhe di shumë.
F.Mehdiu 4:11
12
Juve ju takon gjysma e asaj që lënë gratë tuaja, nëse nuk kanë fëmijë, e nëse kanë fëmijë, atëherë për ju është një e katërta nga ajo që kanë lënë, pasi të zbatohet porosia që ka lënë ose të paguhet borxhi. Kurse bashkëshortëve u takon një e këtërta nga ajo që lini ju, nëse nuk keni fëmijë; e në qoftë se keni fëmijë atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë ju, pasi të zbatohet porosia që keni lënë ose të paguhet borxhi. Po në rast se mashkulli ose femra që trashëgohen nuk kanë prindër as fëmijë, por kanë vëlla ose motër, atëherë secilit prej atyre dyve i takon një e gjashta, e nëse janë më shumë atëherë marrin pjesë bashkarisht në një të tretën, pasi të zbatohet porosia e lënë ose të paguhet borxhi pa dëmtuar askë. Kjo është porosi e All-llahut! All-llahu është shumë i dijshëm dhe i butë.
F.Mehdiu 4:12
13
Ata janë kufijtë e caktuar nga All-llahu. Kush i përulet All-llahut dhe Profetit të Tij, Ai do ta shtjerë atë në xhennete ku rrjedhin lumenj, dhe aty do të mbesin përgjithmonë. Ai është sukses i madh.
F.Mehdiu 4:13
14
Kush është i padëgjueshëm ndaj All-llahut dhe Profetit të Tij dhe i kalon kufijtë e ligjeve të Tij, Ai do ta hudhë atë në zjarr, ku do të qëndrojë përgjithmonë. Atë e pret vuajtja e turpshme.
F.Mehdiu 4:14
15
Kur bëjnë amoralitet gratë tuaja, kërkoni që t’ua dëshmojnë katër vetë prej jush. Nëse dëshmojnë, mbani në shtëpi derisa t’i lodhë vdekja, gjegjësisht derisa All-llahu t’u gjejë ndonjë rrugëdalje tjetër.
F.Mehdiu 4:15
16
Qortoni të dy palët që bëjnë amoralitet, por nëse pendohen dhe përmirsohen, atëherë lini të qetë, sepse All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe i pranon shumë pendimet.
F.Mehdiu 4:16
17
Me të vërtetë All-llahu pranon pendimin vetëm prej atyre të cilët bëjnë ndonjë vepër të keqe nga mosdija dhe shpejt pendohen; Atyre All-llahu do t’ua pranojë pendimin, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
F.Mehdiu 4:17
18
Nuk është pendimi për ata të cilët bëjnë vepra të këqia deri kur u afrohet vdekja. Ndonjëri sish, atëherë thotë: “Unë tash vërtetë pendohem!”, e as për ata që vdesin mosbesimtarë. Ata janë për të cilët kemi përgatitur vuajtje të dhembshme.
F.Mehdiu 4:18
19
O besimtarë, juve nuk ju lejohet t’i trashëgoni gratë pa pëlqimin e tyre, dhe mos krijoni vështirës, me qëllim që t’ua përvetësoni ndonjë send që ua keni dhuruar, përveç nëse kanë bërë amoralitet haptazi. Çoni jetë të mirë me to! Po nëëse ndieni neveri ndaj tyre, ndoshta do të neveriteni nga ajo për të cilën All-llahu jep dobi të shumta.
F.Mehdiu 4:19
20
Dhe nëse dëshironi ta lëshoni një grua dhe ta mbani një tjetër, por njërës nga ato i keni dhënë shumë pasuri, mos i merrni asgjë nga ajo pasuri! A t’ia merrni me dhunë e të bëni mëkat flagrant?
F.Mehdiu 4:20
21
Si mund t’ia merrni atë e njëri-tjetrit ia keni falur zemrën dhe ato kanë marrë prej jush obligime të mëdha.
F.Mehdiu 4:21
22
Edhe me gratë me të cilat janë martuar baballarët tuaj mos u martoni! Pavarësisht nga e kaluara, ajo do të ishte, njëmend, amoralitet i vrazhdë, neveri dhe rrugë e keqe.
F.Mehdiu 4:22
23
Ju i keni të ndaluara: nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja edhe tezet tuaja; edhe bijat e vëllaut, bijat e motrës, edhe nënat tuaja për nga tëmbëli, motrat tuaja për nga tëmbëli, nënat e grave tuaja, edhe bonjaket e grave tuaja me nënat e të cilave keni pasur marrëdhënie intime, që janë nën kujdesin tuaj, po nëse ju nuk keni pasur marrëdhënie kurore me ato, atëherë nuk është mëkat për ju. I keni të ndaluara edhe gratë e djemëve tuaj, si edhe t’i mbani nën kurorë dy motra, pavarësisht nga e kaluara. All-llahu është, me siguri, shumë i mëshirshëm dhe fal.
F.Mehdiu 4:23
24
Edhe gratë e martuara, me përjashtim të atyre që i zini rob. Ligjet e All-llahut janë për ju, ndërkaq të tjerat i keni të lejuara, por që t’u jepni dhuratat e kurorës dhe të martoheni me ato, e jo të bëni amoralitet. Ndërsa atyre që keni pasur kurorë jepnu dhuratat e kurorës së tyre ashtu si e keni detyrë. Nuk është mëkat që pas dhuratës së caktuar të lidhni marrëveshje. All-llahu vërtetë është shumë i dijshëm dhe i urtë.
F.Mehdiu 4:24
25
E kush nuk ka pasur mundësi të martohet me grua besimtare – ja ku janë ato me të cilat dispononi ju, shërbëtoret tuaja besimtare – e All-llahu e di më mirë besimin tuaj. Ju jeni si njeri-tjetri, andaj martohuni me ato, me lejën e familjeve të tyre dhe jepnu dhuratat e tyre të kurorës sipas normave për gratë e pastra, jo amorale dhe që çojnë dashuri fshehtazi; Po nëse bëjnë kurvëri e janë të martuara, le të dënohen me gjysmën e dënimit të përcaktuar për gra të lira. Ajo është për atë i cili i frikësohet kurvërisë, por më mirë është për ju të përmbaheni. Ndërkaq All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
F.Mehdiu 4:25
26
All-llahu dëshiron t’ju sqarojë dhe t’ju udhëzojë rrugëve që kanë ecur ata pra jush, dhe t’ju falë, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
F.Mehdiu 4:26
27
All-llahu don t’ju falë juve, por ata që udhëhiqen nga epshet e tyre dëshirojnë që ju të shmangeni larg rrugës së drejtë.
F.Mehdiu 4:27
28
All-llahu don t’ju lehtësojë, se njeriu është krijesë e dobët.
F.Mehdiu 4:28
29
O besimtarë, mos e hani pasurinë e njëri-tjetrit në mënyrë të palejueshme, vetëm në formë tregtie me pëlqim të dyanshëm, dhe mos e mbytni vetveten! All-llahu është ndaj jush shumë i mëshirshëm.
F.Mehdiu 4:29
30
Ai që e bën këtë me përdhunë dhe padrejtësisht, Ne do ta hudhim në zjarr. Kjo është lehtë për All-llahun.
F.Mehdiu 4:30