1
Shpallja e Librit është nga All-llahu, i forti, i urti.
2
ne me të vërtetë ta shpallëm ty Librin me të vërteta, prandaj adhuro vetëm All-llahun me sinqeritet në fe të tij!
3
A nuk është feja e All-llahut e sinqertë? Ndërkaq ata të cilët, në vend të Atij, marrin mbrojtës: “Ne i adhurojmë ata vetëm të na afrojnë sa më shumë te All-llahu”, All-llahu, me siguri, do t’i gjykojë për atë që kanë kundërshtuar. All-llahu kurrsesi nuk drejton në rrugë të drejtë atë që është rrenacak dhe mosbesimtar.
4
Të kish dashur All-llahu të ketë fëmijë, do të zgjidhte sipas dëshirës së vet atë që e ka krijuar vetë. Qoftë lartësuar Ai! Ai është All-llahu, i vetmi fuqiplotë.
5
Ka krijuar realisht qiej dhe tokën; Ai me natën mbështjell ditën dhe me ditën mbështjell natën. I ka nënshtruar diellin dhe hënën. Secili lëviz në afat të caktuar. A nuk është Ai i fortë dhe që fal shumë?!
6
Ju krijoi prej një njeriu, kurse prej tij krijoi shokun e tij për jetë, dhe Ai juve ju ka dhënë tetë çifte kafshësh. Edhe juve ju krijon në barqet e nënave tuaja, krijesë pas krijese, njëra pas tjetrës, në tre mbështjellës. Ai është All-llahu, Zoti juaj. Pushteti është i tij; nuk ka Zot përveç Atij. E ku po shkoni pra?
7
Në qoftë se ju mohoni, ani! All-llahu është i pasur edhe pa ju, por nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të vet. E nëse i jeni mirënjohës është i kënaqur me ju. Ndërkaq asnjë mëkatar nuk do të bartë barrën e tjetërkujt. Mandej te Zoti juaj do të ktheheni, andaj do t’ju informojë se çka keni bërë. Me siguri Ai di shumë mirë ç’keni në krahëror.
8
Kur e godit njeriun ndonjë e papritur drejtohet Zotit të vet dhe i lutet Atij, e pastaj, pasi All-llahu e mëshiron ai e harron atë të cilit më parë i është lutur dhe i bën shok All-llahut për t’u larguar nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tënd se pa dyshim je nga banorët e zjarrit”.
9
Apo është ai i cili orët e natës i kalon me fytyrë në tokë, (në lutje) duke u frikësuar nga bota tjetër dhe duke shpresuar në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit”.
10
Thuaj: “O njerëz që besoni, frikësohuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë botë, mirë (gjejnë), toka e All-llahut është e gjerë; vetëm ata që janë të durueshëm kanë shpërblim të pakufizuar”
11
Thuaj: “unë jam i urdhëruar ta adhuroj All-llahun, të jem besnik i tij në fe,
12
Dhe jam i urdhëruar të jem musliman i parë”.
13
Thuaj: “Unë i frikësohem dënimit në ditën e madhe, nëse jam i padëgjueshëm ndaj Zotit tim”.
14
Thuaj: “Vetëm All-llahun e adhuroj duke ia shprehur besnikërisht fenë time,
15
Kurse ju, në vend të tij, adhuroni kë të doni!” Thuaj: “Të humbur janë ata që në ditën e gjykimit e humbin veten dhe familjen e vet. Ja, ajo është humbje e qartë”.
16
Ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe përmbi edhe përfundi. Me këtë All-llahu i frikëson robërit e vet! “Ruajmuni mua, o robërit e mi!”
17
Ata që i largohen adhurimit të idhujve dhe i drejtohen All-llahut, për ata ka lajme të gëzueshme, prandaj përgëzoi robërit e mi,
18
Të cilët dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të bukurën prej tyre. Ata janë që All-llahu i ka drejtuar në rrugë të drejtë dhe ata janë të mençur.
19
A ti ta shpëtosh atë që është në zjarr dhe që e ka merituar fjalën dënim?
20
Ndërkaq ata që i ruhen Zotit të tyre do të kenë dhoma të ndërtuara, njëra mbi tjetrën, para të cilave do të rrjedhin lumenj, është premtim i All-llahut dhe All-llahu nuk e then premtimin.
21
A nuk e sheh se All-llahu lëshon ujin nga qielli dhe e shpërndan në tokë nëpër burime, pastaj me të mbinë bimë ngjyrash të ndryshme, mandej thahen dhe ti e sheh të zbehtë, e më në fund e bën të thyeshme. Me të vërtetë në këtë ka mësim për ata që kanë mend.
22
Pra atij që ia ka hapur All-llahu krahërorin për islam, ai ështënë dritën e Zotit të vet. Të mjerët ata zemërgurët kur përmendet All-llahu, ata janë në humbje të sigurt.
23
All-llahu ka shpallur tregimin më të bukur, një Libër të ngjashëm, mësimet e të cilit përsëriten, u rrënqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre, e kur u kujtohet mëshira e All-llahut, lëkura dhe zemrat e tyre qetësohen. Ajo është rrugë e drejtë e All-llahut në të cilën drejton atë që do Ai; Kë e humb All-llahu, atë nuk e drejton dot kush.
24
A mos është njëlloj ai i cili në Ditën e Gjykimit do të mbrohet me fytyrë nga dënimi i tmerrshëm?” Shijone atë që e keni merituar”! Do t’u thuhet kriminelëve.
25
Përgënjeshtruan ata përpara atyre, por, u erdh dënimi prej nga nuk e pritnin.
26
All-llahu ka bërë që të përjetojnë poshtërsimin në këtë jetë, por mundimet e botës tjetër, me siguri, janë edhe më të mëdha. Sikur ta dinin!
27
Ne në këtë Kur’an u sjellim njerëzve gjithfarë shembujsh, ndoshta marrin mësim.
28
Në Kur’an në gjuhën arabe, në të cilin nuk ka kontradikta, që t’i frikësohen Zotit.
29
All-llahu sjell si shembull njeriun rreth të cilit zihen bashkëpushtuesit dhe njeriun i cili është nën sundim të vetëm një njeriu – a janë këta njëlloj? Lavdërimi është për All-llahun, por shumica sish nuk e dinë.
30
Ti, me siguri, do të vdesësh, ama edhe ata kanë për të vdekur.
Sonraki 30 ayet →