Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Sad 1 / 88
1
Sad. Pasha Kur’anin e nderuar.
F.Mehdiu 38:1
2
Ata që mohojnë janë arrogantë e mendjemëdhenj.
F.Mehdiu 38:2
3
Sa popuj përpara atyre i kemi shfarorus! Ata u lutën për ndihmë, por ishte vonë.
F.Mehdiu 38:3
4
Ata habiteshin që u erdh një njeri nga mesi i tyre t’u tërheqë vërejtjen dhe thanë mosbesimtarët: “Ky shtë magjistar rrenacak”.
F.Mehdiu 38:4
5
A t’i bëjë zotërat një zot të vetëm? Kjo është, njëmend, punë shumë e çuditshme!
F.Mehdiu 38:5
6
dhe paria e tyre u nisën: “Shkoni dhe me durim vazhdoni adhurimin e zotërve tuaj. Kjo është punë që na duhet”!
F.Mehdiu 38:6
7
Ne për këtë nuk kemi dëgjuar as te popujt tjerë, kjo s’është gjë tjetër përveçse gënjeshtër e kurdisur:
F.Mehdiu 38:7
8
“Mu atij, nga mesi ynë, t’i dërgohet Kur’ani!?” Ata dyshojnë në vërejtjen time pasiqë nuk e kanë shijuar dënimin tim.
F.Mehdiu 38:8
9
Mos i kanë ata depotë e mëshirës së Zotit tënd, të Gjithfuqishmit dhe Bujarit?
F.Mehdiu 38:9
10
A mos kanë pushtetin në qiej dhe në tokë dhe në çka ka ndërmjet tyre? Pra le të rreken me shkaqet!
F.Mehdiu 38:10
11
Një ushtri komplotiste e cila atje do të jetë e munduar.
F.Mehdiu 38:11
12
Edhe para tyre, populli i Nuhit dhe Ad edhe Faraoni, pronar i ndërtesave të mëdha, përgënjeshtruan,
F.Mehdiu 38:12
13
Edhe Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejkes; ata janë aleatë (kundër profetëve).
F.Mehdiu 38:13
14
Të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar profetët dhe i goditi dënimi im.
F.Mehdiu 38:14
15
Prandaj edhe këta nuk presin tjetër veçse një zë që nuk ka nevojë të përsëritet,
F.Mehdiu 38:15
16
Dhe të thonë: “O Zoti ynë, shpejtona dënimin para ditës kur do të jepet llogari”.
F.Mehdiu 38:16
17
Ti duro ata çkado që thonë dhe përkujtoje robin tonë Davudin, të bindur në fe, i cili përherë i drejtohej All-llahut.
F.Mehdiu 38:17
18
Ne i kemi nënshtruar malet që bashkë me të të lartësojnë All-llahun në muzg dhe në agim.
F.Mehdiu 38:18
19
Edhe shpendët e tubuar, të gjithë, atij i drejtohen.
F.Mehdiu 38:19
20
Dhe ia përforcuam mbretërinë dhe i dhamë mençuri e aftësi të gjykojë.
F.Mehdiu 38:20
21
A të arriti lajmi për të akuzuarit që e patën kaluar murin e faltores?
F.Mehdiu 38:21
22
Kur hynë te Davudi dhe ai u frikësua prej tyre: “Mos u frikëso, i thanë. Ne jemi dy palë në konflikt. I kemi bërë dëm njëri-tjetrit, andaj ti na gjyko me drejtësi, mos iu shmang, dhe drejtona në rrugë të drejtë.
F.Mehdiu 38:22
23
Ky miku im, i ka, me siguri nëntëdhjetë e nëntë dhen, kurse unë vetëm një, edhe për këtë më tha “ma je mua”! dhe në këtë më mundi.
F.Mehdiu 38:23
24
“Njëmend ta ka bërë me të padrejtë me që ka kërkuar delën tënde t’ua bashkojë dhenve të veta. Shumë bashkëpunëtorë i bëjnë padrejtësi njëri-tjetrit, përveç atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, por të atillë ka pak”. Mirëpo Davudi e kuptoi se e kemi vënë në sprovë andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra me fytyrë në tokë dhe u pendua.
F.Mehdiu 38:24
25
Dhe ne atë ia falëm dhe ai njëmend është i afërt te Ne dhe ka pozitë shumë të mirë.
F.Mehdiu 38:25
26
O Davud! Ne të kemi bërë mëkëmbës në tokë, prandaj gjyko me drejtësi te njerëzit dhe mos u jep pas ndjenjës se të shmangë nga rruga e All-llahut. Ata që shmangin prej rrugës së All-llahut, me siguri, i pret dënim i rëndë për shkak se kanë harruar ditën kur jepet llogaria.
F.Mehdiu 38:26
27
Ne nuk i kemi krijura me pahir qiellin dhe tokën edhe çka ka ndërmjet tyre; ashtu mendojnë mosbesimtarët, por mosbesimtarët janë të mjerë në zjarr!
F.Mehdiu 38:27
28
A mos do të veprojmë me ata, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, njëlloj si me ata që bëjnë ngatërresa në tokë, apo do të sillemi njëlloj me ata që i largohen mëkatit si me mëkatarët?
F.Mehdiu 38:28
29
Librin që ta kemi shpallur është i bekuar që ata të mendojnë për argumentet e tij kurse ata që kanë mend, të nxjerrin mësim.
F.Mehdiu 38:29
30
Ndërsa, Davudit i falëm Sulejmanin, njeri fantastik, dhe shumë është penduar,
F.Mehdiu 38:30