1
Pasha të radhiturat që në radhë qëndrojnë,
2
Edhe ato që me ngulm pengojnë,
3
Edhe ato që Kur’an lexojnë,
4
Zoti juaj është, me të vërtetë, vetëm Një,
5
Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i asaj që gjendet ndërmjet tyre, dhe Zoti i lindjeve.
6
Ne me të vërtetë e kemi stolisur qiellin më të afërt për ju me një qëndijes yjesh,
7
Duke e mbrojtur prej çfarëdo djalli prapshtan.
8
Nuk do t’i përgjojnë engjujt e bekuar dhe do të hidhen nga të gjitha anët.
9
Të përzënë, ata i pret dënim i pandërpreerë,
10
Përveç aij i cili rrëmben diçka dhe e përcjellë një yll i shkëlqyer,
11
Pyeti ata, a është më rëndë t’i krijosh ata apo atë që e kemi krijuar ne? ata i krijuam nga një baltë ngjitëse,
12
Dhe ti je mahnitur, kurse ata tallen.
13
Dhe kur u drejtohet këshilla, ata nuk kujtohen.
14
Edhe kur e shohin ndonjë argument, e nxisin njëri-tjetrin në përqeshje,
15
Dhe thonë: “Kjo nuk është asgjë tjetër përveç magjie hapët”.
16
A kur të vdesim e të bëhemi eshtra e dhé, a përnjëmend ne do të ngjallemi,
17
A edhe të parët tanë të lashtë?
18
Thuaj: “Po, dhe ju do të jeni të nënçmuar!”
19
Ai do të jetë vetëm një zë trishtues, e ata do të përgjojnë,
20
dhe do të thonë: “Të mjerët ne, kjo është ditë e gjykimit!”
21
Kjo është dita e ekzekutimit të cilën ju e keni përgënjeshtruar.
22
Mblidhni ata të cilët kanë bërë krime edhe ata që u janë bashkuar, edhe ata të cilët i adhuronin
23
Në vend të All-llahut, dhe drejtoni rrugës së xhehennnnnemit,
24
Por ndalni se ata, me siguri, do të merren në pyetje!
25
Ç’keni që nuk ndihmoheni?
26
Sepse ata sot janë dorëzuar krejtësisht,
27
Dhe do të fillojnë t’i thonë njëri-tjetrit:
28
“Ju na mashtruat”; Na erdhët nga e djathta!
29
“Jo, por ju – do të përgjigjen ata – nuk ishit besimtarë,
30
Se ne nuk kemi pasur kurrfarë pushteti mbi ju, por ju keni qenë një popull i shfrenuar.
Sonraki 30 ayet →