Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Yasin 1 / 83
1
Ja sin!
F.Mehdiu 36:1
2
Pasha Kur’anin plotë urtësi,
F.Mehdiu 36:2
3
Ti je, me të vërtetë, Profet
F.Mehdiu 36:3
4
Në rrugë të drejtë,
F.Mehdiu 36:4
5
Me shpalljen e të Gjithfuqishmit dhe të Gjithmëshirshmit.
F.Mehdiu 36:5
6
Të thërrasësh një popull, të parët e të cilit nuk kanë qenë të thirrur, e ata janë indiferentë.
F.Mehdiu 36:6
7
Ndaj shumicës sish është vërtetuar Fjala, por ata nuk besojnë.
F.Mehdiu 36:7
8
Ne në qafat e atyre kemi vënë vargoj që u vijnë deri në gushë, prandaj ata janë kokëlartë.
F.Mehdiu 36:8
9
Edhe përpara edhe pas atyre u kemi vendosur nga një pendë dhe u kemi vënë perde, prandaj ata nuk shohin.
F.Mehdiu 36:9
10
Dhe për ata është krejt njëlloj, i qortove ti apo jo, ata nuk besojnë.
F.Mehdiu 36:10
11
Ti do t’i thërrasësh (qortosh) vetëm ata që pasojnë Kur’anin dhe i frikësohen të mëshirshmit, pa e parë. Atë përgëzoje me falje dhe shpërblim fisnik.
F.Mehdiu 36:11
12
Ne me të vërtetë i ringjallim të vdekurit dhe shkruajmë atë se ç’kanë punuar, edhe gjurmët e tyre; Ne çdo send e kemi evidentuar në një udhërrëfyes të qartë.
F.Mehdiu 36:12
13
Sillu atyre shembullin e banorëve të fshatit që i kanë ardhur të dërguarit.
F.Mehdiu 36:13
14
Kur ne u dërguam atyre dy, e ata i përgënjeshtruan të dy, i përforcuam edhe me të tretin dhe thanë: “Ne jemi të dërguar te ju”.
F.Mehdiu 36:14
15
Ata u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz sikurse edhe ne, dhe i mëshirshmi nuk ka shpallur kurrgjë, por ju vetëm gënjeni”.
F.Mehdiu 36:15
16
“Zoti ynë e di se ne jemi, me siguri, të dërguar te ju, - thanë ata,
F.Mehdiu 36:16
17
Dhe nuk kemi tjetër (obligim) përveç shpalljes haptazi”.
F.Mehdiu 36:17
18
Ata thanë: “Ne parandiejmë rrezik prej jush dhe në qoftë se nuk tërhiqeni do t’ju mbysim me gurë dhe njëmend do të përjetoni dënim të dhembshëm nga ana jonë”.
F.Mehdiu 36:18
19
“Fatkeqësia juaj është me ju! – thanë ata. – A edhe nëse u tërhiqet vërejtja? Po ju jeni popull që e teproni”.
F.Mehdiu 36:19
20
Dhe erdhi një njeri me vrap nga skaji i qytetit dhe tha: “O populli im, pasoni të dërguarit!
F.Mehdiu 36:20
21
Pasoni ata, të cilët nuk kërkojnë prej jush asnjëfarë shpërblimi! Ata janë në rrugë të drejtë”.
F.Mehdiu 36:21
22
Përse unë të mos adhuroj Atë, i cili më krijoi dhe te i cili do të ktheheni?
F.Mehdiu 36:22
23
A të pranoj tjerë zotëra në vend të Atij? Kur i mëshirshmi dëshiron të më gjejë ndonjë e keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk më bënë farë dobie dhe ata më nuk më shpëtojnë.
F.Mehdiu 36:23
24
Unë atëhrë jam, pa dyshim, në humbje të qartë.
F.Mehdiu 36:24
25
Unë e besoj Zotin tuaj, prandaj dëgjomëni mua!
F.Mehdiu 36:25
26
Do të thuhet: “Hyr në xhenet!”, kurse ai do të thotë: “Ku është ai fat që ta dijë populli im
F.Mehdiu 36:26
27
Përse më ka falur Zoti im dhe më ka bërë të respektuar”.
F.Mehdiu 36:27
28
Dhe nuk kemi dërguar kundër popullit të tij, pas atij, ushtri nga qielli as që kemi dashur të dërgojmë.
F.Mehdiu 36:28
29
Nuk ka pasur tjetër veçse një zë të tmerrshëm dhe ata të gjithë vdesin,
F.Mehdiu 36:29
30
O sa të mjerë janë njerëzit; nuk u ka ardhur asnjë profet e të mos jetë tallur me të.
F.Mehdiu 36:30