1
Lavdërimi është për All-llahun, krijues i qiejve dhe i tokës, i cili i ka bërë engjujt profetë me nga dy, tre e katër krahë. Ai u shton krijesave ç’të dojë. All-llahu, pa dyshim, ka mundësi për gjithçka.
2
Mëshirën që All-llahu ua dhuron njerëzve askush nuk mund ta pengojë, kurse atë që e ndal Ai, askush nuk mundet përveç atij, t’a lëshojë. Ai është i fortë i urtë.
3
O njerëz, kujtone mëshirën e All-llahut ndaj jush, a ekziston, përveç All-llahut, ndonjë tjetër, i cili ju furnizon nga qielli dhe toka? Përveç Atij, nuk ka tjetër Zot, e prej ku po ikni?!
4
Nëse të përgënjeshtrojnë ty, ani – edhe përpara teje profetët kanë qenë përgënjeshtruar, mirëpo të gjitha çështjet kthehen te All-llahu.
5
O njerëz, premtimi i All-llahut është, pa dyshim, i vërtetë dhe kurrsesi mos t’iu mashtrojë jeta në këtë botë dhe le të mos ju gënjejë djalli në besimin tuaj në All-llahun.
6
Djalli është, me të vërtetë, armiku juaj dhe si armik ta konsideroni! Ai ithtarët e vet i thërret të jenë në flakë.
7
Ata që nuk besojnë i pret dënim i rëndë, kurse ata që besojnë dhe bëjnë punë të mira, janë të falur dhe kanë shpërblim të madh.
8
Edhe atë, të cilit, veprat e veta të këqia i janë dukur të mira, ai ashtu i konsideron. All-llahu e lë të humbur kë të dojë dhe e drejton në rrugë të drejtë kë të dojë, prandaj mos shkatërro veten për ata! All-llahu, njëmend, e di krejt çka punojnë.
9
All-llahu është ai i cili dërgon erërat, që lëviz retë, kurse Ne pastaj i drejtojmë kah vende të vdekura dhe me to ngjallim tokën që ka qenë e vdekur. Ashtu është edhe ringjallja.
10
Kush dëshiron madhështi, e gjithë madhështia i takon All-llahut. Te Ai shkojnë fjalët e mira dhe veprat e mira i pranon. Ndërsa ata që kanë qëllime të këqia i pret dënim shumë i rëndë, sepse dredhitë e tyre janë të dështuara.
11
All-llahu ju ka krijuar nga dheu, pastaj nga pika e farës dhe më në fund ju bënë çift. Asnjë femër nuk mbarset e as nuk lind e të mos dijë Ai. Dhe jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet e ajo të mos jetë e shënuar në Libër. Kjo me të vërtetë është leht për All-llahun.
12
Edhe dy dete nuk janë të njëjta. Ky është i ëmbël e i këndshëm; uji i tij pihet me shije, kurse ky tjetri është i njelmët dhe i hidhët, por ju nga të dy hani mish të freskët dhe nxirrni stoli të cilat i mbani. Ti sheh edhe lundrat si e çajnë ujin nëpër të me qëllim që të fitoni nga pasuria e tij për të qenë mirënjohës.
13
Ai e shndërron natën në ditë dhe ditën e bën natë; Ai ka mposhtur Diell dhe Hënë – secila lëviz deri në afatin e caktuar; Ai është All-llahu, Zoti juaj; Ai e ka pushtetin, ndërsa ata, të cilëve ju u faleni në vend të tij, nuk posedojnë asgjë, as sa cipa e hurmës.
14
Kur i lutni nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, po edhe në dëgjofshin, nuk iu përgjigjen, e në ditën e kijametit do ta mohojnë politeizmin tuaj, dhe askush nuk do të informojë si Ai i cili di.
15
O njerëz; ju jeni të varfër te All-llahu, kurse All-llahu është i pasur dhe i denjë për lëvdatë.
16
Në qoftë se do ju shpor juve dhe sjell krijesa të reja.
17
Ajo nuk është rëndë për All-llahun.
18
Dhe asnjë fajtor nuk do ta bartë fajin e tjetrit, nëse të ngarkuarit me mëkate thërrasin që t’u barten, nuk do t’u bartet asgjë, edhe në pastë të afërm. Ti tërhiqu vërejtjen atyre të cilët i frikësohen Zotit të tyre edhe kur nuk i sheh kush, dhe falin namazin. Kush pastrohet, pastrohet për vete, kurse në fund kthehen tek All-llahu.
19
Nuk janë të njëjtë i verbëri dhe ai që sheh,
22
Dhe nuk janë të njëjtë të gjallët dhe të vdekurit. All-llahu bën të dëgjojë kë të dojë, por ti nuk do t’i thërrasësh ata që janë në varre.
23
Ti je vetëm për t’u tërhequr vërejtjen.
24
Ne të kemi dërguar me një të vërtetë që të sjellësh sihariqe dhe të qortosh, se nuk ka asnjë popull, të cilit, nuk i ka ardhur profet.
25
Në qoftë se të përgënjeshtrojnë, ani – edh ata përpara tyre i kanë përgënjeshtruar, kurse profetët e tyre u sjellnin argumente të qarta; edhe broshura edhe Librin e ndritur.
26
Pastaj i rrëmbeva ata të cilët nuk besuan dhe me çfarë dënimi se!
27
A nuk e sheh se All-llahu nga qielli lëshon ujin dhe ne me të krijojmë frute ngjyrash të ndryshme, kurse në male ka rrugica të bardha a të kuqe, me ngjyra të ndyrshme, por edhe krejtësisht të zeza.
28
Ka gjithashtu edhe njerëz edhe gjallesa e kafshë ngjyrash të ndryshme. Por All-llahut, nga robërit e tij, i frikësohen të dijshmit. All-llahu është, njëmend i fortë dhe fal.
29
Ata që lexojnë Librin e All-llahut, kryejnë namazin dhe japin fshehtazi dhe haptazi, nga ajo që i kemi furnizuar ne, mund të shpresojnë në tregti që nuk humbet.
30
Se Ai do t’ua plotësojë shpërblimet, madje nga mirësia e tij u jep edhe më tepër, Ai, vërtet, fal shumë dhe është mirënjohës.
Sonraki 15 ayet →