1
Falënderimi qoftë për All-llahun, të cilit itakon gjithë çka ka në qiej dhe në tokë, për Atë është falënderimi edhe në botën tjetër! Ai është i urtë dhe i informuar.
2
E di se çka futet në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka bie nga qielli e çka ngjitet në qiell. Ai është i mëshirshëm dhe mëkatfalës.
3
Po mosbesimtarët thonë: “Neve nuk do të na vijë momenti i fundit”. Thuaj: “Po pasha Zotin tim, i cili di edhe atë që është e fshehur, do t’ju vijë me siguri”. Atij nuk mund t’i shmanget asgjë, as sa grima, as në qiej, as në tokë, dhe nuk ka kurrgjë, as më e madhe se ajo as më e vogël e të mos jetë në Librin e qartë.
4
Do t’i shpërblejë ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ata janë që i pret falja dhe furnizimi fisnik.
5
Kurse, ata të cilët përpiqen t’i shfyqizojnë argumentet tona, ata i pret një dënim prej më të rëndëve.
6
Dhe ata të cilëve u është dhënë dijeni e shohin se ajo që të shpallet ty nga Zoti yt është e vërtetë dhe çon në rrugën e të Fortit të denjë për lëvdatë.
7
Ndërsa, ata të cilët nuk besojnë, thonë: “A doni t’iu udhëzojmë te një njeri i cili do t’iu informojë se pasi krejtësisht të shkatërroheni me të vërtetë do të krijoheni përsëri?
8
Ai ose flet gënjeshtra ndaj All-llahut ose është i xhindosur. “Jo (asnjëra), por ata të cilët nuk besojnë botën e ardhshme, janë në vuajtje dhe humbje të madhe.
9
A nuk e shohin qiellin dhe tokën edhe atë çka ka përpara dhe pas tyre? Po të duam do t’i kishim shafitur në tokë, ose përmbi ta do të kishim shembur copa qielli. Kjo është me të vërtetë mësim për çdo njeri të sinqertë.
10
Ne i dhamë Davudit mirësinë tonë. “O male lartësomëni bashkë me të dhe me shpendët! Madje ia bëmë të butë edhe hekurin.
11
Bën parzmore të gjera dhe thurri me fisnikëri! Bëni edhe vepra të mira, sepse Unë shoh se ç’bëni!
12
Kurse Sulejmanit erën, mëngjezi i së cilës ëshë sa një muaj. Edhe mbrëmja e saj është një muaj. Dhe kemi bërë që t’i rrjedhë burim bakri; si edhe exhinët, të cilët, me vullnetin e Zotit të tij, veprojnë përpara tij. Dhe cili sish refuzon urdhërin tonë e bëjmë të shijoj dënimin me zjarr.
13
I bëjmë atij çka të dëshirojë: Faltore e përmendore; edhe enë të mëdha e kazanë të palëvizshëm. “O familja e Davudit, punoni dhe jini mirënjohës!” Mirëpo pak ka mirënjohës ndër robërit e mi.
14
Dhe kur zbatuam vdekjen ndaj tij, për vdekjen e tij nuk i njoftoi askush përveç “Dabbetul erdit” që hante shkopin e tij dhe kur ai u rrëzua, exhinët e kuptuan se sikur ta dinin fshehtësinë nuk do t’i ekspozoheshin dënimit të turpshëm.
15
Banorët e Sabës kishin një argument në vendbanimin e tyre: dy kopshte nga ana e majtë dhe e djathtë. “Hani prej ushqimeve të Zotit tuaj dhe falënderone! Sa vend i mirë dhe Zot që fal!”
16
Por ata refuzuan, prandaj ua lëshuam vërshimin, duke lëshuar pendat e ngrehura, dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me dy kopshte të tjera me frute të hidhura; trupa pemësh të pafrutshme dhe me ca lotose të egra.
17
I dënuam ashtu për shkak se kanë qenë mosbesimtarë. A dënojmë ne dikë tjetër përveç mosbesimtarët?
18
Kurse ndërmjet tyre dhe fshatrave që i kemi bekuar patëm bërë vendbanime afër njëri-tjetrit dhe u caktuam largësinë e nevojshme. Udhëtoni të sigurt nëpër to natën dhe ditën!
19
Por ata thanë: “O Zoti ynë, largona rrugët tona!” Dhe i bënë dëm vetes, kurse ne i bëmë ata objekt diskutimi dhe i shpërndamë krejtësisht. Këto janë, njëmend, mësime për secilin durimtar dhe mirënjohës.
20
Dhe Iblisi e vërtetoi mendimin e vet kundër tyre, kurse ata u dhanë pas tij, me përjashtim të një grupi besimtarësh,
21
Te të cilët nuk pati kurrfarë pushteti, në mënyrë që të mësojmë se kush beson në botën e ardhshme e kush dyshon në të. Kurse Zoti yt është mbrojtës i çdo sendi.
22
Thuaj: “Thirri ata të cilët i njihni për zotër në vend të All-llahut. Ata nuk kanë kurrgjë, as sa grima, as në qiej as në tokë. Ata s’kanë aty kurrfarë pjesëmarrje dhe Ai nuk ka prej tyre kurrfarë përkrahje”.
23
Tek Ai do të mund të ndërmjetësojë vetëm ai, të cilin e lejon Ai. Dhe kur nga zemrat e tyre hiqet frika ata do të thonë: “Çka tha Zoti juaj”? – “Të vërtetën” – do të përgjigjen, se Ai është i madh dhe i lartëmadhërishëm.
24
Thuaj! “Kush ju furnizon juve nga qiejt edhe nga toka”?; Thuaj! “All-llahu” Por, me të vërtetë, ose ne ose ju jeni në rrugë të drejtë ose në humbje të qartë!;
25
Thuaj! “Ju nuk do të merreni në pyetje për mëkatet që i bëjmë ne, por as ne nuk japim llogari për atë ç’bëni ju”;
26
Thuaj! “Zoti ynë do të na tubojë dhe atëherë do të na gjykojë drejt. Ai është gjykatës i drejtë i gjithëdijshëm”;
27
Thuaj! “M’i tregoni ata që i konsideroni të barabartë me Atë!” Kurrsesi nuk ka, por Ai është All-llahu, i forti dhe i urti.
28
Ne të kemi dërguar për tërë njerëzit që t’u sjellësh lajme të gëzueshme dhe t’u tërheqësh vërejtjen, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
29
Dhe thonë: “Kur më ai premtim, nëse e flisni të vërtetën”?
30
Thuaju atyre: “Një ditë po, nuk mund ta vononi asnjë moment e as ta shpejtoni”.
Sonraki 24 ayet →