Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Ahzab 1 / 73
1
O Profet, frikësohu All-llahut dhe mos i përfill mosbesimtarët e hipokritët, All-llahu me të vërtetë i di të gjitha dhe është i urtë.
F.Mehdiu 33:1
2
Dhe paso atë që të shpallet nga Zoti yt! All-llahu, pa dyshim, është i informuar se çka punoni.
F.Mehdiu 33:2
3
Dhe mbështetu në All-llahun. All-llahu të mjafton për mbështetje.
F.Mehdiu 33:3
4
All-llahu asnjë njeriu nuk i ka dhënë dy zemra në krahërorin e tij dhe as gratë tuaja, prej të cilave ju shkurorëzoheni me dhihar, nuk ua ka bërë nëna, as djemtë e adaptuar (bir më shpirtë) nuk i ka bërë djem tuaj. Ato janë fjalë tuaja; vetëm nga gojët tuaja. Të vërtetën e flet All-llahu dhe Ai udhëzon në rrugë të drejtë.
F.Mehdiu 33:4
5
Thirrni ata sipas etërve të tyre! Kjo është më drejt te All-llahu. Po nëse nuk i dini emrat e etërve të tyre; ata janë vëllezërit tuaj nga feja dhe pasardhësit tuaj, dhe nuk është mëkat nëse gaboni në këtë, por nëse e bëni këtë me qëllim! Ndërkaq All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.
F.Mehdiu 33:5
6
Profeti duhet të jetë më i kujdesshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetes, kurse gratë e tij janë si nënat e tyre. Kurse farefisi (barku), në bazë të Librit të All-llahut kanë më shumë përparësi të njëri-tjetrit se besimtarët tjerë dhe emigrantët, vetëm nëse miqve tuaj u lini diçka me testament. Kjo është e shkruar në Libër.
F.Mehdiu 33:6
7
ne nga profetët kemi marrë besën. Edhe prej teje, edhe prej Nuhit, Ibrahimi, Musaut dhe prej Isait, të birit të Merjemes, kemi marrë prej tyre besë të fortë,
F.Mehdiu 33:7
8
Që t’i marrë në përgjegjësi të sinqertit për sinqeritetin e tyre, kurse mosbesimtarëve u ka përgatitur vuajtje të dhembshme.
F.Mehdiu 33:8
9
O besimtarë, kujtone dhuratën e All-llahut ndaj jush, kur u erdhën ushtritë, e ne lëshuam kundër tyre një frymë dhe një ushtri që ju nuk e keni parë, por All-llahu sheh ç’punoni ju.
F.Mehdiu 33:9
10
Kur ju erdhën edhe nga lart edhe nga poshtë, kur shikimi i juaj u shtang e shpirti u pat ardhur në fyt, në momentin kur mendonit gjithçka për All-llahun,
F.Mehdiu 33:10
11
Atëherë besimtarët u patën vënë në sprovë dhe u lëkundën fort.
F.Mehdiu 33:11
12
Kur dyfytyrshat dhe zemërsëmurët thanë: “All-llahu dhe Profeti i tij kur na premtuan vetëm na kanë mashtruar”.
F.Mehdiu 33:12
13
Dhe kur një grup nga mesi i tyre tha: “O banorët të Jathribit, këtu nuk keni vend, prandaj kthehuni!” Nnndërsa një tjetër grup nga mesi i tyre kërkuan leje nga Profeti dhe folën: “Shtëpiat tona kanë mbetur të pambrojtura”. Nuk ishin të pambrojtura, por ata vetëm deshtën të tërhiqen.
F.Mehdiu 33:13
14
Po sikur t’u kishin hyrë nga anë të ndryshme dhe pastaj të kishin kërkuar ngatërresë, ata do ta kishin bërë këtë pa u hamendur shumë.
F.Mehdiu 33:14
15
Ndërsa All-llahut, që i patën dhënë besën qysh më parë se nuk do t’ia kthejnë shpinën, si edhe për obligimin ndaj All-llahut, do të përgjigjen.
F.Mehdiu 33:15
16
Thuaj: “Nëse ikni nga vdekja apo vrasja, ikja nuk do t’iu bëjë dobi; prapë vetëm pak do të kënaqeni”.
F.Mehdiu 33:16
17
Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë juve prej All-llahut nëse Ai u dëshiron të keqen, ose dëshiron t’ju mëshirojë?” Përveç All-llahut ata nuk do të gjejnë për vete as mbrojtës as ndihmëtar.
F.Mehdiu 33:17
18
All-llahu i di mirë ata nga mesi juaj të cilët u përshpërisin të tjerëve dhe miqve të vet u kanë thënë: “Ejani me ne!” por vetëm pak erdhën në luftë,
F.Mehdiu 33:18
19
Pa dashur t’ju ndihmojnë. Por kur i kaplon frika, i sheh si të shkojnë duke rrotulluar sytë në kllapinë e para vdekjes, sapo të kalojë frika, ata ju shajnëme gjuhët e tyre të mbrehta, koprracë përbëmirësi. Ata nuk besojnë, prandaj All-llahu do t’i zhdukë veprat e tyre. Kjo është lehtë për All-llahun.
F.Mehdiu 33:19
20
Ata mendojnë se aleatët akoma nuk kanë shkuar, dhe sikur aleatët të vinin përsëri, do të dëshironin të ndodheshin në mesin e beduinëve dhe të pyesin për ju; po edhe sikur të jenë me ju pak do të luftonin.
F.Mehdiu 33:20
21
Ju keni shembull të mrekullueshëm në Profetin e All-llahut, kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin në botën tjetër e përmendnin All-llahun shpesh.
F.Mehdiu 33:21
22
Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar neve All-llahu dhe Profeti i tij” All-llahu dhe Profeti i tij e kanë folur të vërtetën, dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bindshmërinë.
F.Mehdiu 33:22
23
Ka nga besimtarët burra që e zbatojnë fjalën e dhënë All-llahut, ka që e kanë zbatuar besën, por ka edhe që presin rastin dhe nuk kanë ndërruar asgjë,
F.Mehdiu 33:23
24
Që All-llahu t’i shpërblejë fisnikët për fisnikësinë e tyre, kurse hipokritët nëse do i vë në mundime ose ua fal; All-llahu, njëmend, fal dhe është i gjithmëshirshëm.
F.Mehdiu 33:24
25
All-llahu i refuzoi mosbesimtarët me hidhërimin e tyre të madh që nuk arritën asnjë të mirë, kurse besimtarët e kanë mjaft All-llahun për në luftë. All-llahu është, pa mëdyshje, i fortë dhe i gjithfuqishëm.
F.Mehdiu 33:25
26
Kurse ithtarët e Librit, që ua kthyen shpinë atyre, i ka zbritur nga fortesat e tyre dhe në zemra ua ka shtëënë tmerrin, andaj, një grup i luftuat, kurse të tjerët i keni marrë si robër.
F.Mehdiu 33:26
27
Dhe ju ka mundësuar të trashëgoni tokën e tyre, shtëpitë e tyre, pasuritë e tyre dhe tokën që akoma nuk e keni shkelur. All-llahu ka mundësi për gjithçka.
F.Mehdiu 33:27
28
O Profet, thuaju grave tua: “Nëse dëshironi jetën në këtë botë dhe stolitë e saj, atëherë ejani t’ju përgatis dhe t’ju lëshoj si është më mirë,
F.Mehdiu 33:28
29
Po në qoftë se doni All-llahun dhe Profetin e tij edhe botën tjetër, ani, All-llahu me të vërtetë atyre, bëmirësave nga mesi juaj u ka përgatitur shpërblim të madh”.
F.Mehdiu 33:29
30
O, gra të Profetit, nëse dikush prej jush bën amoralitet, do t’i shtohet dënimi dyfish. Kjo është punë e lehtë për All-llahun.
F.Mehdiu 33:30