Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Lokman 1 / 34
1
Alif Lam Mim
F.Mehdiu 31:1
2
Këto janë ajete të Librit me urtësi,
F.Mehdiu 31:2
3
Udhërrëfim e mëshirë për mirëbërësit,
F.Mehdiu 31:3
4
Të cilët kryejnë namazin dhe japin zeqatin, sepse ata besojnë me bindje në botën tjetër.
F.Mehdiu 31:4
5
Ata janë të udhëzuar në rrugë të drejtë nga Zoti i tyre dhe vetëm ata do të shpëtojnë.
F.Mehdiu 31:5
6
Ka njerëz të cilët blejnë gjepura për zbavitje, pa e ditur, që ta largojnë nga rruga e All-llahut dhe ta marrë (Kur’anin) si objekt për tallje. Ata me siguri i pret dënim i turpshëm.
F.Mehdiu 31:6
7
Kur ndonjërit prej tyre i lexohen ajetet tona, ai me arrogancë kthen kryet në anën tjetër, sikur nuk i ka dëgjuar; si të jetë i shurdhër, prandaj përgëzoje për mundim të padurueshëm.
F.Mehdiu 31:7
8
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me të vërtetë, i presin kopshte të kënaqësisë;
F.Mehdiu 31:8
9
Aty do të jenë përgjithmonë. Premtimi i All-llahut është i vërtetë se Ai është i fortë e i urtë.
F.Mehdiu 31:9
10
Qiejt, i shihni, i krijoi pa shtylla, kurse nëpër tokë ka vendosur male të palëvizshme që të jetë stabile dhe ka shpërndarë nëpër të gjallesa të të gjitha llojeve. Ne nga qielli kemi lëshuar një ujë (shiun) dhe me të kemi bërë të mugullojnë nëpër tokë çifte fisnike.
F.Mehdiu 31:10
11
Kjo është vepër e All-llahut. Pa më tregoni se çka kanë krijuar të tjerët përveç Tij? Asgjë! Porse mizorët janë në humbje të qartë.
F.Mehdiu 31:11
12
Kurse Ne Llukmanit i kemi dhuruar urtësinë; “Jij mirënjohës All-llahut! Kush falënderon atë, e bën për vete, po ai i cili mohon – ani! All-llahu është njëmend i pasur dhe i denjë për falënderim”.
F.Mehdiu 31:12
13
Kur Llukmani i tha birit të vet duke e këshilluar: “Biri im, mos i bën shok All-llahut! Politeizmi është, me të vërtetë, krim i madh.
F.Mehdiu 31:13
14
Ne e kemi porositur njeriun për prindërit e vet – se nëna e vet e ka bartur në dëm të shëndetit të saj, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjetëve. – Të jesh mirënjohës ndaj meje dhe prindërve tu! Tek unë do të ktheheni.
F.Mehdiu 31:14
15
Po nëse të nxisin që tjetërkënd ta konsiderosh të barabartë me mua, atë që ti nuk e di, ti mos i dëgjo, por ndaj tyre sillu me zemërgjerësi në këtë botë dhe paso rrugën e atij i cili më drejtohet mua me sinqeritet! Pastaj, tek unë do të ktheheni dhe do t’ju informoj se çka keni punuar.
F.Mehdiu 31:15
16
“O biri im! Mirë e keq, qoftë ajo sa kokrra e unthit, qoftë në qiej, në shkrepa a në tokë, All-llahu do ta nxjerrë në dritë, se All-llahu është i butë dhe i informuar.
F.Mehdiu 31:16
17
O biri im! Fale namazin dhe urdhëro të bëhen vepra të mira e ndalo nga veprat e këqia; Përballo me durim çkado që të gjen! Kjo është me të vërtetë detyrë themelore.
F.Mehdiu 31:17
18
Dhe mos ua kthe njerëzve fytyrën tënde dhe rrugës mos ec kryelartë e me arrogancë, se All-llahu nuk e do arrogancën e lavdëraçin.
F.Mehdiu 31:18
19
Jij i matur në ecje dhe ule zërin, se me të vërtetë zëri më i pakëndshëm është zëri i gomarit!”
F.Mehdiu 31:19
20
Si nuk e shihni se All-llahu ju ka mundësuar të shfrytëzoni gjithçka ka në qiej dhe në tokë dhe ju mbulon bujaria e dhuntia e tij e dukshme dhe e padukshme. Ndërkaq, ka njerëz të cilët polemizojnë për All-llahun, pa pasur dijeni as udhërrëfim e as libër të ndritshëm.
F.Mehdiu 31:20
21
Por kur u thuhet: “Pasoni atë që ua ka shpallur All-llahu”, thonë: “Jo, ne pasojmë atë në çka i kemi gjetur prindërit tanë”. Madje edhe atëherë kur djalli i fton për dënim me flakë?
F.Mehdiu 31:21
22
Ai i cili i dorëzohet krejtësisht All-llahut, por që është edhe bëmirës, është kapur për lidhje më të fortë. Përfundimi i të gjitha çështjeve i takon All-llahut.
F.Mehdiu 31:22
23
Ndërsa, ai që nuk beson, ani, ty mos të pikëllojë mosbesimi i tij. Te ne do të kthehen të jgithë dhe ne do t’i informojmë se ç’kanë punuar. Me të vërtetë All-llahu e di se çka fshihet në krahëror.
F.Mehdiu 31:23
24
Ne atyre u japimpak kënaqësi e pastaj i fusim në dënim të rëndë.
F.Mehdiu 31:24
25
Po sikur t’i pyesish: “Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën?! Me siguri do të thoshin: “All-llahu!” Ndërsa, ti thuaju: “Qoftë lavdëruar All-llahu!”, por shumica sish nuk e dinë.
F.Mehdiu 31:25
26
Të All-llahut janë gjithë ç’ka në qiej dhe në tokë! All-llahu është me të vërtetë me begati të lavdërueshme.
F.Mehdiu 31:26
27
Sikur gjithë lisat në tokë të jenë lapsa, kurse detit t’i shtohen edhe shtatë dete, nuk do të përmblidheshin dot fjalët e All-llahut, All-llahu është, pa dyshim, i fuqishëm dhe i urtë.
F.Mehdiu 31:27
28
Krijimi juaj dhe ringjallja juaj është si e një krijese të vetme. Me të vërtetë All-llahu dëgjon dhe sheh shumë.
F.Mehdiu 31:28
29
A nuk e sheh se All-llahu e bën natën ditë dhe ditën anatë; ka nënshtruar Diellin dhe Hënën – secili lëviz në afat të caktuar. All-llahu është i informuar mirë se çka punoni.
F.Mehdiu 31:29
30
Kjo për shkak se All-llahu është e vërteta, kurse ata të cilëve u luten në vend të atij, janë gënjeshtra dhe se All-llahu është i madh dhe i madhërishëm.
F.Mehdiu 31:30