Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Rum 1 / 60
1
Alif Lam Mim.
F.Mehdiu 30:1
2
Bizantinët u mudën.
F.Mehdiu 30:2
3
Në tokën më të afërt, por ata, pas humbjes së tyre, do të ngadhnjejnë;
F.Mehdiu 30:3
4
Për disa vjet, është vendim i All-llahut, më herët a më vonë, dhe atëherë besimtarët do të gëzohen.
F.Mehdiu 30:4
5
Për ndihmën e All-llahut, Ai ndihmon kë të dojë, Ai është i fuqishëm dhe i gjithmëshirshëm.
F.Mehdiu 30:5
6
Është premtim i All-llahut, kurse All-llahu nuk e mohon premtimin e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
F.Mehdiu 30:6
7
Ata dinë vetëm anën e jashtme të jetës në këtë botë, ndërsa për botën tjetër janë indiferentë.
F.Mehdiu 30:7
8
E nuk mendojnë për vetveten. All-llahu me plot arsye krijoi qiejt dhe tokën dhe çka ka ndërmjet tyre në kohë të caktuar; por humica nga njerëzit nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
F.Mehdiu 30:8
9
A nuk kanë udhëtuar nëpër botë e të shohin si kanë përfunduar ata para tyre? Ishin më të fortë se këta, kurse tokën e kanë lëruar dhe punuar më tepër se sa e punojnë këta, ndërsa profetët e tyre u aknë sjellë argumente të qarta; All-llahu nuk u ka bërë padrejtësi, vetvetës i kanë bërë mizori.
F.Mehdiu 30:9
10
Ata që kanë bërë keq përfundojnë me dënimin më të tmerrshëm, për shkak se janë tallur dhe i kanë mohuar fjalët e All-llahut.
F.Mehdiu 30:10
11
All-llahu zë fillin e krijimit. Ai këtë e përsërit dhe në fund tek Ai do të ktheheni.
F.Mehdiu 30:11
12
Atë ditë kur të vijë momenti i fundit mëkatarët do të humbin çdo shpresë.
F.Mehdiu 30:12
13
Shokët e tyre nuk do të ndërmjetësojnë, kurse ata për shkak të tyre mbetën mosbesimtarë.
F.Mehdiu 30:13
14
Atë ditë, kur të vijë momenti i fundit, njerëzit do të ndahen,
F.Mehdiu 30:14
15
Ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, do të gëzohen në një xhennet.
F.Mehdiu 30:15
16
Ndërsa ata të cilët i kanë mohuar dhe i kanë përgënjeshtruar ajetet tona dhe kanë injoruar ballafaqimin me botën tjetër, ata do të hudhen në mundime.
F.Mehdiu 30:16
17
Pra qoftë lavdëruar All-llahu sa herë që ju zë nata dhe sa herë që ju gëdhijë dita.
F.Mehdiu 30:17
18
Qoftë lavdëruar në qiej dhe në tokë, dhe në mbrëmje e në drekë.
F.Mehdiu 30:18
19
Ai krijon të gjallën nga e vdekura dhe të gjallën e kthen në jo të gjallë; Ai ringjallë tokën pas vdekjes së saj. Ashtu do të jeni edhe ju.
F.Mehdiu 30:19
20
Një nga argumentet e tij është ajo që ju krijon nga dheu, e kur bëheni njerëz shpërndaheni gjithkund.
F.Mehdiu 30:20
21
Edhe një argument tjetër i tij është se ai, nga lloji juaj, krijon bashkëshorte që të gjeni prehje pranë tyre dhe ndërmjet jush mbjell dashuri dhe mëshirë. Ky, me të vërtetë, është argument për njerëzit që meditojnë;
F.Mehdiu 30:21
22
Nga argumentet e tij është edhe krijimi i qiejve dhe tokës, llojllojshmëria e gjuhëve tuaja edhe e ngjyrave tuaja; këto janë, njëmend, mësime për ata që dinë.
F.Mehdiu 30:22
23
Edhe një tjetër argument i tij është gjumi juaj natën dhe ditën, edhe insistimi juaj të fitoni diçka nga mirësia e tij; këto janë njëmend mësime për njerëzit që dëgjojnë,
F.Mehdiu 30:23
24
Është edhe një tjetër argument i tij, ai që u tregon vetëtimën edhe për frikë edhe për shpresë; lëshon edhe shiun nga qielli dhe me të e ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Këto janë, pa dyshim, mësime për njerëzit që kuptojnë.
F.Mehdiu 30:24
25
Edhe një argument tjetër i tij është, ekzistimi i qiellit dhe tokës me vullnetin e tij. Pastaj sapo t’ju thërrasë, vetëm me një të thirrur, ju do të dilni menjëherë nga toka
F.Mehdiu 30:25
26
Të atij janë krejt ç’ka në qiej dhe në tokë? Atij i përulet çdo gjë.
F.Mehdiu 30:26
27
Ai është i cili zë fillin e krijimit e pastaj atë e përsërit dhe për atë kjo është e lehtë. Ai është shembulli më i lartëmadhërishëm në qiej dhe në tokë; Ai është i fortë dhe i urtë.
F.Mehdiu 30:27
28
Ai ju jep shembull nga vet ju; a janë ata, që i keni ju në disponim, të barabartë me ju në atë që ne ju japim, e në këtë jeni të njëjtë; ju u frikësoheni atyre si frikësoheni për njëri-tjetrin. Ja, ne ashtu njerëzve të cilët mendojnë hollësisht ia shpjegojmë argumentet tona.
F.Mehdiu 30:28
29
Por mosbesimtarët e pavetëdijshëm pasojën epshet e veta, po kush do të udhëzojë atë që All-llahu e ka humbur? Atyre nuk mund t’u ndihmojë askush.
F.Mehdiu 30:29
30
Ti drejtohu me fytyrë kah feja jote si besimtar i vërtetë, fesë së All-llahut, ndaj së cilës ai ka krijuar edhe njerëzit. Nuk ka zëvendësim për krijesën e All-llahut, sepse ajo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
F.Mehdiu 30:30