2
All-llahu është një, nuk ka Zot përveç Atij, i gjalli dhe i përjetshmi!
3
Të shpallë ty Librin me të vërtetën që i vërteton të mëparshmit. E ka shpallur Tevratin edhe Inxhilin.
4
Më përpara, si udhërrëfim njerëzve; Ai e ka shpallur edhe Kur’anin. Ata që nuk besojnë ajetet e All-llahut kanë dënim të rëndë – All-llahu është i fortë dhe i rreptë.
5
Për All-llahun nuk ka asgjë të fshehur as në tokë e as në qiell.
6
Ai ju formëson në amëza si dëshiron. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij të fortit dhe të urtit.
7
Ai është, i cili të shpallë Librin ku ka argumente të qarta; Ato janë ajka e Librit, kurse të tjerët janë alegorikë. Ata, zemrat e të cilëve janë të prishura pasojnë ata që janë më pak të qartë (alegorikë), nga prirja për ngatrresa dhe komentime (tendencioze). Por komentimin e tyre e di vetëm All-llahu kurse ata që janë të thelluar mirë në dije thonë: “Ne i besojmë Atij, e tërë kjo është nga Zoti ynë”. Dhe vetëm të pajisurit me mend e kuptojnë.
8
O Zoti ynë! Mos i lejo zemrat të largohen pasi që na ke udhëzuar, dhe shpërblena me mëshirën tënde! Ti je, me të vërtetë, shpërblyes i madh.
9
O Zoti ynë! Ti do t’i tubosh njerëzit në një ditë, për të cilën nuk ka dyshim. All-llahu me siguri nuk e ndryshon premtimin.
10
Ata të cilët nuk besojnë – nuk i mbron dot asgjë nga dënimi i All-llahut, as pasuritë e tyre e as fëmijët e tyre. Ata janë dru për zjarr.
11
Janë në pozitën e familjes së Faraonit dhe të atyre përpara tyre. Kanë përgënjeshtruar ajetet tona, prandaj All-llahu i rrëmbeu dhe i zhduk për shkak të mëkateve të tyre. All-llahu është ndëshkimrëndë.
12
Thuaju atyre që nuk besojnë: “Do të jeni të mundur dhe të tubuar bashkë në xhehennem. E sa vend i tmerrshëm është!”
13
Keni një argument për model, dy grupet që u kacafytën: Njëri grup që luftonte në rrugë të All-llahut dhe tjetri, mosbesimtarë, të cilit iu duk se ka përpara vetes dy herë më tepër kundërshtarë. Dhe All-llahu, me ndihmën e vet, përkrah kë do. Në këtë ka me të vërtetë mësim për ata që shohin.
14
Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, grumbujt e arit dhe të argjendit, edhe kuajt e bukur dhe kafshët e arat. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë botë, por vendkthimi më i mirë është te All-llahu.
15
Thuaj: “A t’ju tregoj çka është më mirë se ato? Ata të cilët janë të devotshëm kanë te Zoti i tyre xhennete, ku do të rrjedhin lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë, edhe bashkëshorte të pastërta dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu i sheh shumë mirë robërit e vet.
16
Ata, të cilët thonë: “O Zoti ynë, ne me të vërtetë besojmë, prandaj na fal mëkatet tona dhe mbrona prej dënimit me zjarr!”
17
Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë, dhe të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës.
18
All-llahu e ka dëshmuar se nuk ka Zot tjetër përvç Atij, - edhe engjujt dhe të diturit, - me veprim të drejtë. Nuk ka Zot përveç Atij, të fortit dhe të urtit.
19
E vetmja fe e drejtë te All-llahu është feja Islame, kurse ata, t ë cilëve u qe dhënë Libri pasi që u erdh njoftimi, u larguan për shkak të egoizmit ndërmjet veti. Kush i mohon argumentet e All-llahut, ani se All-llahu është i shpejtë në llogaritje.
20
Nëse të kundërshtojnë, thuaj: “Unë, dhe kush më pason mua, vetëm lartëmadhërisë së All-llahut i përulem”. Dhe thuaju atyre të cilëve u është dhënë Libri edhe analfabetëve; “A e pranoni fenë Islame?” Nëse pranojnë fenë islame janë të përudhur. Po nëse refuzojnë, e jotja është vetëm t’i bësh me dije, All-llahu i sheh mirë robërit e vet.
21
Ata të cilët mohojnë argumentet e All-llahut dhe i mbysin profetët pa fije të fajit, madje i mbysin edhe ata të cilët kërkojnë nga njerëzit të veprojnë drejt, e njoftoj për dënimin e dhembshëm.
22
Ata janë, veprat e të cilëve nuk vlejnë as në këtë botë as në botën tjetër. Ata nuk do të kenë asnjë ndihmëtar.
23
A nuk i sheh ata të cilëve u ishte dhënë një pjesë e Librit, se po thirren te Libri i All-llahut që të gjykojë ndërmjet tyre, e një grup prej tyre kthejnë kryet në anën tjetër dhe refuzojnë.
24
Për shkak se thonë: “Zjarri nuk na prek neve, me përjashtim të disa ditëve të caktuara”. Ata i mashtron në fenë e tyre mu ajo që e trillojnë.
25
E çka do të bëhet atë ditë, në të cilën nuk ka fare dyshim, kur do t’i tubojmë dhe secili të marr atë që meriton, dhe nuk do t’u bëhet aspak padrejtësi.
26
Thuaj: “O All-llahu im që e ke tërë pushtetin, i jep pushtet kujt do Ti dhe ia merr kujt do Ti. Ti e lartëson kë do dhe poshtron kë do, në dorë tënde është mirësia. Ti, me të vërtetë ke mundësi për çdo send!
27
Ti e lidh natën me ditën edhe ditën e lidh me natën. E bën të gjallin nga jo i gjalli, kurse të gjallin e bën të vdekur; Ti furnizon pakufi kë të duash.
28
Besimtarët le të mos marrin për miq mosbesimtarët kur kanë besimtarë, sepse kush vepron kështu, nuk ka asgjë nga ndihma e All-llahut, përveç nëse seriozisht frikësoheni prej tyre. All-llahu ju afron kujdesin e vet dhe te All-llahu është caku.
29
Thuaj: “O e fshehët ju atë çka keni në krahërorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di”. Ai e di çka ka në qiej dhe në tokë, All-llahu ka mundësi për gjithçka.
30
Atë ditë kur secili njeri e gjen para vetes se ç’ka ka punuar mirë edhe ç’ka bërë keq, do të dëshirojë që ndërmjet asaj dhe atij të ketë një largësi të madhe. Ndërsa All-llahu ju ofron kujdesin e vet. All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve të vet.
Sonraki 30 ayet →