Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Ankebut 1 / 69
1
Alif Lam Mim.
F.Mehdiu 29:1
2
A mendojnë njerëzit se do të lejohen të thonë “ne besojmë” e të mos vihen në sprovë?
F.Mehdiu 29:2
3
Ne i kemi vënë në sprovë edhe përpara tyre, se All-llahu me të vërtetë i di ata që flasin të vërtetën dhe ata që gënjejnë.
F.Mehdiu 29:3
4
A mendojnë, ata, të cilët, bëjnë vepra të këqija, se do të na shpëtojnë (fshihen)? Sa keq po gjykojnë!
F.Mehdiu 29:4
5
Kush shpreson të takohet me All-llahun – me siguri Dita e premtuar do të vijë; Ai i dëgjon të gjitha dhe di shumë.
F.Mehdiu 29:5
6
Ai që lufton, bën luftë për vete, sepse All-llahu, pa dyshim, është i pasur edhe pa të tjerët.
F.Mehdiu 29:6
7
Atyre të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim do t’ua mbulojnë sjelljet e tyre të këqija, kurse për veprat që i kanë bërë, me siguri, do t’i shpërblejnë me shpërblim më të mirë.
F.Mehdiu 29:7
8
Ne e kemi porositur njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet, por, nëse ata të shtrëngojnë që Mua të më bësh ndonjë shok, për çka ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo! Te unë do të ktheheni dhe Unë do t’ju informoj se çka keni punuar.
F.Mehdiu 29:8
9
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, pa dyshim do t’i radhisim ndër të mirët.
F.Mehdiu 29:9
10
Ka njerëz që thonë: “I kemi besuar All-llahut”, por kur dikush e pëson për hirë të All-llahut, ngatrresën e njerëzve e trajton si dënim të All-llahut. Po nëse vjen ndonjë fitore nga Zoti yt, me siguri ata do të thonë: “Ne kemi qenë me ju!” Vallë, a nuk e di All-llahu se ç’ka në krahërorët e njerëzve!
F.Mehdiu 29:10
11
All-llahu gjithsesi i njeh ata që kanë besuar, por i di me siguri edhe hipokritët.
F.Mehdiu 29:11
12
Mosbesimtarët u thonë atyre që kanë besuar: “Pasoni ju rrugën tonë se mëkatet tuaja do t’i bartim ne!” Mirëpo, ata s’do t’ua bartin asnjë mëkat të tyre, ata vetëm gënjejnë.
F.Mehdiu 29:12
13
Ata me siguri do të bartin barrën e vet, por bashkë me të edhe shumë të tjera, dhe pa dyshim për atë që shpifin në ditën e gjykimit, do të merren në pyetje.
F.Mehdiu 29:13
14
Ne ia dërguam Nuhin popullit të vet ku ai kaloi me ta njëmijë pa pesdhjetë vjet, e pastaj i mbuloi vërshima e ujit si mizorë,
F.Mehdiu 29:14
15
Por ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin në anije, dhe këtë e bëmë argument për tërë botën.
F.Mehdiu 29:15
16
Edhe Ibrahimi i thoshte popullit të vet: “Faluni vetëm All-llahut dhe vetëm Atij frikësohuni, ajo është më së miri, ta dini”!
F.Mehdiu 29:16
17
Ju adhuroni, në vend të All-llahut, idole dhe trilloni gënjeshtra. Ata të cilët ju, në vend të All-llahut, i adhuroni, nuk kanë mundësi t’ju furnizojnë; Pra kërkoni furnizim prej All-llahut, adhurone dhe falënderoni Atij! Tek Ai do të ktheheni.
F.Mehdiu 29:17
18
E në qoftë se ju përgënjeshtroni, po edhe para jush popujt kanë përgënjeshtruar, kurse Profeti s’ka tjetër (detyrë) përpos të predikojë haptazi.
F.Mehdiu 29:18
19
A nuk e shohin ata se All-llahu zë fillin e krijimit, pastaj e përsërit atë; për All-llahun kjo është, vërtet, lehtë.
F.Mehdiu 29:19
20
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni se si e ka filluar të krijuarit, që pastaj, atë, All-llahu e rikrijon. Me të vërtetë All-llahu është i fortë për çdo gjë.
F.Mehdiu 29:20
21
Dënon atë që do dhe mëshiron kë të dojë, dhe Atij do t’i dorëzoheni
F.Mehdiu 29:21
22
Ju nuk jeni mrekulli as në tokë as në qiell, dhe ju nuk keni, përveç All-llahut, mbrojtës as ndihmës.
F.Mehdiu 29:22
23
Kurse ata që mohuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, ata i kanë çuar duart nga mëshira ime – dhe ja, ata i pret dënim i dhembshëm.
F.Mehdiu 29:23
24
Kurse përgjigja e popullit ishte vetëm: “Vrajeni ose digjeni!” Por All-llahu e shpëtoi nga zjarri. Këtu ka, njëmend, argumente për popullin që beson.
F.Mehdiu 29:24
25
“Ju, tha ai, në vend të All-llahut, nga dashuria juaj ndaj kësaj bote, keni përqafuar idolet, e pastaj, në Ditën e gjykimit nuk do t’i besojnë njëri-tjetrit dhe do ta mallkojnë njëri-tjetrin. Vendbanimi juaj do të jetë zjarri dhe askush nuk do t’iu ndihmojë”.
F.Mehdiu 29:25
26
Atij (Ibrahimit) i besoi vetëm Luti dhe tha: “Unë po shpërngulem atje ku më urdhëron Zoti im, sepse Ai është, me të vërtetë, i fuqishëm, i urtë”.
F.Mehdiu 29:26
27
Dhe ne i falëm atij Is’hakun dhe Jakubin dhe pasardhësve të tij u dhamë profetësi dhe Libër; dhe atij i kemi dhënë shpërblim në këtë botë, kurse në botën tjetër, me siguri, do të jetë nga të mirët.
F.Mehdiu 29:27
28
Edhe Lutin që i tha popullit të vet: “Ju bëni amoralitet që përpara jush askush në botë nuk e ka bërë,
F.Mehdiu 29:28
29
A me meshkujt keni kontakt seksual duke i sulmuar në rrugë? Dhe në tubimet tuaja bëni mbrapshti?” përgjigja e popullit të tij është: “Le të na godasë dënimi i All-llahut nëse flet të vërtetën”!
F.Mehdiu 29:29
30
“Zoti im! – tha ai, - më ndihmo kundër popullit shkatrrimtar!”
F.Mehdiu 29:30