2
Këto janë ajete të Librit të qartë.
3
Ne do t’i shfletojmë disa lajme të vërteta për Musaun dhe Faraonin; këtë e bëjmë për popullin që beson.
4
Faraoni ishte ngritur shumë lart në tokë dhe banroët e saj i përçau në grupe, njëri nga ata e shtypte, ua therrte fëmijët (meshkujt), kurse femrat i linte të jetojnë. Ai njëmend ishte shkatërrues.
5
Mirëpo, ne dëshirojmë që ata të cilët janë të shtypur në tokë, t’i mbulojmë me mëshirë dhe t’i bëjmë prisa dhe trashëgimtarë.
6
Edhe t’u japim pushtet në tokë, kurse Faraonit e Hamanit me ushtritë e tyre t’ua tregojmë atë prej së cilës janë ruajtur (frikësuar) aq shumë.
7
Ne e frymëzuam nënën e Musaut: “Jepi gji, por kur të frikësohesh për të, hudhe në lum dhe mos ki frikë as mos u pikëllo! Ne, me siguri, do ta kthejmë dhe atë do ta bëjmë profet”,
8
Dhe e hasi familja e Faraonit, t’u bëhet armik e mjerim! Pa dyshim Faraoni dhe Hamani me ushtritë e tyre kanë gabuar gjithmonë.
9
Gruaja e Faraonit tha: “Ai do të jetë gëzim edhe për ty edhe për mua! Mos e mbytni, ndoshta na bëhet i dobishëm, e madje mund ta bëjmë edhe si djalë”, sepse ata nuk hetuan asgjë.
10
Dhe zemra e nënës së Musaut mbeti e zbrazët, përpak sa nuk e shfaqi, sikur të mos ia kishim forcuar zemrën dhe bërë besimtarë.
11
Dhe ajo i tha motrës së tij, “shko pas tij!” – dhe ajo e përcolli anash (prej së largu) kurse ata nuk e hetuan.
12
Ne më herët ia kishim ndaluar thithjen e gjinit, prandaj ajo tha: “A doni t’ju tregoj një familje e cila do t’ju garantonte dhe do të kujdesej për të”.
13
Dhe ia kthyem nënës së vet që ta bëjmë të lumtur dhe të mos vuajë, si edhe të bindet se premtimi i All-llahut është i vërtetë. Mirëpo shumica sish nuk e dinë.
14
Ndërsa kur u rrit e u forcua, i dhamë urtësi e dituri; Ashtu ne i shpërblejmë bëmirësit.
15
Ai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk e hetuan dhe aty hasi në dy vetë të cilët rriheshin. Njëri ishte nga populli i tij kurse tjetri nga ai armik. Ai i anës (popullit) të tij e thirri në ndihmë kundër atij që ishte nga pala armike, dhe Musa i ra me grusht dhe e la të vdekur. “Kjo është punë djalli” – tha, - ai është me të vërtetë një armik i haptë që të shpie në humbje të sigurt.
16
“O Zot, - tha pastaj, - unë i bëra krim vetvetes, më fal!” Dhe ia fali se Ai me të vërtetë fal dhe është i gjithmëshirshëm.
17
“O Zot, tha, - Pasha dhuntinë që më ke dhënë kurrë më nuk do të dal në ndihmë mëkatarëve”.
18
Dhe Musa gëdhiu i frikësuar në qytet, dukepritur se çdo të bëhet, kur mu ai i djeshmi e thirri përsëri në ndihmë, Musa i tha: “Ti je, me të vërtetë, ngucakeq i hapët”.
19
Dhe kur deshti ta sulmojë atë që ishte armik i të dyve, ai i tha: “O Musa, a do të më mbysësh edhe mua siç e mbyte dje njeriun?” Ti do të zbatosh forcën në tokë, e nuk do të jesh nga pajtimtarët”.
20
Dhe nga skaji i qytetit erdhi vrap një njeri dhe i tha: “O Musa, kryeparët bëjnë marrëveshje të të vrasin, prandaj ik! Unë, sinqerisht, të këshilloj”.
21
Dhe Musa doli nga qyteti i frikësuar, duke pritur me kurreshtje se çdo të ndodhë. “O Zot, tha – më shpëto nga mizorët!”
22
Dhe kur u nis kah Medjeni, tha: “Mbase Zoti im do të më udhëzojë rrugës së drejtë”.
23
Kur arriti te uji i Medjenit, aty takoi shumë njerëz të cilët u jepnin ujë kafshëve, e pak më larg pa dy femra, të cilat ishin shmangur (nga uji). “Pka lypni ju të dyja”? – i pyeti ai – “Ne nuk mund t’iu japim ujë derisa të shkojnë barinjtë, - iu përgjegjën ato dyja – kurse babën e kemi shumë të vjetër!”
24
Ai u dha ujë (kafshëve të tyre) e pastaj shkoi nën hije duke thënë: “O Zoti im, unë me të vërtetë kam nevojë për çfarëdo që të më japësh”.
25
Prandaj, i erdhi njëra nga ato dyja, iu qas e turpërueshme dhe i tha: “Të thërret babai im që të shpërblejë për atë që u dhe ujë (kafshëve tona)”. Dhe kur ai erdhi e i tregoi çka kishte përjetuar, i tha: “Mos kij frikë, ke shpëtuar nga njerëzit kriminelë”.
26
“O im at, tha njëra prej tyre, - merre këtë në shërbim me pagë. Është më i miri prej atyre që ke pas marrë në shërbim, i fortë i besueshëm”.
27
“Unë dëshiroj të të martoj me njërën nga këto dy vajzat e mia, - tha ai, - por që të më shërbesh tetë vjet; nëse i bën dhjetë, ajo është punë e vullnetit tënd, unë nuk dëshiroj të të ngarkoj për këtë. Ti do të shohësh, në dashtë All-llahu, se unë jam i mirë.
28
Ajo le të jetë ndërmjet meje dhe teje, tha (Musa), cilindo afat të plotësoj nga këta, nuk ka gjë kundër meje, ndërsa All-llahu garanton për këtë që themi ne”.
29
Dhe kur Musa e plotësoi afatin e u nis me familjen e vet, ai pa një zjarr në një anë të Turit. “Pritni! – i tha familjes së vet, - kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjellë farë lajmi prej atje ose ndonjë urë të ndezur që të ngroheni”.
30
E kur erdhi te zjarri, dikush i thirri nga ana e djathtë e luginës së bekuar me lisa: “O Musa, Unë jam All-llahu, Zot i botërave,
Sonraki 30 ayet →