Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Neml 1 / 93
1
Ta Sin. Këto janë ajete të Librit të qartë, të Kur’anit,
F.Mehdiu 27:1
2
Udhërrëfim e sihariq për besimtarët,
F.Mehdiu 27:2
3
Të cilët falin namazin, japin zeqatin dhe janë të bindur në botën tjetër.
F.Mehdiu 27:3
4
Atyre që nuk besojnë botën e ardhshme ua kemi prezentuar si të bukura veprat e tyre, prandaj ata luhaten.
F.Mehdiu 27:4
5
Ata i pret e zezë-dita dhe në botën tjetër do të jenë krejt të humbur,
F.Mehdiu 27:5
6
Kurse ti, vërtet, Kur’anin e merr nga një i urtë i gjithëdijshëm.
F.Mehdiu 27:6
7
Kur Musa i tha familjes së vet: “Kam parë një zjarr, prej andej do t’iu sjell ndonjë lajm, ose do t’iu sjell ndonjë hu të ndezur zjarri që të ngroheni”.
F.Mehdiu 27:7
8
Dhe kur arriti te zjarri, dikush thirri: “Qofshin bekuar ata që ndodhën te zjarri dhe ata përreth tij dhe qoftë lavdëruar All-llahu Zot i botërave.
F.Mehdiu 27:8
9
O Musa! Unë jam Ai – All-llahu i fortë, i urtë.
F.Mehdiu 27:9
10
“Hudhe shkopin tënd!” Dhe kur e pa si lëvizte porsi gjarpër, ai u largua dhe nuk kthehej dot. “O Musa, mos u frikëso. Profetët nuk frikësohen te Unë.
F.Mehdiu 27:10
11
Përveç atij që ka bërë mëkat, e pastaj të keqen e ka zëvendësuar me të mirë. Unë, me të vërtetë, do ta fal dhe do të jem i mëshirshëm.
F.Mehdiu 27:11
12
Fute dorën tënde në gji, do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, kjo është një nga nëntë mrekullitë për Faraonin dhe popullin e tij; ata janë, njëmend, popull mosbesimtar,
F.Mehdiu 27:12
13
Sepse kur u erdhën argumentet tona, ata haptazi thanë: “Kjo është magji e qartë”,
F.Mehdiu 27:13
14
Dhe i mohuan këta me arrogancë e tirani, anipse në vete besonin bindshëm. Pra, shiko si përfunduan ngatrrestarët.
F.Mehdiu 27:14
15
Davudit dhe Sulejmanit u dhamë dituri dhe ata të dy thanë: “Lavdi All-llahut, i cili na veçoi mbi shumë besimtarë, robër të tij.
F.Mehdiu 27:15
16
Sulejmani trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, nëse na është mësuar të folurit e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka; hej, kjo është me të vërtetë dhunti e madhe!”
F.Mehdiu 27:16
17
Dhe u mblodhën ushtritë e Sueljmanit: xhindët, njerëzit dhe shpendët, të gjithë tok ia mësynë,
F.Mehdiu 27:17
18
Gjersa arritën te Lugina e bubrrecit, një bubrrec tha: “O bubrreca, hyni në vrimat tuaja të mos u shkelë Sulejmani me ushtritë e tij duke mos u hetuar”!
F.Mehdiu 27:18
19
Dhe ai qeshi me zë nga fjalët e tij dhe tha: “Zoti im, më bën të falënderoj dhuntitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe të bëj vepra të mira që e kënaqin atë, dhe më shtie në mëshirën tënde me robërit tuaj të mirë!”
F.Mehdiu 27:19
20
I kontrolloi shpendët dhe tha: “Përse nuk e shoh pupzën, vall, a nuk është këtu?
F.Mehdiu 27:20
21
Do ta dënoj rëndë ose do ta therrë ose do të më sjell arsyetim të fortë”
F.Mehdiu 27:21
22
Ajo nuk ishte fort larg dhe i tha: “Unë di diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellur nga Saba një lajm të sigurt.
F.Mehdiu 27:22
23
Me të vërtetë kam gjetur një grua e cila i sundon ata (në Saba) dhe asaj i është dhënë gjithçka, madje ka edhe rezidencë madhështore;
F.Mehdiu 27:23
24
Kam parë se ajo dhe populli i saj adhurojnë diellin, e jo All-llahun, - djalli ua ka stolisur sjelljet e tyre dhe i ka shmangurnga rruga dhe ata nuk janë të udhëzuar,
F.Mehdiu 27:24
25
Dhe nuk i përulen All-llahut i cili nxjerr atë që është e fshehur në qiej dhe në tokë, dhe e di çka fshihni si edhe atë që e bëni haptazi.
F.Mehdiu 27:25
26
All-llahu është, nuk ka tjetër veç Tij, Zot i gjithësisë!”
F.Mehdiu 27:26
27
“Do të shohim – tha (Sulejmani), - a flet të vërtetën apo gënjen.
F.Mehdiu 27:27
28
Shpjere këtë letër time dhe hudhjau, e pastaj largohu prej tyre dhe shiko se çka do të thonë, ç’do të përgjigjen!”
F.Mehdiu 27:28
29
“O të mëdhenj! – u tha ajo, - mua më ka ardhur një letër e respektuar,
F.Mehdiu 27:29
30
Ajo është nga Sulejmani dhe është me të vërtetë “Në emër të All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”
F.Mehdiu 27:30