Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Şuara 1 / 227
1
Ta sin Mim
F.Mehdiu 26:1
2
Ata janë ajete të Librit të qartë!
F.Mehdiu 26:2
3
Ti mbase do ta shkatërrosh veten përse ata nuk janë besimtarë?
F.Mehdiu 26:3
4
TË kishim dashur do t’u kishim zbritur atyre një argument nga qielli para të cilit do t’i ulnin kokat.
F.Mehdiu 26:4
5
Atyre nuk u ka ardhur asnjë vërejtje e re nga i Gjithmëshirshmi e të mos ia kthejnë shpinën.
F.Mehdiu 26:5
6
Ata gënjyen, pra do tu vinë pasojat e asaj me çka ata tallen.
F.Mehdiu 26:6
7
A nuk e shohin tokën prej së cilës bëjmë të mugullojnë gjithë llojet e bimëve fisnike.
F.Mehdiu 26:7
8
Në këto, vërtet, ka argumente. Megjithatë shumica prej tyre nuk besojnë.
F.Mehdiu 26:8
9
Kurse Zoti yt është, me të vërtetë, i dashur dhe i mëshirshëm.
F.Mehdiu 26:9
10
Kur Zoti yt thirri Musaun të shkojë te populli mizor.
F.Mehdiu 26:10
11
Popullit të Faraonit, ndoshta e përmban veten,
F.Mehdiu 26:11
12
Ai tha: “O Zot, kam frikë mos më trajtojnë si gënjeshtar.
F.Mehdiu 26:12
13
Se do të më ngushtohet krahërori dhe gjuha do të më lidhet, andaj ma jep edhe Harunin si profet,
F.Mehdiu 26:13
14
Se unë atyre u kaj një faj dhe frikohem se po më mbysin”.
F.Mehdiu 26:14
15
“Po si jo, - tha Ai, - shkoni të dy me argumentet tona. Ne jemi me ju, ju dëgjojmë.
F.Mehdiu 26:15
16
Ejani te Faraoni dhe thuani: “Ne jemi Profetë të Zotit të botërave,
F.Mehdiu 26:16
17
Lëri Izraelitët të vijnë me ne!”
F.Mehdiu 26:17
18
“A nuk të kemi rritur, - tha, - në mesin tonë sa ishe fëmijë, dhe, a s’i kalove aq vjet të jetës sate ndër ne?
F.Mehdiu 26:18
19
Dhe ti bëre veprën që e bëre dhe përsëri e mohon”
F.Mehdiu 26:19
20
“Atë e bëra atëherë, - u përgjegj,- kur isha i humbur,
F.Mehdiu 26:20
21
Prandaj, ika prej jush sepse u frikësova prej jush, kurse Zoti im më dhuroi urtësi e më bëri një nga profetët.
F.Mehdiu 26:21
22
Ndërsa, mirësia që po ma përmend, mos është ajo që robërove izraelitët?”
F.Mehdiu 26:22
23
“E kush është Zoti i botërave?” – tha Faraoni.
F.Mehdiu 26:23
24
“Zoti i qiejve dhe i tokës dhe gjithë çka ka në mesin e tyre, nëse besoni, - i tha (ky).
F.Mehdiu 26:24
25
“A po dëgjoni”, - u tha atyre përreth
F.Mehdiu 26:25
26
“Zot i juaj dhe Zoti i prindërve, të parëve tuaj”, (tha Musa).
F.Mehdiu 26:26
27
“Me të vërtetë, - tha Faraoni, - Profeti që u është dërguar është i marrë.”
F.Mehdiu 26:27
28
“Zoti i lindjes dhe perëndimit dhe gjithë ç’ka në mes tyre, nëse jeni të mençur”, tha (Musa).
F.Mehdiu 26:28
29
“Nëse pranon tjetër Zot, përveç meje, - tha (Faraoni) – do të jesh vërtetë një i burgosur”
F.Mehdiu 26:29
30
“A edhe nëse të sjell argumente të qarta”, - e pyeti (Musa)
F.Mehdiu 26:30