1
Qoftë lartësuar Ai i cili i shpalli robit të vet Furkanin që të jetë qortim (vërejtje) për botërat,
2
Ai të cilit i takon pushteti i qiejve dhe i tokës dhe nuk ka fare fëmijë as bashkëpunëtorë në pushtet, ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet!
3
Disa marrin, përveç Atij, ndonjë hyjni që nuk krijon asgjë, por vetë janë të krijuar dhe nuk janë në gjendje t’i bëjnë vetes ndonjë dëm e as dobi; dhe as kanë mundësi t’ia marrin jetën, t’i japin jetë apo të ngjallin.
4
Ata të cilët nuk kanë besuar, thonë: “Kjo nuk është gjë tjetër pos gënjeshtër e madhe që e shpif ai, madje i ndihmojnë edhe njerëz të tjerë” dhe bëjnë padrejtësi dhe shpifje.
5
Dhe thonë: “Ato janë legjenda të popujve të lashtë, ai kërkon që të përshkruhen dhe t’i lexohen në mëngjes dhe në mbrëmje”.
6
Thuaj: “Atë e shpall Ai i cili i di fshehtësitë e qiejve dhe të tokës; Ai është shumë i mëshirshëm dhe fal shumë”.
7
E ata thonë: “Ç’është me këtë Profet, ai ha ushqim dhe ec nëpër tregje; është dashur t’i dërgohet një engjull që të jetë bashkë me të qortues (t’i tërheq vërejtjen popullit).
8
Ose t’i lëshohet ndonjë farë depoje apo të ketë kopsht prej ku do të ushqehej”. Dhe mizorët, madje thonë: “Ju pasoni vetëm një njeri të magjepsur”!
9
Shih se çka flasin për ty, andaj bredhin e nuk mund ta gjejnë rrugën (e drejtë).
10
Qoftë i madhëruar Ai i cili, nëse do, mund të të japë edhe më mirë se këta, xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj e të bën edhe pallate.
11
Mirëpo ata e mohojnë edhe momentin e ringjalljes, e Ne, për ata që e përgënjeshtrojnë Ditën e ringjalljes, kemi përgatitur zjarr të këndellur,
12
Që kur t’u tregohet prej së largu, do ta dëgjojnë si ushton dhe tërbueshëm vlon.
13
E kur të hidhen në të, në grykë, duarlidhur, atje do të thërrasin “shkatërrim, ku je!”,
14
Sot mos kërkoni një shkatërrim por kërkoni shumë shkatërrime!
15
Thuaj: “A është më mirë ajo apo xhenneti i përjetshëm i cili u është premtuar atyre që i frikësohen All-llahut”. Për ata ka (xhennet) shpërblim dhe vendqëndrim.
16
Aty do të kenë gjithnjë gjithçka dëshirojnë; ajo është premtim i dëshiruar (i kërkuar) nga Zoti yt,
17
Kurse në ditën kur ata t’i tubojë Ai, si edhe ata të cilët kanë adhuruar (tjetërkend) përveç All-llahut, dhe t’u thohtë: “A ju i keni mashtruar robërit e mi, ata, apo ata e kanë humbur vetë rrugën e drejtë?”
18
Ata do të thonë: “Ti qofsh lavdëruar, për ne nuk është e nevojshme të marrim, përpos Teje, farë prijësisht tjerë, por ti i ke lëshuar ata dhe të parët e tyre të kënaqen deri sa e harruan vërejtjen dhe u bënë një popull i shkatërruar!”
19
Ata e kanë përgënjeshtruar atë që thuani ju, kurse ju nuk do të keni mundësi as të ndërroni diçka e as të ndihmoni. Ndërsa secilin prej jush që është mizor do ta bëjmë të shijojë dënim të madh.
20
Ne nuk kemi dërguar para teje asnjë profet i cili nuk ka ngrënë e nuk ka ecur nëpër tregje. Ne bëjmë që njëri-tjetrin ta vëni në sprovë, a po qëndroni? Kurse Zoti yt sheh shumë.
21
Ata që nuk shpresojnë se do të takohen me ne, thonë: “Pse nuk na dërgohen engjujt ose ta shihnim Zotin tonë”? Ata, me të vërtetë, janë në shpirtë arrogantë dhe tepër mendjemëdhenj.
22
Kur t’i shohin engjujt nuk ka gëzim atë ditë, për mëkatarët, dhe do të thonë (kategorikisht) është ndaluar,
23
Dhe Ne do t’i prezentojmë veprat e tyre që ata i kanë bërë dhe do ti bëjmë hi e pluhur.
24
Atë ditë banorët e xhennetit do të kenë pushimoren dhe fjalët më të mira.
25
Kurse ditën kur të çahet qielli dhe të paraqitet vetëm një re e hollë edhe engjujt do të lëshohen, me siguri, poshtë.
26
Atëherë sundimi i vërtetë dot ë jetë vetëm te i Gjithmëshirshmi; Do të jetë një ditë e mundimshme për mosbesimtarët.
27
Atë ditë kur keqbërësi do të hajë gishtërinjt duke thënë: “Ku është ai fat të kisha mbajtur rrugën e drejtë pranë Profetit.
28
Ku është fati, i mjeri unë, të mos kisha pasur shok filan fistekun.
29
Ai më ka larguar nga Kur’ani, pasi që më ishte kumtuar, e djalli gjithmonë e lë njeriun në kurthë.
30
Profeti ka thënë: “Zoti im, populli im, vërtet, e ka marrë këtë Kur’an për tallje”.
Sonraki 30 ayet →