Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Nur 1 / 64
1
Suren që e shpallim, ligjet e saj i bëjmë të detyrueshme sepse aty shpallim fakte të qarta, ndoshta ju do të mblidhni mend.
F.Mehdiu 24:1
2
Laviren dhe lavirin, çdonjërin, rrihne me njëqind të rëna me kamxhik dhe le të mos u preokupojë asnjëfarë sentimentalizmi kur po zbatoni fenë e All-llahut, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër. Dënimin e të dyve le ta shikojnë një grup besimtarësh.
F.Mehdiu 24:2
3
Laviri nuk duhet të martohet me tjetër, përveç me lavire ose me politeiste, kurse lavirja të mos martohet me tjetër, përveç me lavir ose ndonjë politeist. Ajo është ndaluar për besimtarët.
F.Mehdiu 24:3
4
Ata të cilët fajësojnë gratë e ndershme e pastaj nuk e argumentojnë këtë me katër dëshmitarë, t’i rrihni tetëdhjetë herë me kamxhik dhe kurrë më mos e pranoni dëshminë e tyre. Ata janë njerëz të prishur.
F.Mehdiu 24:4
5
Me përjashtim të atyre që, pastaj, pendohen dhe përmirësohen, sepse edhe All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
F.Mehdiu 24:5
6
Ndërsa ata të cilët fajësojnë bashkëshortet e veta, por që nuk kanë dëshmitarë tjetër, përveç vetes, dëshminë e vet, se me të vërtetë janë të drejtë, do të vërtetojnë duke u betuar katër herë në All-llahun.
F.Mehdiu 24:6
7
Kurse herën e pestë le të betohen, nëse gënjejnë, le t’i godasë mallkimi i All-llahut.
F.Mehdiu 24:7
8
Ajo do të kursehet nga dënimi nëse katër herë betohet në All-llahun, se me të vërtetë, ai gënjen.
F.Mehdiu 24:8
9
E herën e pestë, që ta godisë hidhërimi i All-llahut, nëse ai është nga të sinqertit (e flet të vërtetën).
F.Mehdiu 24:9
10
Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, se All-llahu pranon pendimin dhe është shumë i urtë.
F.Mehdiu 24:10
11
Ata që kanë trilluar shpifje ju mos e konsideroni atë si ndonjë krim ndaj jush. Jo, ajo është mirë për ju. Secili prej tyre do të jetë i dënuar sipas mëkatit që e ka merituar; atë, të cilin e udhëheq arroganca e vet, e pret vuajtja e madhe.
F.Mehdiu 24:11
12
sikur mos ta dëgjonit atë (shpifje), besimtaret dhe besimtarët do të mendonin mirë për vete dhe do të thonin: “kjo është gënjeshtër e qartë”.
F.Mehdiu 24:12
13
Pse nuk i sollën katër dëshmitarë? Pra, pasi nuk sollën dëshmitarë, tek All-llahu ata janë gënjeshtarë.
F.Mehdiu 24:13
14
Sikur të mos jetë mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij në këtë botë, dhe në botën tjetër, për shkak të mëkateve që keni bërë, do t’u kisht goditur dënim i rëndë.
F.Mehdiu 24:14
15
Kur keni filluar që me gjuhën tuaj ta tregoni atë dhe me plot gojën keni folur atë për çka nuk keni ditur asgjë, e keni konsideruar imtësi, por ajo tek All-llahu është e madhe.
F.Mehdiu 24:15
16
Sikur, sapo e dëgjuat atë, të kishit thënë: “Neve nuk na ka hije të flasim për këtë, Ti qofsh lavdëruar! Kjo është shpifje e madhe”.
F.Mehdiu 24:16
17
All-llahu ju këshillon që, një gjë të tilë, nëse jeni besimtarë, kurrë të mos e përsëritni.
F.Mehdiu 24:17
18
E All-llahu ua sqaron ajetet, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë.
F.Mehdiu 24:18
19
Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu e di, por ju nuk e dini.
F.Mehdiu 24:19
20
Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira eTij, mirëpo, All-llahu me të vërtetë është shumë i butë e i mëshirshëm.
F.Mehdiu 24:20
21
O besimtarë, mos ndiqni gjurmët e djallit! Atë, që shkon gjurmëve të djallit ai e shpie në theqafje dhe në amoralitet; po sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, asnjëri prej jush kurrë nuk do të pastrohej (nga mëkatet), mirëpo, All-llahu pastron atë që do Ai. All-llahu shumë di dhe dëgjon.
F.Mehdiu 24:21
22
Mos ta lëshojnë rastin ata të cilët kanë pasuri e mjete nga ju, t’u japin të afërmëve dhe të ngratëve, edhe atyre që për hirë të All-llahut kanë lënë vendlindjen e vet; le t’ua falin dhe mos t’ua zënë për gabim! A dëshironi që edhe juve All-llahu t’ua falë? All-llahu falë dhe është shumë i mëshirshëm.
F.Mehdiu 24:22
23
Ata që fajësojnë gratë e ndershme, besimtaret e pa të keq, janë të mallkuar në këtë dhe në botën tjetër; ata i pret mundim i madh.
F.Mehdiu 24:23
24
Atë ditë, kur të dëshmojnë kundër tyre, gjuhët e tyre, edhe duart e tyre, edhe këmbët e tyre për atë që e kanë bërë,
F.Mehdiu 24:24
25
Atë ditë All-llahu do t’ua shpërblejë fenë e tyre të vërtetë dhe ata do të kuptojnë se All-llahu, vërtetë, është vërtetësi e hapët.
F.Mehdiu 24:25
26
Të pandershmet janë për të pandershmit, kurse të pandershmit janë për të pandershmet; të mirat janë për të mirët, kurse të mirët janë për të mirat. Ata nuk kanë faj pse flitet për ta; ata i pret falje dhe furnizim fisnik.
F.Mehdiu 24:26
27
O besimtarë, mos hyni në shtëpi të huaj pa marrë leje dhe pa përshëndetur njerëzit e asaj (shtëpie). Kjo është më mirë për ju. Ndoshta do ta kuptoni.
F.Mehdiu 24:27
28
Po nëse nuk gjeni aty askë, mos hyni në të deri sa të mos u jepet leje; e nëse ju thuhet “kthehuni”! po ju kthehuni, kjo është punë më e pastër për ju. Ndërkaq All-llahu e di se si veproni.
F.Mehdiu 24:28
29
Nuk është mëkat për ju të hyni në shtëpia të pabanuara, në të cilat keni ndonjë punë; kurse All-llahu e di atë që e shprehni haptazi edhe atë që e fshihni.
F.Mehdiu 24:29
30
Por thuaju besimtarëve të ulin kryet (shikimet e tyre) dhe të kujdesen për pjesët e turpshme të trupit të vet. Ajo është punë më e pastër për ata, kurse All-llahu është, me siguri, i informuar se ç’bëjnë ata.
F.Mehdiu 24:30