Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Müminun 1 / 118
1
Besimtarët kanë shpëtuar!
F.Mehdiu 23:1
2
Ata të cilët namazin e tyre e bëjnë me respekt-frikë.
F.Mehdiu 23:2
3
Ata të cilët u shmangen fjalëve të kota,
F.Mehdiu 23:3
4
Ata të cilët e japin zeqatin,
F.Mehdiu 23:4
5
Ata të cilët e ruajnë nderin e tyre.
F.Mehdiu 23:5
6
Vetëm për gratë e veta ose për qolet e tyre. Ata me siguri janë ët paqortueshëm.
F.Mehdiu 23:6
7
Kush kërkon përtej asaj, po ata janë që e teprojnë,
F.Mehdiu 23:7
8
Edhe ata të cilët kanë kujdes në sendet që u janë besuar dhe në fjalën e dhënë.
F.Mehdiu 23:8
9
Edhe ata të cilët i ruajnë kohët e namazit;
F.Mehdiu 23:9
10
Ata janë trashëgimtarë të denjë,
F.Mehdiu 23:10
11
Të cilët do të trashëgojnë Firdevsin, e aty do të qëndrojnë gjithmonë.
F.Mehdiu 23:11
12
Ne e kemi krijuar njeriun nga palca e tokës,
F.Mehdiu 23:12
13
Pastaj e bëjmë pikë fare në një vend të sigurt,
F.Mehdiu 23:13
14
Pastaj atë pikë fare e bëjmë copë gjaku, e mandej nga copa e gjakut e bëjmë mish, nga copa e mishit krijojmë eshtra; e mandej eshtrat i veshim me mish, e pastaj i ngjallim si një qenie tjetër – pra, qoftë lavdëruar All-llahu, krijuesi më i mirë!
F.Mehdiu 23:14
15
Ju, pas kësaj, me siguri do të vdisni,
F.Mehdiu 23:15
16
Mandej në ditën e kijametit, pa dyshim, do të ringjalleni.
F.Mehdiu 23:16
17
Ne kemi krijuar përmbi ju shtatë rrugë dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që kemi krijuar;
F.Mehdiu 23:17
18
ne lëshojmë nga qielli, me masë, ujin dhe e mbajmë në tokë. Por Ne kemi mundësi edhe ta marrim.
F.Mehdiu 23:18
19
Dhe me ndihmën e tij ngrisim për ju kopshte panjash dhe hardhishë. Në të keni shumë pemë dhe ju prej tyre hani.
F.Mehdiu 23:19
20
Edhe lisat që rriten në malin Sinaj, që japin vaj e lëng të yndyrshëm për ata që e hanë.
F.Mehdiu 23:20
21
Edhe tek kafshët keni mësime: Ne u japim (bëjmë) të pini nga ajo që gjendet në barqet e tyre dhe ju keni shumë dobi prej tyre. Ju prej atyre ushqeheni.
F.Mehdiu 23:21
22
Me to dhe me lundra bartni barrët.
F.Mehdiu 23:22
23
Ne ia kemi dërguar Nuhin popullit të tij, dhe u tha: “O populli im, adhuroni vetëm All-llahun! Ju nuk keni tjetër Zot përveç Atij, a nuk i frikësoheni”?
F.Mehdiu 23:23
24
Por parësia e popullit të tij, të cilët nuk besonin, thanë: “Ky nuk është asgjë, pos njeri sikur edhe ju, dhe vetëm do të jetë më autoritativ te ju. Të kish dashur All-llahu do të kishte dërguar engjujt; kështu diçka nuk kemi dëgjuar prej të parëve tanë.
F.Mehdiu 23:24
25
Ai është vetëm njeri i xhindosur prandaj lëshone deri dikur”!
F.Mehdiu 23:25
26
“Zoti im – tha ai – më ndihmo, se ata më përgënjeshtrojnë”!
F.Mehdiu 23:26
27
Dhe ne ia shpallëm: “Ndërto anijen nën kujdesin tonë, dhe sipas frymzimit tonë, e kur të vijë urdhëri ynë të vërshojë uji mbi sipërfaqen e tokës, ti ngarko në të nga secili lloj nga një çift, edhe familjen tënde dhe mos m’u drejto mua për ata që bënë krime. Ata, pa dyshim, do të përmbyten.
F.Mehdiu 23:27
28
Dhe kur të vendosesh në anije ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Qoftë lavdëruar All-llahu i cili na shpëtoi nga populli kriminel”!
F.Mehdiu 23:28
29
Dhe thuaj: “O Zoti im, më zbarko në vend të bekuar! Ti je më i miri zbarkues!”
F.Mehdiu 23:29
30
Në këto, vërtetë, ka argumente dhe Ne njëmend i kemi vënë në sprovë.
F.Mehdiu 23:30