1
O njerëz, frikësohuni Zotit tuaj! Me të vërtetë dridhja e fundit (e Ditës së kijametit) është ngjarje e madhe.
2
Atë ditë kur shihni që secila femër me fëmijë për gjiri do ta lë atë, dhe secila shtatzënë do ta hedhë frytin e vet (dështojë) do të shohësh njerëz të dehur; e ata nuk janë të dehur por dënimi i All-llahut është i tmerrshëm.
3
Ka njerëz të cilët kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie dhe pasojnë çfarëdo djalli të mbrapshtë.
4
Atij i është caktuar, kujt i prinë ai, ta humbë dhe ta udhëzojë në dënim me flakë.
5
O njerëz, nëse dyshoni në ringjallje, (mendoni se) Ne juve ju kemi krijuar nga dheu, pastaj prej pikës së farës, mandej prej gjakut të trashur, pastaj nga një copë mishi me pjesë të dukshme e të padukshme, që juve t’jua sqarojmë. Ndërsa në mitër vendojmë çka duam, deri në afatin e caktuar, pastaj bëjmë që të dilni si fëmijë, pastaj të arrini në moshën e pjekurisë. Disa prej jush vdesin, të tjerët përjetojnë pleqëri të thellë sa që nuk dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. Ti e sheh tokën si të vdekur, por kur në të lëshojmë shiun, ajo lëkundet e merr hov, dhe prej saj mbijnë lloj-lloj çifte (bimë e gjallesa) të bukura.
6
Kjo, për shkak se All-llahu, është i vërtetë dhe se Ai është që i ngjallë të vdekurit, dhe se Ai është i plotfuqishëm për gjithçka,
7
Dhe se do të vijë momenti i ringjalljes – në këtë nuk ka dyshim dhe se All-llahu do t’i ngjallë ata që janë në varr.
8
Ka njerëz që kundërshtojnë All-llahun pa pasur asnjëfarë dijenie, asnjëfarë udhëzimi, dhe pa Libër të shndëritshëm (për dritë).
9
Ngrijnë krahët me qëllim që t’i largojnë nga rruga e All-llahut; atë në këtë botë e pret turpërim, kurse në botën tjetër do t’i bëjmë t’i shijojnë vuajtjet me të djegur.
10
Qe, kjo është për shkak të veprave nga dora jote, sepse All-llahu nuk është i padrejtë ndaj robërve të vet.
11
Ka njerëz që adhurojnë All-llahun formalisht: Nëse u del mirë janë të kënaqur me të, po nëse i godit ndonjë sprovë, ngrihen kundër Tij dhe ashtu e humb këtë dhe atë botë. E kjo, vërtet është humbje flagrante.
12
Ai, përveç All-llahut, i lutet atij që as mundet t’i largojë ndonjë dëm këtij, e as t’i bëjë ndonjë dobi. Ky është zhgënjim i madh.
13
I lutet atij nga i cili më afër e ka dëmin se sa ndonjë dobi. I atilli është mik dhe shok i keq!
14
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, All-llahu pa dyshim do t’i shtjerë në xhenete, ku rrjedhin lumenj; All-llahu punon çka të dojë!
15
Kush mendon se All-llahu nuk do t’i ndihmojë atij (Profetit) as në këtë e as botën tjetër, le ta lëshojë litarin në qiell dhe le ta këpus dhe të shohë a do t’ia largojë mjeshtria e tij atë që e zemëron.
16
Dhe ashtu Ne shpallim argumente të qarta, dhe All-llahu udhëzon kë të dojë.
17
All-llahu do t’i ndajë në ditën e Gjykimit ata që besojnë, ebrenjt, sabejt, krishterët, mazdeistët dhe politeistët. All-llahu, me të vërtetë, është dëshmitarë për çdo send.
18
A nuk e sheh se All-llahut i përulen ata në qiej edhe në tokë; edhe Dielli dhe Hëna; edhe yjtë edhe malet, edhe drunjtë, edhe shtazët si edhe shumë njerëz, por shumica meritojnë edhe dënimin. Atë që e poshtron All-llahu, askush nuk mund ta bëjë të ndershëm, All-llahu bën çka të dojë.
19
Këto dy grupe kundërshtarësh zihen rreth Zotit të tyre; atyre që nuk besojnë u janë prerë tesha të zjarrta, kurse ujtë e valë do t’u derdhet mbi kokë,
20
Prej tij do t’u shkrihet ajo çka kanë në barqet e tyre, edhe lëkura.
21
Dhe ata kanë shkopinj të hekurt.
22
Sa herë që të provojnë për të dalë prej aty, për shkak të mjerimit të madh, do të kthehen prapë aty: “Shijoni vuajtjen në zjarr të tmershëm”!
23
Kurse ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, All-llahu me siguri do t’i shtjerë në xhenete nëpër të cilët rrjedhin lumenj; Aty do të stolisen me rrathë të artë dhe xhevahire, ndërsa teshat e atyre janë të mëndafshta.
24
Ata kanë qenë të frymëzuar të flasin fjalë të bukura dhe kanë qenë të udhëzuar rrugës së Atij, i cili është i denjë për lavdatë.
25
Mosbesimtarëve dhe atyre që pengojnë nga rruga e All-llahut dhe Mesxhdi-l-Harami të cilin ne e kemi dedikuar për tërë njerëzimin të jenë të barabartë si ai vendësi, ashtu edhe ai i ardhuri. Kush bënë çfardo krimi qoftë, do të bëjmë të shijojë vuajtje të dhembshme.
26
Dhe kur ia përgatitëm Ibrahimit vendin e shtëpisë (tempullin për strehim), (i thamë) Mua mos ma trajtoj askë të barabartë dhe pastroje këtë tempull timin për ata që do ta vizitojnë, dhe ata, të cilët aty në afërsi të tij do të banojnë, dhe ata që do të përkulen dhe falen,
27
Dhe shpallu njerëzve haxhin! – do të vijnë në këmbë edhe me deve të rraskapitura; do të vijnë nga largësi të thella,
28
Që të kenë dobi dhe që në ditë të caktuara, do të përmendin emrin e All-llahut për atë që i ka furnizuar me kafshë (për kurban). Hani prej tyre dhe ushqeni të varfërit e mjerë!
29
Pastaj, le të heqin nga vetja ndyrësirën, le t’i pltoësojnë premtimet e veta, le ta vizitojnë tempullin e vjetër!
30
Vetëm kaq! E kush i madhëron shejtnitë e All-llahut është mirë për të ndaj Zotit të vet. Juve ju janë lejuar kafshët, me përjashtim të atyre të cilat ju janë lexuar (në Kur’an), pra largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërteta!
Sonraki 30 ayet →