1
Po u afrohet njerëzve momenti për të dhënë llogari, e ata fare nuk brengosen, nuk i vejnë vesh.
2
Atyre nuk u ka ardhur asnjë qortim nga Zoti i tyre e të mos jenë tallur kur e kanë dëgjuar.
3
Me zemrat e tyre të llastuara (shashtisura). Ata që kanë bërë krime përshpërisin: A mos është ky diçka tjetër përveç se njeri sikurse ju? A do t’i pasoni magjitë, e ju vetë i shihni?
4
“Zoti im e di – tha ai – se çka po flitet në qiej dhe në tokë; Ai i dëgjon dhe i di të gjitha”,
5
Kurse ata thonë: “Ato janë vetëm marri që i trillon ai; ai është poet; le të na sjellë ndonjë mrekulli si profetët e mëparshëm”!
6
Nuk pat besuar asnjë qytet, të cilin e kemi shfarosur para tyre, e a po besojnë ata a?
7
Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz të cilëve u kemi shpallur revelatën, pa pyetni njerëzit e dijshëm nëse ju nuk dini!
8
Ne nuk i kemi krijuar si qenie që nuk hanë ushqim, as që kanë qenë të pavdekshëm.
9
Pastaj ua kemi plotësuar premtimin dhe ata me gjithë të tjerët të cilët kemi dëshiruar, i kemi shpëtuar, kurse ata që nuk dëgjuan i shfarosëm.
10
Ne ju kemi shpallur një Libër në të cilin është qortimi juaj. A nuk mblidhni mendjen.
11
Po sa shumë qytete kanë qenë kriminele i kemi rrënuar dhe pas tyre kemi ngritur popull tjetër.
12
Dhe sa po e përjetoni forcën tonë iknin kah këmbët sytë.
13
“Mos ikni, por kthehuni në shtëpitë tuaja dhe në atë që u është dhënë ta gëzoni, mbase do të pyeteni”.
14
“Të mjerët ne, - do të thonë ata – ne me të vërtetë kemi qenë kriminelë”!
15
Dhe ashtu do të vazhdojë lutja e tyre deri sa të mos i bëjmë sikur gruri i korrur;
16
Ne nuk e kemi krijuar qiellin dhe tokën, dhe çka ka ndërmjet tyre, për të luajtur.
17
Të kishim dashur të zbavitemi, do të zbaviteshim ashtu si na ka hije neve, pr Ne nuk vepruam kështu.
18
Por me fakte të vërteta e demantojmë rrenën, e vërteta e mbytë atë dhe gënjeshtra zhduket; ndaj të mjerët ju nga ajo që po e shfaqni (përshkruani).
19
Të Atij janë kush është në qiej dhe në tokë! Por ata që janë te ai nuk ngurrojnë të adhurojnë, dhe nuk lodhen,
20
E falënderojnë natë e ditë, pa u dobësuar.
21
A i marrin për Zot idhujt që ata i bëjnë prej dheut?
22
Sikur në ata dy (qiell dhe tokë) të kishte ndonjë tjetër Zot, përveç All-llahut, të dy do të shkatërroheshin. Pra, qoftë lavdëruar All-llahu, Zot i gjithësisë nga ajo që i përshkruajnë.
23
Ai nuk do të pyet se çka punon, kurse ata do të merren në pyetje.
24
A përveç Atij ata po marrin tjetër si zot?! Thuaj: “Sillni argumentet tuaja!” Ky është mësim për ata që janë me mua dhe për ata që kanë qenë para meje, mirëpo shumica prej tyre nuk e dinë të vërtetën, prandaj kthejnë kryet në anë tjetër.
25
Para teje nuk kemi dërguar asnjë profet e të mos i kemi shpallur se “Nuk ka Zot tjetër përveç meje, prandaj falmuni Mua”
26
Ata thanë: “I mëshirshmi ka fëmijë!” Qoftë lartësuar Ai! Jo, por janë vetëm robër të nderuar.
27
Që nuk nxitojnë t’ia marrin fjalën dhe ata veprojnë sipas urdhërit të Atij.
28
Ai e di çka ka përpara tyre dhe çka ka pas tyre, dhe ata do të angazhohen vetëm për atë me të cilën Ai është i kënaqur, kurse ata edhe vetë janë të kujdesshëm ndaj Tij nga respekti dhe frika.
29
Kurse, cili nga mesi i tyre do të thotë: “Unë jam, vërtetë Zot përveç Atij” do ta dënojmë me xhehennem; sepse ne ashtu i dënojmë kriminelët.
30
A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë një tërësi, porse ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë, dhe Ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë? A nuk do të besojnë?
Sonraki 30 ayet →