2
Nuk ta shpallëm Kur’anin për të të munduar,
3
Por vetëm si vërejtje për atë që frikësohet
4
Si shpallje nga ai i cili ka krijuar tokën dhe qiejt e lartë
5
I Gjithmëshirshmi i cili mbisundon gjithësinë.
6
Të Atij janë çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, dhe ç’ka ndërmjet tyre, edhe çka ka nën tokë.
7
Edhe në qoftë se flet haptazi – ani, Ai e di fshehtësinë dhe çka mendon në vete.
8
All-llahu, nuk ka tjetër Zot përveç Atij, ka emrat më të mirë.
9
A të ka arritur ty rrëfimi për Musaun?
10
Kur pa një zjarr dhe i tha familjes së vet: “Pritni këtu, unë e kam parë një zjarr, ndoshta ju sjell ndonjë urë ose gjej te zjarri ndonjë udhërrëfyes.
11
Dhe kur erdhi aty, dikush i thirri, “O Musa!
12
Me të vërtetë Unë jam Zoti yt! Zbathi pra këpucat tuaja, se ti je, pamëdyshje, në luginën e bekuar – Tuva.
13
Ty Unë të kam zgjedhur, prandaj dëgjo çka po të shpallet!
14
Unë, pa dyshim, Unë jam All-llahu, që nuk ka tjetër Zot përveç meje, prandaj vetëm mua më adhuro dhe kryej faljen për të më përkujtuar.
15
Momenti i kijametit do të vijë me siguri, e mbaj gati në fshehtësi për t’u shpërblyer secili për atë që e ka fituar.
16
Dhe nga kjo askush le të mos shmangë as ai që nuk i beson kësaj dhe që pason epshin e vet, dhe të jesh i humbur.
17
Po ç’e ke atë në dorë të djathtë o Musa?”
18
“Ky është shkopi im, - tha, - me të cilin mbahem dhe me te u grahu dhenve të mia, por më shërben edhe për punë tjera”.
19
“Hidhe o Musa! – i tha Ai.
20
Dhe ai e hodhi, kur qe, - ai gjarpër i cili po zvarriset
21
I tha: “Merre atë dhe mos u frikëso! Ne do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme.
22
Dhe fute dorën në nënsjetullën tënde, dora do të dalë e bardhë, pa asgjë të keqe, si mrekulli e dytë,
23
Për të treguar ty nga mrekullitë tona të mëdha.
24
shko te Faraoni! Ai njëmend e tepron!”
25
“O Zoti i, - tha, - zgjëroma krahërorin tim
26
Dhe ma lehtëso punën time!
27
Zgjidhma nyjën në gjuhën time,
28
Ta kuptojnë fjalën time
29
dhe më jep një ndihmës nga familja ime
Sonraki 30 ayet →