Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Bakara 1 / 286
1
Alif Lam Mim.
F.Mehdiu 2:1
2
Ky libër, në të cilin nuk ka dyshim aspak, është udhëzim për të devotshmit,
F.Mehdiu 2:2
3
Të cilët besojnë në të padukshmen, kryejnë faljen dhe japin sadakë nga ajo që u kemi dhënë ne.
F.Mehdiu 2:3
4
Edhe ata që besojnë në atë çka është shpallur përpara teje, si edhe ata që janë të bindur në botën tjetër.
F.Mehdiu 2:4
5
Ata janë të përudhur nga Zoti i tyre dhe ata, vetëm ata, janë të shpëtuar.
F.Mehdiu 2:5
6
Ata që nuk besojnë, me siguri e kanë njëlloj, - i qortove ti apo nuk i qortove, - ata nuk besojnë.
F.Mehdiu 2:6
7
All-llahu i ka vulosur zemrat e tyre dhe veshët e tyre, kurse para syve të tyre ka një perde. Ata i pret dënimi i madh.
F.Mehdiu 2:7
8
Ka njerëz, të cilët thonë: I kemi besuar All-llahut dhe botës tjetër, por ata nuk janë besimtarë.
F.Mehdiu 2:8
9
Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që kanë besuar, por ata vetëm e mashtrojnë veten dhe nuk e hetojnë.
F.Mehdiu 2:9
10
Zemrat e tyre janë të sëmura dhe All-llahu edhe më tepër ua rrit sëmundjen. Ata i pret dënim i dhembshëm për shkak se gënjejnë.
F.Mehdiu 2:10
11
Kur u thuhet: “Mos bëni turbullira në tokë”! – thonë – Ne vetëm mbajmë rendin.
F.Mehdiu 2:11
12
Kujdes! Se në fakt ata bëjnë turbullira por nuk vënë re.
F.Mehdiu 2:12
13
Kur u thuhet: Besoni si besojnë njerëzit, ata përgjigjen: “A të besojmë ashtu si besojnë të marrët, naivët”? Por ata janë vetë të marrë vetëm se nuk e dinë, apo jo?
F.Mehdiu 2:13
14
Kur i takojnë ata që besojnë, thonë: Kemi besuar, por kur mbesin vetëm me djajtë e vet, thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm tallemi”.
F.Mehdiu 2:14
15
All-llahu tallet me ata dhe i lëshon të dështojnë edhe më tepër në mosbesimin e tyre.
F.Mehdiu 2:15
16
Ata janë, të cilët japin fitimin për humbje; tregtia e tyre nuk u sjell kurrfarë dobie dhe ata nuk janë të përudhur.
F.Mehdiu 2:16
17
Ata i ngjajnë shembullit të atij që ndez zjarr, por kur ai ndriçon rrethin e tyre, All-llahu ua merr dritën dhe i le në terr që të mos shohin.
F.Mehdiu 2:17
18
Janë të shurdhër, memecë dhe të verbër, prandaj nuk kthehen pas.
F.Mehdiu 2:18
19
Ose janë sikur ata të cilët vënë gishtat në veshët e tyre kur i përfshin furtuna nga qielli, me terr e bubullimë dhe vetëtimë, të frikësuar nga vdekja, por All-llahut nuk mund t’i shmangen dot mosbesimtarët.
F.Mehdiu 2:19
20
Dhe vetëtima, për pak sa nuk i verbëron; sa herë që veton ata nisen, por sa t’u terrohet ndalen. Sikur të donte All-llahu mund t’ua merrte edhe të dëgjuarit edhe të pamurit, sepse All-llahu, me të vërtetë, ka mundësi për çdo send.
F.Mehdiu 2:20
21
O njerëz! Adhurone Zotin tuaj, i cili ju ka krijuar juve edhe ata përpara jush, ndoshta bëheni të devotshëm!
F.Mehdiu 2:21
22
Ai i cili ua ka bërë tokën shtrojë, kurse qiellin kulm, dhe nga qielli ju lëshon shiun dhe me të bën që të rriten fryte, ushqim për ju. Prandaj mos i bëni shok All-llahut me vetëdije!
F.Mehdiu 2:22
23
Dhe nëse dyshoni në atë çka i kemi shpallur robit tonë, bëne ju një kaptinë të ngjashme si ai (Kur’ani), madje thirrni edhe dëshmitarët tuaj, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën!
F.Mehdiu 2:23
24
Po nëse nuk e bëni, dhe nuk mund ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit të përgatitur për mosbesimtarët, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.
F.Mehdiu 2:24
25
Dhe përgëzoji ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se i presin xhenete ku rrjedhin lumenj; sa herë që do t’u jepet ndonjë frut prej atyhit, ata do të thonë: “Me këtë jemi furnizuar edhe më herët”, por do t’u jepet vetëm e ngjashme me të. Aty do të ketë femra të pastra dhe ata do të jenë përgjithmonë aty.
F.Mehdiu 2:25
26
All-llahu nuk ngurron të sjellë si shembull mushkonjën ose diçka si kjo, dhe ata që besojnë, ata e dinë se ajo është e vërtetë nga Zoti i tyre, kurse ata që nuk e besojnë thonë: “Çka ka dashur All-llahu me këtë shembull”? Me këtë Ai shumë i humb, por shumë edhe i drejton në rrugë të drejtë. Dhe me këtë nuk humb askush tjetër përveç mbrapshtanëve,
F.Mehdiu 2:26
27
të cilët e thejnë besën e dhënë All-llahut, pasi që janë besatuar dhe e shkëpusin atë çka ka urdhëruar All-llahu të mbahet, dhe bëjnë turbullira në tokë. Ata njëmend janë të shkatërruar.
F.Mehdiu 2:27
28
Si mundeni ta mohoni All-llahun ju që keni qenë të vdekur dhe ju ka ngjallur, pastaj ju vdes dhe prapë ju ringjallë dhe mandej te Ai do të ktheheni.
F.Mehdiu 2:28
29
Ai ëshë i cili ka krijuar për ju gjithçka që ka në tokë, pastaj vullnetin e tij e ka drejtuar kah qielli dhe ka rregulluar shtatë qiej. Ai për çdo send ka dijeni.
F.Mehdiu 2:29
30
Dhe kur u tha Zoti yt engjujve: “Unë në tokë po caktoj një mëkëmbës”! Ata i thanë: - A po bën aty dikë që do të bëjë turbullira e gjakderdhje, kurse ne Ty të madhërojmë e të lavdërojmë dhe të lartësojmë? Unë di – tha Ai – atë çka ju nuk e dini.
F.Mehdiu 2:30