2
Rrëfimi për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijjait,
3
Kur e luti Zotin e vet me lutje të fshehtë,
4
I tha: “O Zoti im, eshtrat më janë shkatërruar e kryet më është thinjur, por kurrnjëherë kur të jam drejtuar me lutje Ty, o Zoti im, nuk kam qenë i pafat.
5
Unë frikësohem për të afërmit e mi nga gjaku, pas meje, kurse gruan e kam beronjë, prandaj më fal një trashëgimtar!
6
Të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bëre, o Zoti im të mirëpritur”.
7
“O Zekerijja, po të përgëzojmë me një djalë, i cili do të quhet Jahja. Askujt më përpara nuk dëshëm t’ia lëmë këtë emër”
8
“O Zoti im, - tha ai, - si do të kem unë djalë kur gruan e kam shterpë, por edhe unë jam shumë i moshuar?!”
9
“Ja, ashtu!” – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, edhe ty të kam pas krijuar më parë kur nuk ke qenë kurrgë”.
10
“O Zoti im, - tha, - më jep ndonjë shenjë!” “Shenja jote do të jet ajo se ti nuk do të flasish tri net me njerëzit, përkundër faktit se do të jesh i shëndoshë”.
11
dhe doli nga tempulli para popullit të vet dhe ua bëri me shenjë ta lavdërojnë All-llahun në mëngjes dhe në mbrëmje.
12
O Jahja, merre Librin seriozisht! Dhe i dhamë urtësi qysh kur ishte si fëmij;
13
Butësi dhe sinqeritet dhe ishte i çiltër.
14
Edhe ndaj prindërve të vet ishte i mirë, nuk ka qenë i ashpër dhe i pasjellshëm.
15
Dhe paqa qoftë me të në atë ditë kur u lind edhe kur do të vdesë, edhe në ditën kur do të ngjallet përsëri.
16
Dhe përmende Merjemen në Libër, kur u shmang nga shtëpiarët e vet në anën lindore,
17
Dhe u fsheh prej tyre, por Ne dërguam te ajo Xhebrailin dhe ai iu paraqit asaj si njeri i përsosur.
18
“Unë mbështetem te i Gjithmëshirshmi prej teje, - tha ajo, - nëse i frkësohesh atij”.
19
“E unë jam – i tha ky – i deleguar i Zotit tënd, të të dhurojë një djalosh intelegjent”
20
“Si do të kem unë fëmijë – tha ajo – kur nuk më ka prekur asnjë mashkull dhe unë kam qenë e shfrenuar”.
21
“Ashtu! – i tha, - Zoti yt ka thënë: “Ajo është e lehtë për mua, dhe ta bëjmë atë argument për njerëzit dhe mëshirë nga ana jonë. Kjo është punë e kryer”.
22
Ajo, pra mbeti me barrë dhe u shmang në një vend të largët.
23
Dhe dhembjet e lindjes e shtrënguan të shkojë te një trup hurme. “Ku ta kisha atë fat, - tha ajo, - e të kisha vdekur qysh moti dhe të isha harrua krejtësisht!”
24
Dhe ai (engjulli) më poshtë se ajo: e thirri” Mos u pikëllo, Zoti yt ka bërë që nën ty të rrjedh një prrockë,
25
Shkunde trupin e hurmës se për ty kanë për të rënë hurme të freskëta.
26
Andaj ha, pi dhe qetësohu! E nëse sheh ndonjë njeri, ti thuaj: “Unë i kamë dhënë besë të Gjithmëshirshmit se do të agjëroj (hesht) dhe sot me asnjë nuk po flas”.
27
dhe e solli atë te familja e vet, duke e bartur. “Oj Merjeme, - i thanë, - ke bërë një punë të urrejtur!
28
Ori ti, motra e Harunit, babanë nuk e ke pasur të mbrapsht e as nëna jote nuk ka qenë e shfrenuar”.
29
Por ajo ua tregoi atë me shenjë. “Si të flasim me fëmijë në djep – i thanë ata”.
30
Unë jam rob i All-llahut, tha ai, mua më ka dhën Librin dhe më ka bërë profet.
Sonraki 30 ayet →