1
Falënderimi qoftë për All-llahun i cili i shpalli Librin robit të vet, dhe nuk e ka bërë të shtrembëruar;
2
Të drejtë e stabil, që të tërheq vërejtjen për dënim të rëndë nga ana e tij, kurse besimtarët të cilët bëjnë vepra të mira, t’i përgëzojë se i pret dhuratë e bukur,
3
Ku do të kënaqen përgjithmonë,
4
Dhe t’i qortojë ata që thonë se All-llahu ka fëmijë.
5
Ata nuk dinë asgjë për këtë, e as baballarët e tyre. Sa fjalë e madhe po del nga gojët e tyre! Nuk flasin gjë tjetër përveç të pavërtetës!
6
Epo, ti mos do të pëlcasish nga brengosja, nëse ata nuk i besojnë kësaj fjale?
7
Gjithë çka ka në tokë Ne e kemi krijuar si zbukurim për të, që t’i sprovojmë cili prej tyre bën vepra mëtë mira.
8
Dhe Ne do ta bëjmë edhe atë çka gjendet aty, të zhveshur.
9
A ke menduar ti se banorët e shpellës edhe “rekimi” (emrat e të cilëve janë të shkruar në pllakë) kanë qenë nga mrekullitë tona të rralla?
10
Kur djelmoshat u strehuan në shpellë dhe thanë: “O Zoti ynë, na dhuro mëshirën tënde dhe afrona në këtë veprim tonin në përudhje”.
11
Prandaj, ne ua mbyllëm veshët (i vumënë gjumë të gjatë) në shpellë për shumë vite.
12
Pastaj i zgjuam për të mësuar cili nga dy grupet do ta vlerësojë më mirë sa kohë.
13
Ty po ta rrëfejmë historinë e tyre besnikërisht. Ata ishin djelmosha që besonin në Zotin e tyre, dhe Ne ua shtuam edhe më tepër bindjen.
14
I patëm forcuar zemrat e tyre kur u ngritën dhe i thanë: “Zoti ynë është Zot i qiejve dhe i tokës, ne nuk i lutemi asnjë zoti tjetër përveç Atij, sepse atëherë do të flisnim gjepura.
15
Ky populli ynë në vend të Atij, ka pranuar zot tjetër, përse nuk u solli argument të qartë atyre. A ka më kriminel se ai i cili shpif të pavërteta për All-llahun?”
16
Kur i patët lënën ata edhe ato, të cilëve u falen ata, në vend të All-llahut, strehonu pra në shpellë. Zoti juaj do t’iu mbulojë me mëshirën e vet dhe do t’iu përgatisë atë çka është e dobishme për ju.
17
Dhe ke mund ta shohësh se si dielli, kur lind, i kalon shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndon, i kalon kah ana e majtë, ndërsa ata kanë qëndruar në mjedis të saj. Ai është nga argumentet e All-llahut! Atë që e përudhë All-llahu, ai është i përudhur, e cilin e lë në humbje, ti nuk mund t’i gjeshë mbrojtës që dirigjon.
18
Dhe do të mendojë se janë të zgjuar, por ata janë në gjumë dhe ne i rrotullojmë në të djathtë dhe në atë të majtë, ndërsa qeni i tyre qëndronte i shtrirë, si në pritë me këmbët e para të shtrira përpara. Sikur t’i kishe parë do të kishe ikur prej tyre e do të kish kapluar frika.
19
Dhe ashtu ne i zgjuam që ta pyesin njëri-tjetrin: “Sa keni ndejur këtu?” pyeti njëri prej tyre. – “Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës”, u përgjigjën. Zoti juaj e di më së miri sa keni ndejur, thanë, por dërgone njërin nga ju me këta metelikë tuaj deri në qytet, e le të shoh ku është ushqimi më i pastër dhe prej aty le t’iu sjellë ushqim dhe le të ketë mirësinë, dhe kurrsesi le të mos i flas askujt për ju,
20
Sepse, nëse ata marrin vesh për ju, do të ju vrasin me gur ose me dhunë do të ju kthejnë në fenë e tyre; e atëherë kurrë nuk do të shpëtoni.
21
Ne, gjithashtu, bëmë që ata të marrin vesh për këta, për të marrë vesh se premtimi i All-llahut është i vërtetë dhe se për momentin e ringjalljes nuk ka aspak dyshim, kur ata diskutonin ndërmjet veti për ta, dhe thonin: “Ndërtonu atyre përpara një ndërtesë, Zoti i tyre i di më së miri ata”. E pastaj ata, fjala e të cilëve ishte më me ndikim, thanë: “Do të ëjmë në hyrje të saj një xhami!”
22
Disa do të thonë: “Ishin tre, i katërti ishte qeni i tyre” e disa do të thonë: “Kanë qenë pesë, i gjashti ishte qeni i tyre”, duke u përzie kështu në fshehtësi; kurse disa do të thonë: “Kanë qenë shtatë, kurse qeni ishte i teti”. Thuaju: “Zoti im e di më së miri numrin e tyre, pak kush e di këtë. Prandaj, mos polemizo për këto, përveç se sipërfaqësisht, dhe mos pyet për këtë askë prej tyre”!
23
Dhe kurrsesi, përçkado qoftë mos thuaj: “Do ta bëjë këtë nesër!”
24
E të mos shtosh, “Nëse do All-llahu!” Dhe kur të harrosh, përkujtoje Zotin tënd dhe thuaj: “Zoti im do të më udhëzojë kah ajo që është më mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
25
E ata kanë mbetur në shpellën e vet treqind e nëntë vjet.
26
Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejtur. Atij i takojnë fshehtësitë e qiejve dhe të tokës. Sa mirë i sheh Ai dhe i dëgjon të gjitha! Ata nuk kanë tjetër mbrojtës përveç Atij, dhe Ai nuk ka nevojë për asnjë bashkëpunëtor për vendimet e veta.
27
Lexo nga Libri i Zotit tënd atë çka të shpallet. Askush nukmundet t’i zëvendësojë fjalët e Tij, e as ti, nk do të gjesh strehim tjetër përveç se tek Ai.
28
Jij vendosmërisht në anën e tyre të cilët i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe në mbrëmje, me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij, dhe mos hiq sytë tuaj prej atyre, duke dëshiruar bukurinë e jetës së kësaj bote, dhe mos iu nënshtro atij zemrën e të cilit e kemi lënë të papërgatitur ndaj nesh, dhe pason epshin e vet, sepse puna e tij ka mbaruar.
29
Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, prandaj, kush të dojë – le të besojë, kush të dojë le të mos besojë”. Ne kemi përgatitur përmosbesimtarët një zjarr, tymi i të cilit do t’i përfshijë nga të gjitha anët; nëse luten për ndihmë do t’u jepet ndihmë me një farë uji sikur lënd rrëshire që ua djeg fytyrën. Sa pije dhe vendbanim i tmerrshëm që është!
30
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – Ne me të vërtetë nuk lejojmë t’i shkatërrohet shpërblimi atij që bënë vepra të mira.
Sonraki 30 ayet →