1
Qoftë lartësuar ai i cili e shetiti robin e vet natën prej Mesxhidi Haramit deri te Mesxhidi Aksa, rrethinën e të cilit e kemi bekuar në mënyrë që t’i tregojmë disa argumente tona Ai, me të vërtetë, dëgjon dhe sheh shumë.
2
Kurse Musaut i dhamë Librin dhe e bëmë udhërrëfim për izraelitët, ashtu që të mos marrin tjetër ke për Zot në vend timin,
3
Ju pasardhës që ju kemi bartur me Nuhin. Ai përnjëmend ishte njeri mirënjohës.
4
Dhe ne ua kemi normëzuar (përcaktuar) në Libër izraelitëve “Ju me siguri do të bëni dy herë turbullira në tokë dhe do të bëheni mendjemëdhenj përtej mase”.
5
Dhe kur arriti koha e premtimit të parë, prej dy sish, ne dërguam kundër jush njerëz tanë, shumë të fortë, dhe u shkelën nëpër shtëpia dhe ashtu premtimi u bë realitet
6
Pastaj ju kthyem për së dyti kundër atyre dhe ju përforcuam me pasuri dhe meshkuj. Juve u bëmë shumë në numër.
7
Nëse veproni mirë e bëni për vete, e nëse bëni keq përsëri e keni kundër vetes tuaja. Dhe kur erdh koha e premtimit të dytë atëherë le t’ua mrrolin fytyrat tuaja dhe le të hyjnë në xhami sikurse herën e parë dhe le të shembin me themel gjithçka kanë ngritur.
8
Ndoshta Zoti juaj do t’ju mëshirojë, nëse ju prapë filloni, do t’ia fillojmë edhe ne. kurse xhehennemin e kemi bërë burg për mosbesimtarët.
9
Ky Kur’an pamëdyshje çon rrugës së drejtë dhe më të përshtatshme dhe përgëzon besimtarët, të cilët bëjnë vepra të mira se i pret shpërblim i madh,
10
Kurse për ata, të cilët nuk i besojnë botës tjetër kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
11
Njeriu edhe me anë të lutjes për mirë, lyp keq; njeriu është shumë i vrullshëm, gjaknxehtë.
12
Dhe natën edhe ditën i kemi bërë dy argumente, shenjën për natë e kemi fshehur, kurse shenjën për ditë e kemi bërë të dukshme në mënyrë që të mund t’i kërkoni mirësitë nga Zoti juaj dhe që ta mësoni numrin e viteve dhe të llogariturit. Ne çdo send e kemi sqaruar në hollësi.
13
Dhe secilit njeri atë çka e ka bërë do t’ia varim në qafë dhe në Ditën e gjykimit, do t’ia tregojmë një libër të hapur.
14
“Lexo librin tënd, sot të mjafton vetvetja kundër teje që të japish llogari”!
15
Kush shkon rrugës së drejtë ai shkon drejt për vete, kurse kush e humb, e humb në dëm të vetin, dhe asnjë mëkatar nuk do të bartë mëkatet e tjetrit. Ndërsa ne nuk kemi dënuar asnjë popull pa u dërguar pejgamber.
16
Kur dëshirojmë që ta zhdukim një qytet, atyre që janë aty, dhe janë dhënë pas luksit dhe bëjnë mbrapshti, i lëshojmë që të humbin në theqafje – zbatohet fjala e dhënë kundër tyre – dhe e shkatërrojmë me themel.
17
Dhe sa e sa brezni kemi zhdukur pas Nuhit! Dhe mjafton që Zoti i di dhe sheh mëkatet e robërve të vet.
18
Kush e dëshiron këtë botë, Ne kujt të duam i japim shpejt çka të dëshirojë, por pastaj i përgatisim xhehennemin, në të cilin do të digjen të turpëruar e të përulur.
19
Ndërsa, kush e do atë botë, dhe është besimtar, përpiqet ta meritojë, prandaj, përpjekja e tyre do të jet e mirënjohur.
20
Të tërëve, edhe njërës palë edhe tjetrës, i japim dhuratat e Zotit tënd; se dhuratat e Zotit tënd nuk janë të ndaluara për askë.
21
Shiko si i kemi dalluar disa prej të tjerëve, por në atë botë, me të vërtetë, do të ketë shkallëzim edhe më të madh por, edhe përparësi më të theksuar.
22
Mos bën me All-llahun Zot tjetër e të mbesish pa përkrahje dhe i nënçmuar.
23
Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of”! e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë.
24
Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”
25
Zoti juaj e di më së miri se ç’ka në shpirtin tuaj. Nëse jeni të mirë – ani. All-llahu njëmend ua fal atyre që pendohe.
26
jepja të drejtën e vet të afërmit të tënd, edhe të varfërit – musafir, por mos shpenzo shumë,
27
Sepse, shpenzuesit janë shokë të djallit, kurse djalli është mohues i Zotit të vet.
28
Dhe nëse gjithsesi do t’u kthesh shpinën, sepse edhe nga vetë Zoti yt kërkon mëshirë dhe shpreson për të, atëherë thuaju ndonjë fjalë të mirë.
29
Mos e rrudh dorën fort, por as mos e lësho krejtësisht, e të mbesish i qorutar dhe pa asgjë
30
Zoti yt kujt të dojë i afron furnizim të majmë, por edhe e kufizon. Ai me të vërtetë është i informuar dhe i sheh robërit e vet.
Sonraki 30 ayet →