1
Erdh ajo që e ka caktuar All-llahu, prandaj mos e ngutni! Qoftë lavdëruar Ai dhe qoftë shumë lart mbi ata të cilët ia konsiderojnë të barabartë!
2
U dërgon engjujt me shpallje, sipas urdhërit të Tij, atyre njerëzve të vet që do ai t’ua tërheqin vërejtjen se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, pra frikësohmuni!”
3
Ka krijuar, me arsye, qiejt dhe tokën; është shumë i lartë mbi ata që ia bëjnë shok.
4
E ka krijuar njeriunnn prej nëj pikë fare, e ai menjëherë bëhet kundërshtar flagrant.
5
Ai i krijon edhe kafshët. Ju me ato mbroheni nga të ftohtit, e keni edhe dobi të tjera, sepse prej tyre edhe ushqeheni.
6
Ato i keni edhe zbukurim, kur i çoni të kullosin dhe kur i ktheni nga kullosa,
7
Ua bartin edhe barrët në vende në të cilat nuk do të arrinit pa vështirësi të mëdha – Zoti juaj është me të vërtetë i butë dhe i mëshirshëm. –
8
Edhe kuajt dhe mushkat, edhe gomarët – që t’u hipni, por edhe si zbukurim – dhe krijon çka nuk e dini ju.
9
Është punë e All-llahut t’u tregojë rrugën e drejtë, por ka edhe të shtrembëta; po të kishte dashur Ai, të gjithëve do t’u kishte udhëzuar.
10
Ai u lëshon nga qielli ujë, prej të cilit pini, edhe pyje ju kullotni bagëtitë.
11
Ai bën që me ndihmën e tij t’u rritet drithi, edhe ullinjt, edhe panjat, rrushi dhe të jgitha frutet; kjo është me të vërtetë argument për njerëzit të cilët mendojnë.
12
Juve ua ka nënshtruar natën edhe ditën, Edhe Diellin edhe Hënën, kurse yjt i janë nënshtruar vullnetit të Tij; në këto, vërtetë, ka argumente për njerëzit që kanë mend.
13
Dhe në tokë u krijon gjithfarë llojesh të ndryshme; ajo është njëmend argument për njerëzit që kujtohen.
14
Dhe Ai është i cili u vë në shërbim edhe detin, prej të cilit hani mish të freskët dhe të nxirrni stoli, të cilat i bani. Dhe i sheh anijet si e trupojnë që të fitoni diçka nga begatitë e tij, ndoshta do të jeni mirënjohës.
15
Ai ka shpërndarë nëpër tokë male të palëvizshme që të mos u tundin, si edhe lumenj e rrugë mbase do të merrni të mbarën,
16
Edhe udhëtregues, kurse ata orientohen edhe me anë të yllit,
17
Po a është pra njëlloj ai i cili krijon sikur ai që nuk krijon?! A nuk mblidhni mendjen!
18
Në qoftë se ju numroni dhuntitë e All-llahut, nuk do t’ia dilni dot në fund. All-llahu, pa dyshim fal dhe është shumë i mëshirshëm.
19
All-llahu e di çka fshihni e çka e shfaqni haptazi.
20
Kurse ata të cilëve u falen, përveç All-llahut, kurrgja nuk krijojnë; ata janë vetë të krijuar,
21
Të vdekur janë, nuk janë të gjallë dhe as nuk do të ndinë se kur do të ngjallen.
22
Zoti i juaj është një Zot! Zemrat e atyre që mohojnë nuk besojnë në botën tjetër, ata sillen me arrogancë, mendjemadhësi.
23
S’ka dyshim se All-llahu e di atë çka fshehin ata, edhe atë që shfaqin haptazi. Ai, me të vërtetë, nuk i do arrogantët.
24
E kur i pyet dikush: “Çka ka shpallur Zoti juaj?” – ata thonë: “Trillime të popujve të lashtë!”
25
Në mënyrë që ditën e gjykimit të bartin tërë barrën e vet, por edhe një pjesë të barrës së atyre të cilët i kanë mashtruar me pa dije. Është e tmerrshme ajo që do ta bartin ata.
26
Edhe të tjerët para tyre kanë thurur gënjeshtra, prandaj All-llahu shembi nga themelet ndërtesat e tyre, kurse kulmi u shemb mbi ta – se dënimi u erdh prej nga nuk e pritnin.
27
Kurse në ditën e gjykimit Ai do t’i turpërojë dhe t’u thotë: “Ku janë ata të cilët i keni konsideruar si shokë të mi, për të cilët jeni grindur?” Ata që kuptojnë do të thonë: “Sot turpi e dënimi do t’i arrijë mosbesimtarët,
28
Të cilëve engjujt ua marrin shpirtin si kriminelë ndaj vetvetes. Dhe ata do të dorëzohen e do të thonë: “Ne nuk kemi bërë asnjë të keqe”! Ama All-llahu e di me siguri shumë mirë se çka punoni.
29
Prandaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të mbeteni për sa të jetë jeta! O sa vendbanim i tmerrshëm do të jetë për mendjemëdhenjtë!
30
Ndërsa atyre që i drojnë All-llahut, do t’u thuhet: “Çka ka shpallur Zoti i juaj?” – “Mirë”! përgjigjen. Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë shpërblime të mira, por ajo botë është, me siguri, edhe më e mirë. Sa vendbanim i bukur do të jetë për ata që i janë frikësuar All-llahut.
Sonraki 30 ayet →