1
Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit, Kur’anit të qartë.
2
Shpeshherë mosbesimtarët do të dëshironin të ishin muslimanë.
3
Lëri le të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa, - kanë për ta ditur ata!
4
Dhe nuk kemi zhdukur asnjë qytet pa i ardhur koha e caktuar.
5
Asnjë popull nuk mundet ta shpejtojë as ta vonojë përfundimin e vet,
6
Dhe thonë, “Ore ti që po të shpallet qortimi (Kur’ani), njëmend je i marrë!
7
Pse nuk na sjell engjuj, nëse je i sinqertë?”
8
Ne engjujt i dërgojmë vetëm me meritë dhe atëherë nuk do të kenë kohë të presin.
9
Ne, me të vërtetë, e kemi shpalur Kur’anin dhe pa dyshim ne jemi mbrojtësit e tij.
10
Ne edhe përpara teje kemi dërguar profetë popujve të mëparshëm,
11
Por atyre nuk u ka ardhur asnjë profet, e ata të mos jenë tallur.
12
Ja, ashtu ne e fusim atë (Kur’anin) në zemrat e mëkatarëve.
13
A nuk i besojnë atij, por dihet se çka u bë me popujt e hershëm.
14
Edhe sikur të kishin hapur në qiell ndonjë derë për ata dhe ata të kalonin nëpër të duke u ngjitur,
15
Prapë do të thoninn: “Sigurisht neve na kanë lënë sytë; ne jemi njerëz të magjepsur!”
16
Dhe ne kemi bërë në qiell sisteme yjesh dhe kemi zbukuruar për shikuesit.
17
Dhe e ruajmë atë prej çdo djalli të mallkuar,
18
Përveç kush vështron tinëzisht dhe e godit një yll i dukshëm.
19
Ndërsa tokën e kemi shtruar dhe nëpër të kemi shpërndarë male të palëvizshëm dhe kemi bërë që në të të mbinë çdo send me masë,
20
Dhe kemi bërë për ju në të burim jetese, si edhe për ataqë nuk i ushqeni ju.
21
Dhe nuk ka asgjë që të mos e ketë burimin te na, por ne nga ajo japim vetëm aqsa është e nevojshme.
22
Ne dërgojmë erërat të mbarësojmë dhe nga qielli lëshojmë shiun me të cilin ju ngimë – dhe ju nuk dispononi me atë.
23
Dhe vetëm ne ngjallim dhe vdesim, dhe vetëm ne mbesim trashëgimtar.
24
Dhe ne e dimë atë çka ka kaluar para jush dhe e dimë edhe atë çka vjen pas.
25
Kurse Ai, Zoti yt, pa dyshim, të gjithë do t’i tubojë. Ai është i urtë dhe shumë i dijshëm.
26
Ne e kemi krijuar njeriun nga balta e argjilit, e formësuar,
27
Kurse exhinët, qysh më parë i kemi krijuar nga zjarri semum (i këndellur).
28
Dhe kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë jam krijues i njeriut nga balta, nga balta e tharë,
29
Dhe pasi që i kam dhënë fizionomi dhe i kam dhënë edhe shpirt, ju përuluni!”
30
Dhe të gjithë engjujt, së bashku, iu përulën.
Sonraki 30 ayet →