Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Rad 1 / 43
1
Alif Lam Mim Ra. Këto janë fakte të Librit! Edhe ajo që të shpallet nga Zoti yt është e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
F.Mehdiu 13:1
2
All-llahu është ai i cili ka ngritur qiejt pa asnjë shtyllë, i shihni, pastaj, mbisundoi me gjithësinë. Edhe Diellin edhe Hënën ua ka nënshtruar; secili lëviz deri në afat të caktuar, Ai rregullon tëra çështjet dhe në hollësi shpalon argumentet, ndoshta bindeni se keni për të dalë para Zotit tuaj!
F.Mehdiu 13:2
3
Dhe Ai ka bërë tokën të rrafshët dhe në të ka bërë male edhe lumenj, dhe nga secili fryt ka krijuar dy çifte (të gjinisë së kundërt). Natën e mbulon me ditën. Në këtë, pa dyshim, ka argumente për njerëzit që mendojnë.
F.Mehdiu 13:3
4
Në tokë ka vende që kufizohen njëri me tjetrin dhe ka kopshte me hardhi, edhe ara, pemë me shumë filiza, ujiten nga i njëjti ujë, por frutin e disave e pëlqejmë më shumë për të ngrënë se të disa tjerave. Në këtë ka, me të vërtetë, argumente për njerëzit që kanë mend.
F.Mehdiu 13:4
5
Dhe nëse çuditesh, ani, janë për çudi fjalët e tyre: “A thua, njëmend kur të bëhemi tokë, do të jemi sërish të krijuar”? Ata janë, të cilët nuk besojnë Zotin e tyre, dhe ata janë në qafat e të cilëve do të ketë zinxhirë dhe janë banorë të xhehennemit, ku do të mbesin përgjithmonë.
F.Mehdiu 13:5
6
Ata prej teje më parë kërkojnë të keqen se sa të mirë, por asi shembujsh ka pasur edhe përpara atyre. Zoti yt ua falë njerëzve, përkundër mizorive të tyre, por Zoti yt, njëmend, edhe dënon ashpër.
F.Mehdiu 13:6
7
Dhe ata që nuk besojnë, thonë: “Pse nuk i dërgohet nga Zoti i tij një mrekulli”? Ti je vetëm qortues dhe çdo popull ka një udhërrëfyes.
F.Mehdiu 13:7
8
All-llahu e di se çka bartë çdo femër dhe se çka zvogëlohet e çka shtohet në mitrat e tyre, te Ai çdo send ka masë.
F.Mehdiu 13:8
9
Ai di botën e padukshme dhe të dukshmen, i madhi, i lartëmadhërishmi.
F.Mehdiu 13:9
10
Te Ai jeni njëlloj: si ai që flet ngadalë si ai që flet me zë; edhe kush fshihet natën dhe kush ec ditën.
F.Mehdiu 13:10
11
Ai (njeriu) ka përcjellje, përpara atij dhe pas, atë e ruajnë me urdhër të All-llahut. All-llahu nuk e ndërron një popull deri sa ata vetveten nuk e ndërrojnë. Dhe kur All-llahu do, ta dënojë një popull, atë s’ka kush që e zmbraps; nuk kanë ata asnjë mbrojtës përveç Atij.
F.Mehdiu 13:11
12
Ai është i cili ju shfaq vetëtimën për frikësim dhe kërshëri dhe krijon vranësira të mëdha (të dentura).
F.Mehdiu 13:12
13
Edhe murmurima e lartëson me lavdatën e vet Atë, edhe engjujt nga frika ndaj atij. Dhe dërgon rrufetë dhe me të godit kë të dojë, e ata prapë diskutojnë për All-llahun, por Ai është i fortë për çdo send.
F.Mehdiu 13:13
14
Vetëm Ai është i denjë për lutje! Kurse atyre, që në vend të Tij, u luten tjetërkujt, nuk do t’u përgjigjen fare, ashtu siç nuk do t’u arrijë as uji në gojën e tyre, të cilët vetëm shtrijnë duartë. Lutja e mosbesimtarëve është vetëm humbje.
F.Mehdiu 13:14
15
All-llahut i bëjnë sexhde të gjithë që janë në qiej dhenë tokë, dashtë e pa dashtë, madje edhe hijet e tyre, në mëngjez dhe në mbrëmje.
F.Mehdiu 13:15
16
Thuaj: “Kush është Zot i qiejve dhe i tokës?” Thuaj: “All-llahu!” Thuaj: “Apo merrni, pra, në vend të Atij tjetër mbrojtës që nuk munden t’i bëjnë vetvetes dobi e as dëm?” Thuaj: “A janë njëlloj i verbëri dhe ai që sheh, ose: a janë njëlloj terri dhe drita, apo i kanë bërëAll-llahut shokë ato që i krijojnë si krijesa të tij dhe krijimi u përngjan”. Thuaj: “All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është i vetmi ngadhnjimtar”.
F.Mehdiu 13:16
17
Ai lëshon shiun nga qielli dhe lumenjtë me masë që rrjedhin shtretërve të tyre, kurse vërshimi bartë një shkumë që noton mbi sipërfaqe. Edhe në ato çka shkrijnë ata në zjarr, për të përfituar stoli ose mjete pune, ka gjithashtu shumë të ngjashme. Ashtu All-llahu i ballafaqon të vërtetën me të pavërtetën: shkuma hidhet, ndërsa ajo që është e dobishme për njerëzit mbetet në tokë. Ja, ashtu All-llahu u sjell shembujt.
F.Mehdiu 13:17
18
Për ata që i përgjigjen Zotit të vet, ka shpërblim të mirë, kurse ata që nuk i përgjigjen – sikur të ishte e tyre gjithë çka ka në tokë, edhe aq më tepër, patën me e dhënë për kompensim. Ata i pret llogari e rëndë; vendbanim i tyre është xhehennemi, sa shtrojë e tmerrshme është!
F.Mehdiu 13:18
19
A mos është njëlloj ai që e di se ajo që të shpallet nga Zoti yt është e vërtetë sikur ai që është i verbër? Ndërkaq këshillën e pranojnë vetëm të mençurit.
F.Mehdiu 13:19
20
Ata të cilët e zbatojnë besën e All-llahut dhe nuk e thejnë marrëveshjen,
F.Mehdiu 13:20
21
Edhe ata të cilët respektojnë atë çka ka urdhëruar All-llahu, që të respektohet edhe i drojnë Zotit të tyre dhe i frikësohen llogarisë së rëndë.
F.Mehdiu 13:21
22
Edhe ata të cilët durojnë për të arritur simpatinë e Zotit të tyre, dhe që kryejnë faljen, edhe nga ajo që u japim, shpërndajnë fshehtazi dhe haptazi, dhe të cilët të keqen e kthejnë me të mirë – ata do t’i presë përfundim i mirë,
F.Mehdiu 13:22
23
Kopshte të Adënit ku do tëhyjnë ata edhe kush ka bërë mirë nga prindërit e tyre, edhe gratë e tyre, edhe farefisi i tyre; kurse nga të jgitha dyertë engjujt do të hyjnë te ata.
F.Mehdiu 13:23
24
“Paqa qoftë me ju, për atë që keni duruar! Po sa vendbanim i bukur!”
F.Mehdiu 13:24
25
kurse atë të cilët e thejnë besën e All-llahut, edhe pasi që seriozisht e kanë dhënë fjalën, dhe atë që ka urdhëruar All-llahu të respektohet e mënjanojnë dhe bëjnë trubullira në tokë; ata janë që i pret mallkimi dhe vendbanimi më i keq!
F.Mehdiu 13:25
26
All-llahu kë të dojë e furnizon me shumicë ose ia shkurton. Atai gëzohen jetës në këtë botë, kurse jeta në këtë botë, krahasuar me botën tjetër, është vetëm një kënaqësi kalimtare.
F.Mehdiu 13:26
27
Mosbesimtarët thonë: “Përse atij nuk i ka ardhur nga Zoti i tij ndonjë mrekulli?” Thuaj: “All-llahu e len të humbur kë të dojë dhe e përudhë në të drejtë atë që vazhdimisht i drejtohet”.
F.Mehdiu 13:27
28
Ata të cilët besojnë dhe zemrat e të cilëve, me përmendjen e All-llahut, qetësohen – kur përmendet All-llahu i qetësohen zemrat, apo jo?!
F.Mehdiu 13:28
29
Ata që besojnë dh bëjnë vepra të mira, të lumtë ata, se i pret përfundim i bukur!
F.Mehdiu 13:29
30
Dhe ashtu të kemi dërguar te një popull para të cilit ka pasë edhe tjerë popuj, t’ua lexosh se çka të shpallim, kurse ata mohojnë të gjithmëshirshmin. Thuaj, Ai është Zoti im, nuk ka Zot tjetër, përveç atij, te ti jam mbështetur dhe atij i drejtohem!”
F.Mehdiu 13:30