1
Alif Lam Ra. Ato janë ajete të librit të qartë!
2
E shpallim Kur’an në gjuhën arabe që ta kuptoni!
3
Ne ty të rrëfejmë, duke të shpallur këtë Kur’an, më të bukurin rrëfim, edhe pse përpara tij ke qenë indiferent.
4
Kur i tha Jusufi babës së vet: “O babai im, kam parë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, edhe Diellin edhe Hënën e kam parë, si më bënin sexhde mua”
5
Ai tha: “O biri im, mos ua rrëfe ëndrrën tënde vëllezërve tu, sepse do të bëjnë ndonjë kurthë; djalli, s’ka dyshim, është armik i hapët i njeriut.
6
Dhe ja, ashtu Zoti yt ty të zgjodh dhe po ta mëson komentimin e ëndërrave, dhe ty edhe familjes së Jakubit u jep dhuntinë e vet, siç ua ka dhënë më parë të parëve të tu: Ibrahimit dhe Is-hakut. Zoti yt, njëmend, është i dijshëm, i urtë”.
7
Te Jusufi dhe vëllezërit e tij ka argumente për ata që pyesin.
8
Kur ata thanë: “Jusufi dhe vëllau i tij janë më të dashur për babën tonë se sa ne, kurse ne jemi grup i fortë. Babai ynë, me të vërtetë, po gabon haptazi.
9
Mbyteni Jusufin ose shpjerne dikung larg e babai juaj do t’u kthehet juve, e pastaj ju do të bëheni njerëz të mirë”.
10
Njëri nga ata tha: “Nëse keni vendosur që ta bëni këtë, atëherë mos e mbytni Jusufin, por lëshojeni në fund të ndonjë bunari që ta marrë ndonjë karavan”.
11
“O baba ynë, - thanë ata, - ç’është me ty që nuk ke besim te ne për Jusufin? Ne me siguri e këshillojmë.
12
Dërgoje nesër le të vijë me ne të zbavitet e të luaj, ne me siguri do ta ruajmë”.
13
Do të më vij, keq tha ai, nëse e merrni, dhe frikësohem mos po e han ujku kur t’i shmanget kujdesit tuaj”.
14
“Si bëhet ta hajë ujku, shih ne se çfarë grupi jemi?! – i thanë ata, ne atëherë më mirë mos qofshim!
15
Pasi që e morën dhe e vendosën ta hudhin në fund të bunarit, ne i shpallëm: “Ti do t’i informosh për këtë vepër të tyre, e ata nuk do ta hetojnë”.
16
Dhe në mbrëmje erdhë te babai i vet duke qarë:
17
“O baba ynë, - thanë, - patëm shkuar të vrapojmë në gara dhe Jusufin e lam te rrobat tona, por atë e hëngër ujku. Ti nuk do të besosh, edhe pse ne të themi të vërtetën”.
18
Dhe ia sollën këmishën e tij me gjak të rrejshëm. “Jo, - tha ai, - në këtë punë u kanë shtyrë epshet tuaja. Unë kam durim të mirë. Prej All-llahut kërkohet ndihmë ndaj asaj si po e përshkruani”.
19
Dhe erdh një karavan, dhe e dërguan ujëbartësin e tyre dhe e lëshoi kovën e vet. “Sihariq”, bërtiti ai, “ky është një djalosh!” dhe ata e fshehën në rrobat e tyre, por All-llahu e dinte mirë se çka bënin.
20
Dhe e shitën krejt lirë, për disa grosh, mezi pritnin ta shmangin.
21
Ai i cili e pat blerë, ishte nga Egjipti, i tha gruas së vet: “Bëni qëndrim të këndshëm këtu se ndoshta na bëhet i dobishëm, ose do ta bëjmë si djalë”. Dhe ja, ashtu ne e vendosëm Jusufin mirë në tokë, për t’ia mësuar komentimin e ëndërrave. All-llahu është ngadhnjimtar në punën e vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
22
Dhe kur arriti pjekurinë, ne e pajisëm me urtësi e dituri, ashtu ne shpërblejmë ata të cilët bëjnë vepra të mira.
23
Dhe ajo, në shtëpinë e së cilës ishte, u mashtrua, prandaj ia mbylli dyert dhe i tha: “Eja!” “Ruaj o Zot”, - tha ai, “zotëriu im ka treguar kujdes ndaj meje dhe me siguri të padrejtët nuk do të shpëtojnë”.
24
Ajo e pat dëshiruar atë, edhe ai atë sikur të mos e kishte parë argumentin e Zotit të vet. Ashtu u bë që nga ai të largojmë të keqen dhe amoralitetin, sepse ai me të vërtetë është nga robërit tanë të sinqertë.
25
Dhe ata të dy vrapuan kah dera, prandaj ajo ia grisi këmishën nga shpina – dhe afër derës e hasi burrin e vet: “Çfarë dënimi meriton ai i cili dëshiron t’i bëjë keq familjes tënde”, - tha ajo, - “në mos burgosje a dënim të dhembshëm”?
26
Ai tha: “Ajo provoi të më hedhë në mëkat”. Një dëshmitar nga të afërmit e saj shtoi: “Nëse këmisha e tij, është e shkyer prej anës së parme atëherë ajo flet të vërtetën, kurse ai të pavërtetën,
27
Po në qoftë se këmisha e tij është e shkyer nga prapa, atëherë ajo gënjen kurse ai është i drejtë”.
28
Dhe kur ai e pa se këmisha e tij është e shkyer nga prapa ai tha: “Kjo është një dredhi e jotja, dredhia jote është me të vërtetë e madhe!”
29
“Ti, o Jusuf, lërë këtë, kurse ti, i tha asaj, kërko falje për mëkatin tënd se me të vërtetë ti ke qenë gabimtare!
30
Edhe gratë e qytetit filluan të flasin: “Gruaja e atij funksionarit (Azizit) ka dashur ta mashtrojë atë djaloshin shërbëtor, është dashuruar marrëzisht! Ne mendojmë se ajo është në humbje flagrante”.
Sonraki 30 ayet →