Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Hud 1 / 123
1
Alif Lam Ra. Libri, ajetet e të cilat janë plotë urtësi e pastaj janë shkoqitur, është nga i urti nga i informuari,
F.Mehdiu 11:1
2
Që të mos adhuroni tjetër, përveç All-llahut – unë jam dërguar nga ana e Tij qortues dhe përgëzues;
F.Mehdiu 11:2
3
Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni, edhe Ai do t’ju mundësojë të jetoni të lumtur deri në momentin e caktuar dhe secilit të merituar i jepet mirësia e merituar. Po nëse ia ktheni shpinën, ani, unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj në ditën e madhe.
F.Mehdiu 11:3
4
Te All-llahu do të ktheheni dhe Ai ka mundësi për gjithçka!
F.Mehdiu 11:4
5
Ata përpiqen të fshihen nga Ai, apo jo?! Edhe kur mbështillen në petkun e vet, Ai e di atë çka fshehin dhe atë çka shfaqin, apo jo? Ai, njëmend, i di mirë mendimet e gjithkujt.
F.Mehdiu 11:5
6
Në tokë nuk ka asnjë qenie të gjallë e të mos e ketë ushqimin te All-llahu. Ai di se kush do të qëndrojë dhe ku do të varroset. Tëra këto janë në Librin e qartë.
F.Mehdiu 11:6
7
Ai është që ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë dhe mbikqyrja e tij ishte mbi ujë, që t’ju sprovojë se cili nga ju do të jetë më i mirë në vepra. Nëse ti thua, pas vdekjes me siguri do të ringjalleni, mosbesimtarët do të thonë patjetër: “Kjo nuk është asgjë tjetër përveç mashtrim flagrant!”
F.Mehdiu 11:7
8
Dhe nëse ne ua anulojmë dënimin deri në afat të caktuar, ata me siguri do të thonë: “Pse, për çka po e vonon?” Kurse në ditën kur t’u vijë, nuk do t’u largohet atyre dhe nga të gjitha anët do të jenë të rrethuar nga ajo që i janë tallur.
F.Mehdiu 11:8
9
Nëse i mundësojmë njeriut të shijojë mëshirën tonë e pastaj ia shkurtojmë, ai dëshprohet dhe bëhet mohues bukëshkelë.
F.Mehdiu 11:9
10
Po nëse i mundësojmë të shijojë dhuntitë pas dënimit që e ka gjetur, ai me siguri do të thotë: “Më janë larguar të këqiat”! Ai pa dyshim është entuziazmuar dhe i stërkrenuar.
F.Mehdiu 11:10
11
Përveç atyre që durojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata janë që meritojnë falje dhe shpërblim të madh.
F.Mehdiu 11:11
12
Ti ndoshta do të kishe lënë anash diçka nga ajo që të shpallet, dhe ta shtrëngon krahërorin, për të mos thënë ata “Pse nuk i është dërguar ndonjë pasuri ose të kishte ardhur me të ndonjë engjull”. Ti vetëm tërheq vërejtjen, kurse All-llahu për të gjitha gjërat përkujdeset.
F.Mehdiu 11:12
13
Ose po thonë, “Ai po trillon!” Thuaj: “po formuloni ju dhjetë kaptina të ngjashme me të (Kur’anin), të trilluara, dhe thirrni në ndihmë cilin të doni, në vend të All-llahut, nëse e flisni të vërtetën!”
F.Mehdiu 11:13
14
Po nëse nuk u përgjigjen, atëherë ta dini se është i shpallur me dijeni të All-llahut dhe nuk ka tjetër Zot përveç Atij, a po bëheni muslimanë?!
F.Mehdiu 11:14
15
Kush dëshiron jetën në këtë botë dhe bukuritë e saj – Ne do t’ua shpërblejmë punët e tyre dhe në këtë asgjë nuk do t’u lihet mangut.
F.Mehdiu 11:15
16
Ata janë për të cilët në botën tjetër ka vetëm zjarr, është e pavlefshme se çka kanë bërë në tokë dhe është krejt e kotë ajo që punojnë.
F.Mehdiu 11:16
17
Po kush është në rrugë të drejtë e më të qartë se ai i cili është i drejtuar nga Zoti i tij, dhe lexon ate (Kur’anin), dëshmitar i tij, si edhe para tij, librin e Musaut, udhërrëfyes dhe mëshirë? Ata i besojnë atij, dhe kush e mohon atë, nga grupet, vendbanim i tij është zjarri. Prandaj ti mos dysho kurrsesi në të, ai padyshim është i saktë nga Zoti yt, por shumica e njerëzve nuk besojnë.
F.Mehdiu 11:17
18
A ka më mizor se ai i cili trillon gënjeshtra për All-llahun? Ata do të sillen para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë të cilët kanë thurë gënjeshtra për Zotin e vet!” A nuk është mallkim i All-llahut kundër mizorëve,
F.Mehdiu 11:18
19
Të cilët shmangin nga rruga e All-llahut dhe përpiqen ta shtrembërojnë”, dhe ata, ata nuk besojnë në botën tjetër!
F.Mehdiu 11:19
20
Ata në tokë nuk mund ta pengojnë, dhe përveç All-llahut nuk kanë tjetër mbrojtës. Dënimi i atyre shumëfishohet dhe nuk munden as të dëgjojnë, as të shohin;
F.Mehdiu 11:20
21
Ata kanë shkatërruar vetveten, madje i kanë humbur edhe ata që i kanë trilluar (idolet).
F.Mehdiu 11:21
22
Ata, pa dyshim, në atë botë do të jenë krejtësisht të humbur.
F.Mehdiu 11:22
23
Ata të cilët bëjnë vepra të mira dhe i qëndrojnë besnik Zotit të tyre, do të jenë banorë të xhennetit, aty do të jenë përgjithmonë.
F.Mehdiu 11:23
24
Këta dy grupe shembëllejnë si i verbëri dhe i shurdhëri dhe sikur ai i cili sheh dhe dëgjon. A janë këta të dy të barabartë për krahasim? A nuk mendoni fare?
F.Mehdiu 11:24
25
Edhe Nuhin ia dërguam populit të vet. “Unë jam që t’ju tërheq vërejtjen haptazi,
F.Mehdiu 11:25
26
Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut;, unë, njëmend, kam frik për dënimin kundër jush në ditën e padurueshme!”
F.Mehdiu 11:26
27
Dhe paria e popullit të tij, ata të cilët kanë mohuar, thanë: “Me sa shohim ne, ti je njeri sikurse edhe ne, po shohim edhe se të pasojnë pa kurrfarë mendimi vetëm ata që s’janë kurrkushi ndër ne; ne nuk shohim se je diç më i mirë se ne, aq më tepër mendojmë se je gënjeshtar”.
F.Mehdiu 11:27
28
Ai tha, “O populli im, a po shikoni! Nëse unë e kam të qartë nga Zoti im dhe Ai më ka dhënë profetësi, ju jeni të verbuar. A t’ju detyrojmë, përkundër vullnetit tuaj, për diçka që urreni?!
F.Mehdiu 11:28
29
O populli im! Për këtë unë nuk kërkoj prej jush pasuri, më shpërblen vetëm All-llahu. Dhe unë nuk po i përzë besimtarët, ata do të dalin para Zotit të tyre; por unë e shoh se jeni njerëz që nuk dini.
F.Mehdiu 11:29
30
O populli im! Kush do të më mbronte nga All-llahu sikur edhe ata t’i kisha përzënë? A nuk kujtoheni pak?
F.Mehdiu 11:30