Ana SayfaMealler › Feti Mehdiu
FM

Feti Mehdiu

Feti Mehdiu
Feti Mehdiu meali ile okumaya başla
Yunus 1 / 109
1
Alif Lam Ra. Këto janë ajete të Librit plot urtësi.
F.Mehdiu 10:1
2
A u vjen çudi njerëzve që ne i kemi kumtuar një njeriu nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoi besimtarët për shpërblimin e lartë te Zoti i tyre!” Mosbesimtarët thonë: “Ky është, njëmend, magjistar i vërtetë!”
F.Mehdiu 10:2
3
Pa dyshim Zoti i juaj është All-llahu, i cili ka krijuar qiejt dhe tokën për gjashtë ditë e pastaj mbisundoi gjithësinë të rregullojë çështjet. Askush nuk mund të ndërmjetësojë pa lejen e Atij. Ai është All-llahu, Zoti juaj, prandaj adhorone Atë! A nuk po mendoni?!
F.Mehdiu 10:3
4
Te Ai do të ktheheni të gjithë, - premtimi i All-llahut është i vërtetë – Ai me të vërtetë zen fill krijimin e pastaj e përsëritë këtë për t’i shpërblyer drejt ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Ndërsa për ata që nuk besojnë ka pije prej ujit të nxehtë dhe vuajtje të padurueshme, për atë që mohojnë.
F.Mehdiu 10:4
5
Ai është i cili e ka bërë diellin burim të dritës, kurse Hënën të ndritshme dhe ia ka caktuar fazat për të ditur ju numrin e viteve dhe llogaritjen. All-llahu atë e ka krijuar me urtësi. Ai ua shpalon argumentet njerëzve që marrin vesh.
F.Mehdiu 10:5
6
Pa dyshim në ndërrimin e natës dhe të ditës dhe në ate çka ka krijuar All-llahu në qiej dhe në tokë, me të vërtetë, ka argumente për njerëzit që i drojnë All-llahut.
F.Mehdiu 10:6
7
Ata të cilët nuk shpresojnë në takimin tonë që janë të kënaqur me jetën në këtë botë, dhe gjejnë prehje në të, edhe ata të cilët janë indiferentë ndaj argumenteve tona;
F.Mehdiu 10:7
8
Vendbanimi i tyre është zjarri, për atë çka bëjnë.
F.Mehdiu 10:8
9
Ata të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira Zoti i tyre i udhëzon në rrugë të drejtë, me besimin e tyre, në xhennet të kënaqësisë, ku do të rrjedhin lumenj.
F.Mehdiu 10:9
10
Lutja e tyre aty është: “Qofsh lartësuar o All-llah!” dhe përshëndetja e tyre “shpëtim”, ndërsa lutja e fundit “Falënderimi është për All-llahun, Zot i botërave!”
F.Mehdiu 10:10
11
Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerëzve të keqen ashtu sikur kërkojnë shpejt të mirën, ata, me siguri, do të kishin mbaruar. Por ne prapë i lëmë, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, të bredhin në humbjen e vet.
F.Mehdiu 10:11
12
Kur e godit njeriun e keqja, ai na lutet neve: i shtrimë, ose i ulur ose në këmbë, por kur ia largojmë të keqen, ai vazhdon, sikur të mos na ishte lutur fare për të keqen që e kishte goditur. Kështu mosbesimtarëve u zbukurohet ajo që punojnë.
F.Mehdiu 10:12
13
Ne përpara jush kemi shfarosur brezni sepse bënin mizori, kurse profetët e tyre u sillnin argumente të qarta, mirëpo ata nuk u besonin. Ashtu ne shpërblejmë popullin mëkatar.
F.Mehdiu 10:13
14
Pastaj juve u kemi bërë mëkëmbës në tokë, pas atyre, që të shohim se si do të veproni.
F.Mehdiu 10:14
15
Dhe kur u lexohen ajetet tona të qarta, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, thonë: “Na sjell ndonjë tjetër Kur’an ose zëvendësoje!” Thuaj: “Nuk është puna ime që unë vetë ta ndërroj, unë përcjell vetëm atë çka më shpallet, unë frikësohem, nëse jam i padëgjueshëm ndaj Zotit tim, nga dënimi i Ditës së madhe.
F.Mehdiu 10:15
16
Thuaj: “Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t’ua kisha lexuar e as do t’u kishte njoftuar me te. Unë edhe përpara kësaj (profetësisë) kam jetuar në mesin tuaj, - a nuk kuptoni?”
F.Mehdiu 10:16
17
Kush është, pra, më mizor se ai, i cili për All-llahun flet gënjeshtra ose që i përgënjeshtron argumentet e tij?! Mëkatarët njëmend nuk do të shpëtojnë.
F.Mehdiu 10:17
18
Sepse adhurojnë, në vend të All-llahut, atë që nuk mund t’u bëjë dëm as dobi, dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu”. Thuaj: “A po e informoni All-llahun për diçka që Ai nuk e di se ç’ka në qiej dhe në tokë?! Qoftë lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi ata që i bëjnë shok!
F.Mehdiu 10:18
19
Njerëzit ishin vetëm një popull por u përçanë. Dhe sikur të mos ishte fjala e dhënë më parë nga Zoti yt, ata me siguri do të ishin ekzekutuar për atë përse janë përçarë,
F.Mehdiu 10:19
20
Dhe thonë: “Përse nuk i vjen atij ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “Vetëm për All-llahun është padukshmëria, andaj pritni, edhe unë do të pres me ju”.
F.Mehdiu 10:20
21
Dhe kur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën, pas të keqës që i përflak, ata prap u bëjnë kurtha argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu është më i shpejtë për t’iu kundërvënë kësaj”. Pa dyshim të deleguarit tanë shkruajnë se çka po thurni ju.
F.Mehdiu 10:21
22
Ai është i cili ju shetit në tokë dhe në det, dhe kur jeni në lundër dhe kur ata të lundrojnë me ta, me një erë të lehtë me të cilën ata gëzohen, ia behë erë e fortë dhe tërbohen valët nga të gjitha anët, dhe mendojnë se janë të rrethuar, me këto i luten All-llahut me sinqeritet dhe bindje: “Sikur të na shpëtojshe nga kjo me siguri do të ishim mirënjohës!”
F.Mehdiu 10:22
23
Dhe kur ai i shpëton, ata prapë menjëherë pa kurrfarë arsyeje bëjnë turbullira në tokë! O njerëz, turbullirat që bëni për t’u kënaqur në jetën e kësaj bote, janë kundër vetes tuaj, pastaj do të ktheheni tek ne dhe ne do t’ju informojmë ç’keni punuar!
F.Mehdiu 10:23
24
Pa dyshim jeta në këtë botë i shembëllen ujit që ne e lëshojmë nga qielli me të cilin ushqehen bimët në tokë, prej të cilave ushqehen njerëzit dhe kafshët. Ashtu që kur toka stoliset me petkun e vet dhe qëndiset, dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zotëruesit e saj, vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, dhe ne ata i bëjmë si të korrura, sikur të mos kishte qenë dje fare. Ja, ashtu ne në hollësi shkoqisim argumentet për popullin që mendon.
F.Mehdiu 10:24
25
All-llahu thërret në shtëpi të paqes dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë do Ai.
F.Mehdiu 10:25
26
Ata që bëjnë vepra të mira gjejnë mirësi edhe më tepër se kaq. Fytyrat e tyre nuk do t’i mbulojë terr e as dëshprim. Ata janë banorë të xhennetit, aty do të mbesin përgjithmonë!
F.Mehdiu 10:26
27
Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia, shpërblimi i së keqës është aq sa ka qenë e keqja, ata do t’i mbulojë poshtërsia, nuk do t’i mbrojë askush nga All-llahu, fytyrat do t’i kenë të zeza sikur i ka mbuluar ndonjë pjesë e natës së errët; ata janë banorë të zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë!
F.Mehdiu 10:27
28
Kurse atë ditë, kur do t’i tubojmë të jgithë e t’u themi atyre të cilët i kanë bërë shok All-llahut: “Ndalni në vend ju edhe shokët (idhujt) tuaj!”. Pastaj do t’i ndajmë, e shokët e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve”.
F.Mehdiu 10:28
29
All-llahu mjafton për dëshmitarë edhe për ne edhe për ju, ne, njëmend kemi qenë indiferent ndaj adhurimit tuaj.
F.Mehdiu 10:29
30
Aty secili do ta dijë se ç’ka punuar më parë dhe do të kthehen te All-llahu, Zoti i tyre i vërtetë, dhe do të humbasin prej aty ata çka i ishin trilluar (idolet).
F.Mehdiu 10:30