1
Kur Toka të dridhet me dridhjen e tmerrshme të saj,
2
dhe kur ajo (Toka) të nxjerrë materiale nga brendia e saj,
3
dhe njeriu të thërret: “Çka ka ajo?!”
4
atë Ditë ajo tregon lajmet e veta (veprat e mira dhe të këqia) që kanë ngjarë në të,
5
sepse, Zoti yt e ka urdhëruar atë.
6
Atë Ditë, njerëzit do të paraqiten në grupe-grupe (të ndara), për t’ju treguar veprat e tyre:
7
ai që ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa thërmia, do ta shohin atë,
8
kurse ai që ka punuar të keqe, qoftë madje sa thërmia – do ta shohin atë.