1
Vallë, a nuk ta kemi zgjëruar krahërorin (zemrën tënde),
2
dhe ta kemi heqë barrën ty,
3
e cila të ka rënduar tepër kurrizin tënd,
4
dhe e kemi ngritur lart emrin (kujtimin) tënd!
5
E, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi,
6
me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi (lumturi)!
7
E, kur ta kryejsh njërën punë, filloja tjetrës (menjëherë)
8
dhe (vetëm) te Zoti yt syno (drejtohu)!