1
Betohem në natën që e mbulon terri,
3
dhe që ka krijuar mashkullin dhe femrën –
4
me të vërtetë, veprat tuaja janë të ndryshme:
5
atij që jep (për bamirës) dhe ruhet (prej gabimeve)
6
dhe i cili dëshmon (vërteton) atë që është më e bukur (besimin)
7
Na, atij do t’ia lehtësojmë rrugën e lumturisë (xhennetit);
8
kurse atij që është koprrac dhe e konsideron veten të pavarur (nga Zoti),
9
dhe e përgënjeshtron atë më të bukurën (besimin),
10
Na, atij, do t’ia lehtësojmë rrugën e rëndë (skëterrës),
11
e kur të hedhet (në varr), pasuria e tij nuk do t’i bën dobi.
12
Neve na përket, që ta tregojmë rrugën e drejtë,
13
dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!
14
Andaj Unë, ju kam tërhequr vërejtjen me zjarrin që ndizet,
15
në të cilin do të hidhet vetëm më i keqi,
16
i cili ka përgënjeshtruar dhe është larguar nga besimi;
17
e do të jetë larg nga ai (zjarri), ai që i druan Perëndisë,
18
ai që ndanë nga pasuria e tij, duke e pastruar veten (nga të këqiat),
19
e nuk e jep atë – për t’ia kthyer ndokush,
20
por vetëm që të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij të Lartëmadhërueshëm,
21
dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!