Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
İnşikak 1 / 25
1
Kur qiellit të shkyet,
E.Nahi 84:1
2
dhe të dëgjojë me përvujtni Zotin e vet – siç i përket
E.Nahi 84:2
3
dhe kur Toka do të shtrihet (me shafitjen) e maleve
E.Nahi 84:3
4
dhe ta hedhë gjithë atë që ka brenda e të zbrazët
E.Nahi 84:4
5
dhe të dëgjojë me përvujtni Zotin e vet – siç i përket –
E.Nahi 84:5
6
ti, o njeri, që përpiqesh shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt:
E.Nahi 84:6
7
atij që do t’i jepet libri i tij në dorën e tij të djathtë
E.Nahi 84:7
8
lehtë do të japi llogari,
E.Nahi 84:8
9
dhe do të kthehet i gëzueshëm te të afërmit e tij;
E.Nahi 84:9
10
e, atij që do t’i jepet libri i tij pas shpinës,
E.Nahi 84:10
11
e thërret shkatërrimi
E.Nahi 84:11
12
dhe në zjarr do të digjet,
E.Nahi 84:12
13
sepse, (në jetë) ka qenë i gëzueshëm në familjen e tij,
E.Nahi 84:13
14
dhe ka menduar se kurrë nuk do të kthehet (ringjallet për të dhënë llogari).
E.Nahi 84:14
15
Po, po, do të kthehet te Zoti i tij, me të vërtetë, Ai i sheh të gjitha punët e tij!
E.Nahi 84:15
16
Dhe, betohem në kuqërrimin e mbrëmjes,
E.Nahi 84:16
17
dhe natën, dhe në atë që paklon ajo me errësirën e saj,
E.Nahi 84:17
18
dhe hënën e plotë, -
E.Nahi 84:18
19
ju, me siguri, do të gjendeni në rrethana të vështira dhe më të vështira!
E.Nahi 84:19
20
E, çka kanë ata, që nuk duan të besojnë,
E.Nahi 84:20
21
e, përse kur t’u lexohet Kur’ani, nuk përulen (nuk bëjnë sexhde)!
E.Nahi 84:21
22
E, madje, jobesimtarët, e përgënjeshtrojnë atë (Kur’anin),
E.Nahi 84:22
23
e Perëndia, me të vërtetë, di çka fshehin ata (në zemrat e tyre),
E.Nahi 84:23
24
prandaj, sihariqoi ata me dënim të dhembshëm!
E.Nahi 84:24
25
Por, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, do të shpërblehen pandërprerë.
E.Nahi 84:25
İnşikak suresi tamamlandı