Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Mutaffifın 1 / 36
1
Mjer për ata që kur masin – mungojnë,
E.Nahi 83:1
2
të cilët e marrin masën e plotë kur është e marrin vetveten,
E.Nahi 83:2
3
e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandar – ju pakësojnë.
E.Nahi 83:3
4
A nuk mendojnë ata se do të ringjallen
E.Nahi 83:4
5
në një Ditë të madhe (të Kijametit),
E.Nahi 83:5
6
atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë!
E.Nahi 83:6
7
Po, po, me të vërtetë, Libri i mëkatarëve është në Sixh-xhin,
E.Nahi 83:7
8
e, ata e di ti se ç’është Sixh-xhin?
E.Nahi 83:8
9
(Ai është) Libri i shkruar!
E.Nahi 83:9
10
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët,
E.Nahi 83:10
11
që kanë mohuar Ditën e Kijametit –
E.Nahi 83:11
12
e atë, e mohon vetëm kundërvajtësi, mëkatari (i madh),
E.Nahi 83:12
13
i cili, kur i janë lexuar ajetet Tona, ka thënë: “Trillime të popujve të lashtë!”
E.Nahi 83:13
14
E, nuk është ashtu! Por, veprat e tyre (të këqia) i kanë ndryshkur zemrat e tyre (i kanë nxirë).
E.Nahi 83:14
15
Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre,
E.Nahi 83:15
16
pastaj, me siguri, do të hyjnë në skëterrë,
E.Nahi 83:16
17
e do t’ju thuhet (nga engjëjt e skëterrës): “Qe, kjo është ajo që e keni mohuar!”
E.Nahi 83:17
18
Po, po, me të vërtetë, Libri i të ndershmëve është në Il-lijjin,
E.Nahi 83:18
19
E, a e di ti se ç’është Il-lijjin?
E.Nahi 83:19
20
Ai është Libri i shkruar
E.Nahi 83:20
21
që e dëshmojnë të afërmit (engjëjt) e Perëndisë.
E.Nahi 83:21
22
Me të vërtetë, të mirët (njerëz) do të gjenden në xhennet,
E.Nahi 83:22
23
e nga divanet – kanapet do të shikojnë,
E.Nahi 83:23
24
në fytyrat e tyre do të njohësh freskinë e begative,
E.Nahi 83:24
25
atyre do t’u jepet të pinë nga pijet e mbyllura (të ruajtura),
E.Nahi 83:25
26
vula e të cilave është misk (parfem), - dhe për këtë, le të bëjnë gara garuesit! –
E.Nahi 83:26
27
(pija) do të jetë e përzier me ujin e Tesnimit,
E.Nahi 83:27
28
nga burimi i të cilit do të pinë të afërmit e Perëndisë (të mirët).
E.Nahi 83:28
29
Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në jetën e kësaj bote), me ata që besonin;
E.Nahi 83:29
30
kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy,
E.Nahi 83:30