Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Enfal 1 / 75
1
Të pyesin ty (o Muhammed), për plaçkën e luftës. Thuaj: “(Dispozitat) mbi plaçkat e luftës i përkasin Perëndisë dhe Pejgamberit”. Pranaj, druajuni Perëndisë dhe rregulloni mërrëdhëniet në mes jush dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”.
E.Nahi 8:1
2
Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur të përmendet Perëndia, vërgëllojnë (nga frika dhe përulja), e kur t’u lexohen argumentet e Tij, iu shtohet thellimi në besim dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten,
E.Nahi 8:2
3
ata që kryejnë namazin dhe japin nga pjesa e asaj që u kemi dhënë Ne.
E.Nahi 8:3
4
Ata, padyshim, janë besimtarë të vërtetë. Për ata ka pozita te Zoti i tyre, falje dhe dhunti fisnike.
E.Nahi 8:4
5
(Këto dispozita) janë po ashtu si atëherë, kur të nxorri ty, Zoti yt, nga shhtëpia jote, në emër të së Vërtetës. Me të vërtetë, kjo një grupi prej besimtarëve nuk u pëlqeu.
E.Nahi 8:5
6
Ata polemizojnë me ty për të Vërtetën, e cila madje u bë e qartë, sikur t’i shpie në vdekje, e ata vdekjen e shihnin haptazi.
E.Nahi 8:6
7
(Kujtoje) kur Perëndia ju premtoi njërën prej dy grupeve, që me ët vërtetë, ajo të jetë e juaja. E ju dëshiruat që ajo e paarmatosura të jetë e juaja; e Perëndia dëshiron ta forcojë të vërtetën me fjalë të Tij dhe mohuesve t’u zhdukë rrënjët,
E.Nahi 8:7
8
për ta forcuar të Vërtetën (Islamizmin) dhe ta zhdukë gënjeshtrën, edhe sikur madje ta urrenin mëkatarët.
E.Nahi 8:8
9
(Kujtoje) kur ju kërkuat ndihmë nga Zoti jua, e Ai ju përgjegj: “Unë do t’jundihmoj me njëmijë engjëj, të cilët do të vijnë njëri pas tjetrit”.
E.Nahi 8:9
10
Perëndia e bëri këtë vetëm sihariq, që të qetësohen zemrat tuaja me të. E ndihma është vetëm nga Perëndia. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
E.Nahi 8:10
11
(Kujtoje) kur (Zoti) bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë për qetësimin tuaj nga ana e Tij, e lëshoi nga qielli – shi, për t’ju pastruar me të dhe për t’ju larguar shqetësimin e djallit, për t’i bashkuar zemrat tuaja me besim dhe t’ua forcojë këmbët tuaja.
E.Nahi 8:11
12
(Kujtoje) kur i urdhëroi Zoti yt engjëjt: “Unë jam me ju, andaj forconi ata që besojnë”. Unë do t’u shtie frikë në zemra mohuesve, andaj rrihni ju ata në qafë dhe në të gjithë gishtërinjtë.
E.Nahi 8:12
13
Kjo është për shkak se ata e kundërshtuan Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij; e kush e kundërshton Perëndinë dhe Pejgamberin e Tij, Perëndia, me të vërtetë, është ndëshkues i ashpër.
E.Nahi 8:13
14
Ky është ndëshkimi, shijonie ju (mohuesit) atë. Me siguri, për mohuesit ka dënim zjarri.
E.Nahi 8:14
15
O besimtarë, kur të ndesheni me mohues, e duke qenë ata shumë, mos ua ktheni shpinën!
E.Nahi 8:15
16
E kush ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri, ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër – ai kthehet me pezmin e Perëndisë dhe strehimi i tij është xhehennemi, e sa vend i shëmtuar është ai.
E.Nahi 8:16
17
Ju nuk i keni mbytur ata, por i ka mbytur Perëndia! E ti nuk ke hudhë kur ke hudhë, por Perëndia ka hudhë (ajo ishte hudhje e mrekullueshme) që nga Vetja besimtarëve, t’u dhurojë dhuratë të bukur. Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
E.Nahi 8:17
18
Kështu është dhurata, se, Perëndia i bënë të dobëta dredhitë e mohuesve.
E.Nahi 8:18
19
Nëse ju (mohuesit) kërkuat fitoren; e që pra, fitorja ju erdhi (kundër jush). Por nëse tërhiqeni (nga kundërshtimi), kjo do të jetë për ju shumë më e dobishme. Nëse ktheheni (në luftë), edhe Na do të kthehemi (në ndihmë). Shoqëria juaj nuk do t’ju bëjë dobi asgjë, sikur madje të jetë e shumënumërt. Sepse, Perëndia, me të vërtetë, është me besimtarët.
E.Nahi 8:19
20
O besimtarë! – bindjuni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, mos u shmangëni nga Ai, se ju dëgjoni (Kur’anin),
E.Nahi 8:20
21
e mos u bëni si ata që thonë: “E kemi dëgjuar!” – por ata, (në të vërtetë) nuk e kanë dëgjuar.
E.Nahi 8:21
22
Krijesat më të këqia te Perëndia janë ato që janë shurdhë dhe memecë, të cilët nuk duan të kuptojnë.
E.Nahi 8:22
23
Sikur Perëndia të dijë ndonjë të mirë të tyre, Ai do t’u jepte të dëgjuarit; por, edhe sikur ta kenë, ata do të shmangen dhe do të largohen nga besimi.
E.Nahi 8:23
24
O besimtarë! Përgjigjuni Perëndisë dhe Pejgmberit kur t’ju thërrasë, meqë ju ngjallë juve; dhe ta dini se Perëndia ndërhyn në mes njeriut dhe zemrës së tij, dhe se tek Ai do të ktheheni.
E.Nahi 8:24
25
Ruajuni ngatërresave, të cilat nuk i godasin vetëm ata që bëjnë keq, dhe ta dini se Perëndia dënon ashpër!
E.Nahi 8:25
26
Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ju konsideronin të dobët e druajshit se njerëzit do t’ju përlajnë në Tokë; e Ai me ndihmën e Tij ju strehoi dhe ju forcoi juve, e ju furnizoi me të mira, për t’iu falenderuar.
E.Nahi 8:26
27
O besimtarë! Mos e tradhëtoni Perëndinë dhe Pejgamberin, se e keqpërdorni amanetin tuaj, e këtë ju e dini,
E.Nahi 8:27
28
dinie se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, dhe se vetëm te Perëndia është shpërblimi i madh.
E.Nahi 8:28
29
O besimtarë! Nëse i druani Perëndisë, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit (të bëni dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës), do t’ju mbulon mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Perëndia është bamirës i madh.
E.Nahi 8:29
30
(Kujtoje) kur bënë dredhi mohuesit kundër teje: për të të burgosur, mbytur ose dëbuar. Ata bënin ngatërresa, por Perëndia ua prapësonte dredhitë e tyre, se Perëndia, është shkatërruesi më i mirë i dinakërive.
E.Nahi 8:30