Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Naziat 1 / 46
1
Betohem në ata (engjëj) që i marrin shpirtërat ashpër (jombesimtarëve)
E.Nahi 79:1
2
dhe në ata që i marrin butësisht (besimtarëve)
E.Nahi 79:2
3
dhe në ata (engjëj) që notojnë në hapësirë (në mes Tokës e qiellit),
E.Nahi 79:3
4
si dhe në ata (engjëj) që garojnë (për kryerjen e urdhërave),
E.Nahi 79:4
5
dhe betohem në ata (engjëj) që i rregullojnë ato që nuk janë të rregulluara,
E.Nahi 79:5
6
në Ditën kur Toka do të dridhet nga tërmeti,
E.Nahi 79:6
7
ps të cilit pason tjetri. –
E.Nahi 79:7
8
Atë ditë, zemrat do të jenë të tronditura,
E.Nahi 79:8
9
e shikimet e tyre të përulura.
E.Nahi 79:9
10
Ata (jobesimtarët) thonë: “A, me të vërtetë, do të kthehemi ne – në jetë (në gjendjen e mëparshme)?
E.Nahi 79:10
11
A thua edhe kur të bëhemi eshtra të kalbur?”
E.Nahi 79:11
12
E thonë: “E atëherë (të kthyerit), do të jemi të humbur.
E.Nahi 79:12
13
E do të jetë ajo (ringjallja) vetëm një thirrje,
E.Nahi 79:13
14
dhe, ja ata përnjëherësh (të gjallë) në Tokë.
E.Nahi 79:14
15
A të ka ardhur ty (o Muhammed) lajmi për Musain,
E.Nahi 79:15
16
kur Zoti i tij e ka thirrë atë në luginën e shenjtë të Tuvasë:
E.Nahi 79:16
17
“Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, është tërbuar,
E.Nahi 79:17
18
dhe thuaj (Faraonit): ‘A don ti të pastrohesh (nga të këqiat),
E.Nahi 79:18
19
dhe të udhëzoj te Zoti yt, që t’i druhesh (për të mos bërë të këqia)?
E.Nahi 79:19
20
Dhe, ia tregoi (Musai-Faraonit) mrekullinë më të madhe,
E.Nahi 79:20
21
por ai e mohoi dhe e kundërshtoi,
E.Nahi 79:21
22
pastaj u kthye,
E.Nahi 79:22
23
u përpoq dhe i tuboi njerëzit e thirri:
E.Nahi 79:23
24
“Unë jam zoti juaj suprem (më i lartë)!
E.Nahi 79:24
25
dhe, Perëndia, ia ekspozoi atij dënimin e kësaj bote dhe të botës tjetër.
E.Nahi 79:25
26
Kjo është këshillë për ata që i druajnë Perëndisë.
E.Nahi 79:26
27
E, çka është më vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit? Ai e ka ndërtuar (qiellin),
E.Nahi 79:27
28
lart e ka ngritur kupën e tij dhe e ka përsosur,
E.Nahi 79:28
29
dhe netët e tij i ka bërë të errta, kurse ditët të ndritshme,
E.Nahi 79:29
30
e pastaj e rrafshoi (shtriu) Tokën,
E.Nahi 79:30