Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Mürselat 1 / 50
1
Betohem në ata (engjëjt) që sjellin të mira,
E.Nahi 77:1
2
e betohem në ata që shpejtojnë si stuhia;
E.Nahi 77:2
3
dhe betohem në ata që sjellin shpalljet e pastaj dallojnë (të mirën nga e keqja), -
E.Nahi 77:3
4
?
E.Nahi 77:4
5
në ata që përcjellin këshillat,
E.Nahi 77:5
6
e arsyeshme ose qortuese, -
E.Nahi 77:6
7
me të vërtetë, ajo ë ju premtohet, do të bëhet!
E.Nahi 77:7
8
Kur yjet do të shuhen
E.Nahi 77:8
9
dhe kur të çahet qielli
E.Nahi 77:9
10
dhe kur malet të shkapërderdhen
E.Nahi 77:10
11
dhe kur të dërguarit (pejgamberët) do të caktojnë kohën (e tubimit).
E.Nahi 77:11
12
(Do të thuhet): “Deri në cilën ditë është shtyer afati?” –
E.Nahi 77:12
13
(Ju përgjigjet): “Deri në Ditën e vendimit!”.
E.Nahi 77:13
14
E, a e di ti se ç’është Dita e vendimit?
E.Nahi 77:14
15
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
E.Nahi 77:15
16
A nuk i kemi zhdukur popujt e lashtë,
E.Nahi 77:16
17
e pas tyre edhe të tjerët?!
E.Nahi 77:17
18
Në këtë mënyrë do të veprojmë me të gjithë fajtorët!
E.Nahi 77:18
19
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
E.Nahi 77:19
20
A nuk ju kemi krijuar (Ne) nga një pikë uji të pakonsiderueshëm,
E.Nahi 77:20
21
të cilin e kemi vendosur në vend të sigurtë,
E.Nahi 77:21
22
dei në afatin e caktuar?!
E.Nahi 77:22
23
E tillë është fuqia Jonë; e sa të fuqishëm jemi Ne! –
E.Nahi 77:23
24
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
E.Nahi 77:24
25
A nuk e bëmë Ne Tokën vendtubimi
E.Nahi 77:25
26
të të gjallëve dhe të të vdekurëve
E.Nahi 77:26
27
dhe në të kemi vendosur male të larta, dhe a nuk ju dhamë Ne juve të pini ujë të ëmbël (të pijes)? –
E.Nahi 77:27
28
Mjer atë ditë për përgënjeshtarët!
E.Nahi 77:28
29
(Ju thuhet): “Shkoni kah ajo (dënimi), të cilën ju e keni konsideruar gënjeshtër,
E.Nahi 77:29
30
shkoni kah tymi i ndarë në tri fjollë,
E.Nahi 77:30