Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
İnsan 1 / 31
1
Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar).
E.Nahi 76:1
2
Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun nga një farë e përzier (spermës); për ta provuar, dhe e bëmë atë që të dëgjojë dhe të shoh;
E.Nahi 76:2
3
Na, ia treguam atij rrugën, e ai (do të jetë) ose mirënjohës ose jomirënjohës;
E.Nahi 76:3
4
Na, me të vërtetë, për jobesimtarët kemi përgatitur zingjirë e pranga dhe flakë të zjarrit.
E.Nahi 76:4
5
Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë nga kupa (në xhennet), pije të përbërë me kambor.
E.Nahi 76:5
6
Nga burimi që vetëm adhuruesit e Perëndisë pinë, dhe të cilin mund ta çojnë (bartin) kah të duan;
E.Nahi 76:6
7
ata (njerëz) që e zbatojnë premtimin dhe i druajnë Ditës, tmerri i së cilës përhapet gjithëkah,
E.Nahi 76:7
8
dhe i ushqejnë të varfërit, bonjakët dhe të zënët robë (në luftë), madje edhe pse janë vetë nevojtarë për te (ushqim).
E.Nahi 76:8
9
(Thonë ata): “Na, ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Na – për këtë, nuk duam shpërblim as falenderim!
E.Nahi 76:9
10
Na i druajmë Zotit tonë atë Ditë kur fytyrat janë të vrenjtura dhe të ashpra”.
E.Nahi 76:10
11
Perëndia i ruan ata nga tmerret e asaj Dite; Ai atyre u jep shkëlqim (në fytyrat e tyre) dhe gëzim,
E.Nahi 76:11
12
dhe, për durimin e tyre (në të drejtë), Ai i shpërblen ata me xhennet dhe (petka) të mëndafshta:
E.Nahi 76:12
13
(ata) të mbështetur në kanape, nuk do ta ndjejnë as vapën (e Diellit) dhe as të ftohtit (e dimërit),
E.Nahi 76:13
14
dhe do t’u jetë afër tyre hija e pemëve, frutet e të cilave do të mund t’i shfrytëzojnë (kapin) lehtë.
E.Nahi 76:14
15
Do të shërbehen ata nga enët e argjendta dhe kupat (si shtamba) e tejdukshme,
E.Nahi 76:15
16
të tejdukshme, nga argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës.
E.Nahi 76:16
17
Në të (xhennet) do të pinë shishe pijesh të përziera me Zenxhebil
E.Nahi 76:17
18
nga burimi i xhennetit, (pija) e quajtur Selsebil.
E.Nahi 76:18
19
Atyre do t’u shërbejnë djelmoshat (shërbyesit) përherë të rinj, - që, kur t’i shikosh, duken se janë margaritarë të shpërndarë.
E.Nahi 76:19
20
Dhe, kahdo të shikosh (në xhennet), do të shohësh komoditet e begati të gjerë.
E.Nahi 76:20
21
Ata do të janë të veshur me petka të holla mëndafshi të gjelbërt, dhe nga mëndafsi i trashë, të stolisur me bylyzykë të argjendtë, dhe do t’u jap Zoti i tyre të pinë pije të pastërta (të mrekullueshme).
E.Nahi 76:21
22
(Ju thuhet atyre): “Ky është shpërblimi juaj; përpjekja juaj (në vepra të mira) është e falenderuar.
E.Nahi 76:22
23
Me të vërtetë, Na ta kemi shpallur Kur’anin ty në intervale (kohë pas kohe),
E.Nahi 76:23
24
Duro (prite) vendimin e Zotit tënd, e mos dëgjo as mëkatarët, as jobesimtarët!
E.Nahi 76:24
25
Dhe, përmende emrin e Zotit tënd në mëngjes dhe në mbrëmje,
E.Nahi 76:25
26
dhe, në një pjesë të natës kryej detyrat (falu) për Zotin, dhe falenderoje Atë natën, gjatë!
E.Nahi 76:26
27
E, me të vërtetë, këta (jobesimtarët) e duan jetën e këtushme, e nuk e përfillin Ditën e vështirë (Kijametin) që do t’u vie.
E.Nahi 76:27
28
Na i kemi krijuar ata dhe Na ua kemi dhënë forcën (e trupit të tyre).
E.Nahi 76:28
29
Kjo, me të vërtetë, është këshillë, e kush të dojë, ndjekë rrugën që shpie te Zoti i tij, -
E.Nahi 76:29
30
por ju nuk mund të duani, përveç nëse don Perëndia – se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm,
E.Nahi 76:30