Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Müddessir 1 / 56
1
O ti, i mbuluar (Muhammed)!
E.Nahi 74:1
2
Çou dhe lajmëroi!
E.Nahi 74:2
3
Dhe Zotin tënd madhëroje!
E.Nahi 74:3
4
Dhe petkat tuaja pastroji!
E.Nahi 74:4
5
Dhe largoju (veprave) të këqia!
E.Nahi 74:5
6
Dhe mos ndajë me qëllim që të marrësh më shumë!
E.Nahi 74:6
7
Dhe për hir të Zotit tënd, duro
E.Nahi 74:7
8
e, kur të fryhet në buri –
E.Nahi 74:8
9
do të jetë ato ditë e rëndë,
E.Nahi 74:9
10
për jobesimtarët nuk do të jetë e lehtë.
E.Nahi 74:10
11
Lemëni Mua dhe atë që e kam krijuar Unë, vet,
E.Nahi 74:11
12
dhe i kam dhënë pasuri kolosale,
E.Nahi 74:12
13
dhe djemtë që i ka të pranishëm,
E.Nahi 74:13
14
dhe nderë e prestigj i kam dhuruar
E.Nahi 74:14
15
dhe përpos kësaj - dëshiron, që Unë t’ia zmadhojë (të mirat)!
E.Nahi 74:15
16
Jo, kurrsesi! Me të vërtetë, ai është mohues kryeneç i ajeteve Tona;
E.Nahi 74:16
17
e Unë do ta ngarkojë atë me dënime të rënda,
E.Nahi 74:17
18
sepse, ka paramenduar dhe ka kurdisur (kundër Kur’anit), -
E.Nahi 74:18
19
dhe, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur!
E.Nahi 74:19
20
dhe sërish – edhe njëherë, qoftë mallkuar, si e ka kurdisur! –
E.Nahi 74:20
21
Pastaj ka shikuar
E.Nahi 74:21
22
e, u vrejt dhe iu mrrol (fytyra)
E.Nahi 74:22
23
dhe u kthye (nga mendimi i drejtë) dhe u kapardis,
E.Nahi 74:23
24
dhe tha: “Ky (Kur’ani) nuk është gjë tjetër, përpos magji trashëguese,
E.Nahi 74:24
25
këto janë vetëm fjalë njeriu!”
E.Nahi 74:25
26
Do ta hudhi (dënojë) në Sekar (Skëterrë) –
E.Nahi 74:26
27
e kush të shpjegon ty se çka është Sekari?
E.Nahi 74:27
28
Ai nuk lë gjë dhe i përfshinë të gjithë (i djegë)
E.Nahi 74:28
29
lëkurat iu bënë të zeza (nga të djegurit)
E.Nahi 74:29
30
mbikëqyrës të tij (Skëterrës) janë nëntëmbëdhjetë (engjëj). –
E.Nahi 74:30