Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Araf 1 / 206
1
Elif Lam Mim Sad.
E.Nahi 7:1
2
Ky është Libri që t’u ka dërguar ty dhe le të mos bëhet kurrfarë shtrëngimi në zemrën tënde për shkak të tij, që me të t’i paralajmërosh dhe këshillosh besimtarët.
E.Nahi 7:2
3
Ndiqnie atë që u është zbritur nga Zoti juaj, e mos ndiqni tjetër mbrojtës përpos Tij. Pak po i pranoni këshillat ju.
E.Nahi 7:3
4
Sa shumë qytete kemi rrënuar Ne! e, dënimi Ynë ju erdhi natën ose ditën kur ata pushonin.
E.Nahi 7:4
5
Dhe thirrja e tyre, kur ju erdhi dënimi, qëndronte vetëm në fjalët: “Na, me të vërtetë kemi qenë zullumqarë!”
E.Nahi 7:5
6
Na, me të vërtetë, do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi dërguar pejgamberë; e gjithsesi, do t’i pyesim edhe pejgamberët.
E.Nahi 7:6
7
Dhe do t’jua praqesim atyre, të gjitha ato që i dimë, sepse, ne kemi qenë prezent.
E.Nahi 7:7
8
Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë, atij që i rëndohet terezia me vepra të mira, do të jetë i lumtur;
E.Nahi 7:8
9
kurse, atij që i lehtësohet terezia me vepra të mira, ai do të humb veten, për shkak se i ka mohuar argumentet Tona.
E.Nahi 7:9
10
Na ju kemi vendosur në tokë dhe, në të, ju kemi dhënë çka ju nevojitet për gjallëri. – E sa pak falënderoheni!
E.Nahi 7:10
11
Na ju krijuam (baban tuaj Ademin), e pastaj ua dhamë formën; e ju thamë engjëjve: “Përuljuni Ademit!” e të gjithë iu përulën përveç Iblisit. A nuk ishte nga ata që përulet.
E.Nahi 7:11
12
(Perëndia) tha: “Çka të pengojë ty që nuk iu përule, kur të urdhërova?” (Iblisi) tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta”.
E.Nahi 7:12
13
(Perëndia) tha: “E atëherë, dil prej andaj (xhennetit)! Ti nuk ke të drejtë që të krenohesh në të; dil, me të vërtetë, ti je prej të urrejturve”.
E.Nahi 7:13
14
(Iblisi) tha: “Më jep afat deri në ditën kur ngjallen njerëzit!”
E.Nahi 7:14
15
(Perëndia) tha: “Ti je nga ata që u është dhënë afati”.
E.Nahi 7:15
16
(Iblisi) tha: “Betohem se për atë që me ke humbur, do t’ju vë pengesa atyre në rrugën Tënde të drejtë,
E.Nahi 7:16
17
e do t’ju çasem atyre edhe përpara edhe për mbrapa, edhe në të djathtë, edhe në të majtë, e Ti do të konstatosh se shumica prej tyre nuk janë falenderues!”
E.Nahi 7:17
18
(Perëndia) tha: “Dil prej andej (xhennetit) i qortuar dhe i poshtëruar. Pa dyshim, me ty dhe me të gjithë ata që shkojnë pas teje, do ta mbushi xhehennemin!”
E.Nahi 7:18
19
E ti o Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në xhennet dhe hani ç’të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme se bëheni zullumqarë!”
E.Nahi 7:19
20
E, djalli iu përshpëriti, për t’ju zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe (djalli) tha: “Zoti juaj ju ka ndaluar (afrimin e këtij druri) vetëm për atë që të mos bëheni engjëj ose mos të mbeteni përherë (në xhennet)”.
E.Nahi 7:20
21
Dhe ai (djalli) iu betua atyre (duke thënë): “Unë jam për ju, me të vërtetë, këshilltar i sinqertë!”
E.Nahi 7:21
22
Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij. Pasi që e shijuan (frutin) e drurit, iu zbuluan vendet e turpshme atyre dhe nisën të mbulohen me gjethet e xhennetit. E, ata i thirri Zoti i tyre: “A nuk ju kam ndaluar atë? (frutin e drurit); dhe, a nuk ju kam thënë: “Se, me të vërtetë, djalli është armiku juaj i hapët?”
E.Nahi 7:22
23
Ata thanë: “O Zoti ynë! Na vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, na do të jemi nga ata që janë të humbur”.
E.Nahi 7:23
24
(Perëndia) tha: “Zbritni! Ju, njëri-tjetrit jeni armik. Në Tokë do të banoni dhe do të jetoni deri në një kohë”.
E.Nahi 7:24
25
(Perëndia) tha: “Në të do të jetoni, në të do të vdisni dhe prej saj do të dilni (ringjalleni)”.
E.Nahi 7:25
26
O bijtë e Ademit, Na ju dërguam rrobet që t’jua mbulojnë vendet e turpshme, si edhe rrobet luksoze; por, rrobet e virtyteve janë më të mirat. – Këto janë disa argumente të Perëndisë për t’i kujtuar ju (mirësitë e Perëndisë).
E.Nahi 7:26
27
O bijtë e Ademit, le të mos u mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga xhenneti (meqë i mashtroi), duke u zhveshur rrobat për t’ju dukur vendet e turpshme të tyre. Ai (djalli) dhe ushtria e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Na i kemi bërë djajtë ndihmës të atyre që nuk besojnë.
E.Nahi 7:27
28
E kur të punojnë vepër të shëmtuar, thonë: “Na i kemi gjetur prindërit tonë në to; por edhe Perëndia na ka urdhëruar me këte”. Thuaj: “Perëndia nuk urdhëron të punohen vepra të shëmtuara! Përse flisni për Perëndinë atë që nuk e dini?”
E.Nahi 7:28
29
Thuaj: “Zoti im urdhëron – drejtësi. Dhe drejtohuni vetëm Atij, kurdo që bëni lutje, dhe lutjuni sinqerisht Atij, duke i bërë përulje! Ashtu siç ju ka krijuar prej asgjëje, ashtu do t’ju ringjallë.
E.Nahi 7:29
30
Një pjesë i ka udhëzuar në rrugë të drejtë, kurse pjesa tjetër e ka merituar humbjen. Ata e kanë bërë djallin mik, përpos Perëndisë, dhe mendojnë se janë në rrugë të drejtë.
E.Nahi 7:30