Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Hakka 1 / 52
1
Çasti i të vërtetës!
E.Nahi 69:1
2
Çka është Çasti i të vërtetës?
E.Nahi 69:2
3
Kush ta shpjegon ty (plotësisht) Çastin e të vërtetës (Kijametin)?
E.Nahi 69:3
4
Themudi dhe Adi e kanë përgënjeshtruar Kijametin,
E.Nahi 69:4
5
e populli i Themudit është shkatërruar me një ulurimë (britmë) të madhe temrruese,
E.Nahi 69:5
6
e populli i Adit është shkatërruar me një furtunë të hatashme,
E.Nahi 69:6
7
të cilën Perëndia ua ka dërguar atyre shtatë netë dhe tetë ditë – parreshtur, e ku mund t’i vërejshe njerëzit e përmbysur si trungjet e hurmeve të kalbura,
E.Nahi 69:7
8
e, a po sheh mos ka mbetur kush prej tyre?
E.Nahi 69:8
9
E, ka ardhur Faraoni, dhe ata para tij, si dhe populli (i Lutit), me gabime të mëdha
E.Nahi 69:9
10
dhe e kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, andaj Perëndia i ka dënuar ata me dënim të ashpër.
E.Nahi 69:10
11
Ne, kur vërshoi uji i madh, ju ngarkuam juve në anije,
E.Nahi 69:11
12
për t’ju bërë këtë juve mësim dhe që të mbajnë mend veshët e atyre njerëzve (të dijshëm),
E.Nahi 69:12
13
e kur të fryejë njëherë buria,
E.Nahi 69:13
14
e toka dhe malet të bartën e të copëtohen nga një shpërthim (eksplodim)
E.Nahi 69:14
15
atë ditë do të ngjajë Dita e Kijametit,
E.Nahi 69:15
16
dhe do të çahet qielli, e atë ditë do të jetë i thyeshëm,
E.Nahi 69:16
17
dhe engjëjt do të rrinë anëve të qiellit, kurse atë ditë – tetë grupe engjëjsh do ta mbajnë Arshin (fronin) e Zotit tënd.
E.Nahi 69:17
18
Atë ditë do të pyeteni (paraqiteni) ju, dhe asnjë fshehtësi e juaj nuk do të mbetët e pazbuluar:
E.Nahi 69:18
19
atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e djathtë, do t’ju thotë (të tjerëve): Qe, lexoni librin, tim;
E.Nahi 69:19
20
unë kam qenë i bindur se do të paraqes llogari.
E.Nahi 69:20
21
E, ai është në një jetë të këndshme,
E.Nahi 69:21
22
në një kopsht të mrekullueshëm,
E.Nahi 69:22
23
frutet e të cilit janë të ulëta (afër duarve).
E.Nahi 69:23
24
(Ju thuhet atyre): “Ju bafshin mirë ushqimi dhe pijet për veprat që keni punuar, në ditët e kaluara!”
E.Nahi 69:24
25
Atij që i jepet libri i veprave të tij në dorën e majtë, do të thotë: “Ah, mos të më ishte dhënë libri im,
E.Nahi 69:25
26
dhe mos të kisha ditur për llogarinë time,
E.Nahi 69:26
27
Ah, të kisha qenë i vdekur (të mos isha ringjallur)!
E.Nahi 69:27
28
Pasuria ime nuk më solli dobi,
E.Nahi 69:28
29
dhe falimentoi fuqia ime!
E.Nahi 69:29
30
(e atyre u thuhet): “Kapni ata dhe lidhni në pranga,
E.Nahi 69:30