1
Nûn. Pasha pendën dhe në atë që shkruajnë ata,
2
ti, me dhuntinë e Zotit tënd, nuk je i marrë;
3
ti, me të vërtetë, do të jesh përherë i shpërblyer
4
dhe, me të vërtetë, ti je me virtyte të mëdha
5
dhe, ti do të shohësh, por edhe ata (jobesimtarët) do të shohin,
6
kush nga ju është i marrë.
7
Zoti yt e di më së miri për atë që e ka devijuar rrugën e tij dhe Ai i di mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
8
Andaj, mos ju përul ti atyre që përgënjeshtrojnë.
9
Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, e të bëjnë (lëshime) edhe ata,
10
dhe mos ju përul ti atyre që betohen (rrejshëm), e që janë të poshtër,
11
lajkatarit dhe atë që transmeton fjalët për të keq;
12
penguesin e të mirav, e kundërvajtësin e mëkatarin e madh;
13
të ashpërit dhe pos kësaj edhe kopil, -
14
(mos ju përul ti) për shkak se është i pasur dhe ka shumë djemë,
15
i cili kur t’i lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thotë: “Këto janë vetëm përralla të (popujve të) lashtë!”
16
Na (së shpejti), do t’ia damkosim hundën atij!
17
Na, do t’i provojmë ata (jobesimtaët), sikundër që i kemi provuar pronarët e kopshtit, të cilët ishin betuar se në mëngjes do t’i marrin frutet;
18
e nuk patën thënë: “Nëse do Zoti!”
19
Dhe, e goditi atë (kopshtin) një fatkeqësi nga Zoti yt, derisa ata flinin
20
dhe ai (kopshti) gëdhiu i shkretëruar.
21
Kurse, në agim, ata, e thirrën njëri-tjetrin:
22
“Nxitoni herët në kopshtin tuaj, nëe doni t’i tuboni frutet!”
23
Dhe at au nisën duke biseduar qetësisht:
24
“Mos të lejojmë që të paraqitet asnjë i vobektë në kopshtin tonë!”
25
Dhe, ata u nisën herët, të bindur se do të mund t’i pengojnë ata (të vobektit),
26
e kur e panë (kopshtin e shkretëruar), ata thanë: “Na, me të vërtetë, qenkemi të humbur;
27
por, jo, jo, - krejt paskemi mbaruar!”
28
Njëri më i arsyeshëm, prej tyre tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta kujtoni Perëndinë!”
29
“Lavdëruar qoftë Zoti ynë!” – thanë. Na, me të vërtetë, paskemi qentë të padrejtë!”
30
Dhe, atëherë filluan ta qortojnë njëri-tjetrin.
Sonraki 22 ayet →