1
Qoftë lavdëruar Perëndia që krijoi qiejtë dhe Tokën, e themeloi errësirat dhe dritën. E, ata që nuk besojnë, (përsëri) – me Zotin e tyre krahasojnë zotëra.
2
Ai ju ka krijuar nga balta, ka caktuar afatin (e vdekjes) dhe Ai di kohën e (Kijametit), e ju përsëri dyshoni.
3
Perëndia është i adhuruar në qiej dhe në Tokë; Ai di fshehtësitë dhe të sheshtat tuaja, si dhe të arriturat tuaja.
4
E nuk ju ka ardhur (të pabesëve) asnjë dokument prej dokumenteve të Zotit të tyre, e ata, të mos ia kthejnë shpinën.
5
E përgënjeshtruan të vërtetën, posa ju erdhi, por së shpejti do ju arrijnë lajme (me pasoja) për atë çka janë tallur.
6
A thua nuk i panë ata, se sa popuj i kemi zhdukur Ne, para tyre, të cilët i patëm vendosur në aso toke, në çfarë nuk ju kemi vendosur jvue; e u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që t’ju rrjedhin lumenjë nëpër viset e tyre; e që, për shkak të mëkateve të tyre – i zhdukëm ata; dhe pas tyre – krijuam gjenerata tjera.
7
E, sikur Ne ta zbritnim ty një Libër të shkruar në letër; e ata ta preknin me duart e tyre, ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo s’është gjë tjetër, përpos një magji e hapët”.
8
Ata thanë: “T’ju kishte zbritë atij (Muhammedit) një ëngjëll?!” E, sikur ta dërgonim Ne ëngjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u ipej asnjë afat.
9
E, sikur ta dërgonim atë (Pejgamberin) engjëll, do ta bënim gjithsesi me tipare njeriu. E, ata, përsëri do të dyshonin – si më parë.
10
Me të vërtetë, janë përqeshur shumë pejgamberë para teje, e i përfshin ata që i i përqeshnin (pejgamberët) dënimi i talljes së tyre.
11
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shihni çfarë ka qenë dënimi ndaj atyre që thonin – (pejgamberët) gënjejnë.
12
Thuaj: “E kujt është tërë ajo, që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Përgjigju: “E Perëndisë është!” Vetes ia ka përcaktuar mëshirën. Ai, padyshim, do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit. Ata që vetveten e kanë shkatërruar, ata në të vërtetë nuk do të besojnë.
13
E Tij është çdo gjë që rri dhe lëvizë natë e ditë. Ai i dëgjon të gjitha dhe di çdo gjë.
14
Thuaj: “A të bëjë mik tjetër, përpos Perëndisë, krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), e Atë askush nuk e ushqen”. Thuaj: “Mua më është urdhëruar që të jemi i pari nga ata që e kanë pranuar islamizmin”, - dhe kurrsesi, mos u bënë nga ata që i bëjnë shok Atij!”
15
Thuaj: “Nëse e kundërshtoj Zotin tim i droj dënimit të Ditës së Madhe”.
16
Ai që i shpëton dënimit të kësaj dite, Zoti e ka mëshiruar atë. Dhe ky është shpëtimi i vërtetë.
17
Nëse nga Perëndia të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përvçe Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi – vetëm Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
18
Ai është i pushtetshëm mbi robërit e vet; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
19
Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)?” – dhe përgjigju: “Perëndia është dëshmitar në mes meje dhe jush”. Më është shpallur ky Kur’an, që t’ju tërheqë vërejtjen me të, juve dhe atyre te kush arrin ky. A mos vallë dëshmoni ju, se, përveç Perëndisë ka edhe zotra tjerë? Thuaj: “Unë nuk e dëshmoj”. Thuaj: “Vërtetë, Ai është vetëm Një Zot dhe unë jam larg nga ato që ju i konsideroni shok Perëndisë”.
20
Atyre që u kemi dhënë Librin, e njohin (Muhammedin), ashtu si i njohin fëmijët e tyre. E, nuk do të besojnë ata që e kanë shkatërruar veten.
21
Kush është më zullumqarë se ai që trillon për Perëndinë ose i përgënjeshtron dokumentat e Tij? Vërtetë, përgënjeshtarët nuk do të shpëtojnë.
22
(Kujtoje atë) ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, e do t’u themi atyre, që i kanë vënë shoq Perëndisë: “Ku janë shokët tuaj, për të cilët mendonit se janë (shokë të Perëndisë)!”
23
E, ata nuk do të kenë kurrfarë arsyetimi, përveç se të thonë (rrejnë): “Pasha Perëndinë, Zotin tonë, nuk kemi qenë paganë!”
24
Shiko se si ata veten e fusin në rrena; e humbi nga ata – ajo që e trilluan.
25
Ka disa prej tyre që të dëgjojnë, por Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, për të mos e kuptuar atë, e në veshët e tyre shurdhimin. Edhe nëse e shohin çdo ajet, ata nuk besojnë në to. E, kur të vijnë te ti për të polemizuar me ty, thonë ata që nuk besojnë: “Këto janë vetëm trillime të popujve të lashtë!”
26
Ata e ndalojnë besimin në Kur’an, edhe vetë largohen nga ai, dhe vetveten e dëmtojnë, e nuk e hetojnë.
27
Ah! Sikur t’i shohish ata kur të ballafaqohen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, mos t’i përgënjeshtronim dokumentet e Zotit tonë dhe të bëheshim besimtarë!”
28
Jo! Jo! Por atyre iu doli ajo, që më parë e fshihnin, dhe sikur ata të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë.
29
Ata thoshin: “S’ka jetë përveç në këtë botë dhe ne nuk do të ringjallemi”.
30
Ah! Sikur t’i shohësh ata kur të dalin para Zotit, Ai do t’ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Perëndia do t’ju thotë: “E pra, tani, shijoni dënimin, sepse nuk keni besuar!”
Sonraki 30 ayet →