Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Rahman 1 / 78
1
Bamirësi i Gjithmbarshëm,
E.Nahi 55:1
2
ua ka mësuar Kur’anin,
E.Nahi 55:2
3
ka krijuar njeriun,
E.Nahi 55:3
4
ia ka mësuar të shprehurit (e mendimeve dhe ndjenjave).
E.Nahi 55:4
5
Dielli dhe Hëna (lëvizin) sipas llogarisë (rrugës) së caktuar,
E.Nahi 55:5
6
edhe bimët (e imëta) dhe drunjt i përulen (Perëndisë),
E.Nahi 55:6
7
e qiellin e ka ngritur dhe ka vënë masë (drejtësinë),
E.Nahi 55:7
8
për të mos kaluar (kufirin) në matje –
E.Nahi 55:8
9
dhe matni drejt e mos mungoni në teresi!
E.Nahi 55:9
10
Tokën e ka bërë (shtruar) për krijesa,
E.Nahi 55:10
11
në të ka pemë të llojllojshme dhe hurme me frute (në gëzhojë),
E.Nahi 55:11
12
dhe drithëra me gjethe dhe bimë me erë të mirë, -
E.Nahi 55:12
13
e, cilat dhunti të Zotit tuaj (o njerëz dhe xhindë) po i përgënjeshtroni (mohoni)?!
E.Nahi 55:13
14
Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu siç është vorba e pjekur,
E.Nahi 55:14
15
e xhindët i krijoi prej flakës së zjarrit –
E.Nahi 55:15
16
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
E.Nahi 55:16
17
(Ai është) Zoti i dy lindjee dhe i dy perëndimeve (dy solsticeve),
E.Nahi 55:17
18
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
E.Nahi 55:18
19
I ka lëshuar dy dete që të takohen,
E.Nahi 55:19
20
e, në mes tyre ka stom (pengesë), andaj njëri nuk e mbizotëron tjetrin (nuk përzihen) –
E.Nahi 55:20
21
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
E.Nahi 55:21
22
Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale (merxhanë) –
E.Nahi 55:22
23
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
E.Nahi 55:23
24
Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete dhe krijonë dallgë si malet,
E.Nahi 55:24
25
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
E.Nahi 55:25
26
Çdo gjë që është në Tokë është e kalueshme (do të shkatërrohet),
E.Nahi 55:26
27
e mbetet vetëm Zoti yt, i Madhërueshmi dhe Bamirësi –
E.Nahi 55:27
28
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
E.Nahi 55:28
29
Prej Tij kërkojnë çka ka në qiej dhe në tokë; në çdo moment Ai është në gjendje (të krijojë, të shpërblejë, të zhdukë), -
E.Nahi 55:29
30
e, cilat dhunti të Zotit tuaj po i përgënjeshtroni?!
E.Nahi 55:30