Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Tur 1 / 49
1
Pasha malin e Turit (Sinajit),
E.Nahi 52:1
2
dhe Librin e shkruar në rreshta,
E.Nahi 52:2
3
të zhvilluar në lëkurë,
E.Nahi 52:3
4
dhe Tempullin plot haxhinj,
E.Nahi 52:4
5
dhe kupës së ngritur (të qiellit),
E.Nahi 52:5
6
dhe detit të mbushur,
E.Nahi 52:6
7
me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë,
E.Nahi 52:7
8
dhe askush nuk mund ta pengojë,
E.Nahi 52:8
9
atë Ditë kur qielli do të lëkundet fuqishëm,
E.Nahi 52:9
10
e malet të lëkunden me të madhe nga vendi!
E.Nahi 52:10
11
Atë Ditë, mjerë për ata që kanë përgënjeshtruar,
E.Nahi 52:11
12
që, të zhytur në gënjeshtra, argëtoheshin!
E.Nahi 52:12
13
Atë Ditë, kur me forcë do të hidhen në zjarrin e xhehennemit.
E.Nahi 52:13
14
(U thuhet atyre): “Ky është zjarri që e keni përgënjeshtruar,
E.Nahi 52:14
15
pra, a është kjo magji, apo ju nuk shihni?
E.Nahi 52:15
16
Përcëllohuni në të; e, duroni apo mos duroni, njësoj është për ju, - ky është ndëshkimi juaj vetëm për atë që keni bërë”.
E.Nahi 52:16
17
Me të vërtetë, ata që kanë besuar do të gjenden në kopshtet e xhennetit dhe lumturi,
E.Nahi 52:17
18
duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, i ka ruajtur ata Zoti i tyre prej dënimit të skëterrës.
E.Nahi 52:18
19
(Atyre u thuhet): “Hani e pni me kënaqësi, për atë që keni punuar!”
E.Nahi 52:19
20
Të mbështetur në divane (kanape) të renditura, do t’i martojmë ata me hyrie, sysh të bukur.
E.Nahi 52:20
21
E, ata që kanë besuar dhe u shkojnë pas pasardhësit e tyre në besim, do t’ju bashkojmë pasardhësit e tyre dhe nuk do t’ju pakësojmë asgjë nga veprat e tyre – çdo njeri është peng (përgjegjës) për atë që ka punuar –
E.Nahi 52:21
22
dhe do t’ju zgjërojmë dhuntitë atyre me pemë dhe mish që ju ka ënda;
E.Nahi 52:22
23
në të (xhennet) ia zgjasin njëri-tjetrit gotat e mbushura, aty nuk do të ketë biseda të kota, as mëkate, -
E.Nahi 52:23
24
e, do të sillen rreth tyre shërbyes (gilmanët) djelmosha të ngjashëm me margaritarin e ruajtur,
E.Nahi 52:24
25
dhe njëri-tjetrit i drejtohen duke e pyetur,
E.Nahi 52:25
26
e do të thonë: “Ne, më parë – në familjet tona jemi frikësuar (nga dënimi),
E.Nahi 52:26
27
e, Perëndia na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga dënimi i rëndë (i frumës helmuese).
E.Nahi 52:27
28
Ne, më parë (në jetën tokësore) e kemi adhuruar Atë, Ai, me të vërtetë, është bamirës dhe mëshirues”.
E.Nahi 52:28
29
Andaj, këshillo ti (o Muhammed), se ti, me dhuntinë (profetninë) e Zotit tënd, nuk je as fallxhi as i çmendur.
E.Nahi 52:29
30
Ose të thonë ata: “(Ai – Muhammedi është) vjershtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja”.
E.Nahi 52:30