Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Zariyat 1 / 60
1
Pasha ato erëra që çojnë (pluhurin),
E.Nahi 51:1
2
dhe të cilat bartin ngarkesat,
E.Nahi 51:2
3
dhe ato (erëra) që lundrojnë lehtë,
E.Nahi 51:3
4
dhe pasha engjëjt që shpërndajnë urdhërat, -
E.Nahi 51:4
5
me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet,
E.Nahi 51:5
6
dhe çdo shpërblim (i premtuar) do të ndodhë!
E.Nahi 51:6
7
Pasha qiellin e stolisur me yje,
E.Nahi 51:7
8
ju jeni të larmishëm në fjalë,
E.Nahi 51:8
9
prej tij (Pejgamberit ose Kur’anit) është shmangur ai që ka qenë i shmangur (edhe më parë).
E.Nahi 51:9
10
U mallkofshin gënjeshtarët!
E.Nahi 51:10
11
Ata që janë thelluar në injorancë (dhe harrojnë ringjalljen).
E.Nahi 51:11
12
Ata pyesin: “Kur do të jetë Dita e shpërblimit?”
E.Nahi 51:12
13
(Do të jetë) atë Ditë kur ata do të përcëllohen në zjarr!
E.Nahi 51:13
14
(U thuhet atyre): “Shijoni dënimin tuaj! Ky (dënim) është ai që e nxitojshit!”
E.Nahi 51:14
15
Ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në kopshte dhe burime,
E.Nahi 51:15
16
duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë ata, me të vërtetë, më parë kanë qenë bamirës,
E.Nahi 51:16
17
ata, kanë fjetur pak natën (duke iu lutur Perëndisë)
E.Nahi 51:17
18
po dhe në agim kërkonin falje,
E.Nahi 51:18
19
e, në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.
E.Nahi 51:19
20
Në Tokë ka argumente (të shumta) për ata që besojnë qëndrueshëm,
E.Nahi 51:20
21
po edhe në ju – a nuk shihni vallë?
E.Nahi 51:21
22
E në qiell është furnizimi dhe premtimi juaj.
E.Nahi 51:22
23
Dhe, Pasha Zotin e qiellit dhe të Tokës, kjo është vërtetë e saktë, ashtu si është e vërtetë (aftësia e) të folurit tuaj.
E.Nahi 51:23
24
A të ka arritur ty lajmi për mysafirët e ndershëm të Ibrahimit?
E.Nahi 51:24
25
Kur ata hynë tek ai, e i thanë: “Selam (Paqë! – shpëtimi u qoftë!)” dhe ai u tha: “Selam (Paqë! Qofshi të shpëtuar!)” Ju jeni – (tha në vetvete) popull i panjohur!”
E.Nahi 51:25
26
Dhe, pa u hetuar, ai shkoi te njerëzit e shtëpisë dhe solli viç të majmë (të pjekur),
E.Nahi 51:26
27
e ua afroi atyre, e u tha: “A s’po hani?”
E.Nahi 51:27
28
Dhe, ndjeu frikë prej tyre, (e) ata i thanë: “Mos u friko!” dhe e sihariquan atë (se do t’i lindë) një djalë i dijshëm.
E.Nahi 51:28
29
Dhe, u duk gruaja e tij, duke thërritur dhe duke e rrahur fytyrën, e tha: “Vallë, unë plaka, sterile (a mund) të lind?!
E.Nahi 51:29
30
Ata thanë: “Kështu ka thënë Zoti yt. Ai, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm”.
E.Nahi 51:30