Ana SayfaMealler › Efendi Nahi
EN

Efendi Nahi

Efendi Nahi
Efendi Nahi meali ile okumaya başla
Kaf 1 / 45
1
Kâf. Pasha Kur’anin e madhërueshëm,
E.Nahi 50:1
2
Po, ata janë çuditur që nga mesi i tyre u ka ardhur një paralajmërues, e mohuesit thonë: “Kjo gjë është e çuditshme”.
E.Nahi 50:2
3
Vallë, a pasi të vdesin e të bëhemi dhé (do të ringjallemi)? Ai kthim është i largët!”
E.Nahi 50:3
4
Na dimë çka do t’ua mungojë toka atyre (pasi të vdesin), te Ne është Libri që i ruan të gjitha.
E.Nahi 50:4
5
Aq më tepër, ta e mohuan të Vërtetën kur u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme (në çështjen e profetnisë).
E.Nahi 50:5
6
A, nuk e kanë shikuar ata qiellin që qëndron mbi ta, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, e i cili nuk ka kurrfarë të mete (çrregullimi)!
E.Nahi 50:6
7
E, Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë që nga ajo të mbijnë gjithfarë lloj bimësh të bukur,
E.Nahi 50:7
8
për t’u menduar dhe këshilluar çdo rob që i drjtohet Zotit të vet.
E.Nahi 50:8
9
Ne nga qielli lëshojmë ujin (shiun) e bekuar dhe bëjmë që me të, të ujiten kopshtijet dhe drithërat që korren.
E.Nahi 50:9
10
Dhe palmet e hurmës së lartë me kalavesh njëri mbi tjetrin,
E.Nahi 50:10
11
ushqim për robërit (njerëzit), dhe Ne me shi e ringjallim tokën (visin) e vdekur; e kështu do të jetë edhe dalja (prej tokës – ringjallja).
E.Nahi 50:11
12
Pas tyre, kanë mohuar populli i Nuhut, edhe banorët e Ressit dhe Themudi,
E.Nahi 50:12
13
dhe Adi dhe Faraoni, dhe vëllezërit (populli) e Lutit,
E.Nahi 50:13
14
edhe banorët e Ejkës dhe populli i Tubbas; të gjithë ata i kanë përgënjeshtruar pejgamberët dhe ndaj tyre u sendërtua dënimi Im.
E.Nahi 50:14
15
E, vallë, mos jemi lodhur Ne gjatë krijimit të parë? Jo, por ata dyshojnë në krijimin e sërishëm.
E.Nahi 50:15
16
Na e kemi krijuar njeriun dhe Na dimë çka i pëshpërit shpirti atij, se Ne (me dijeninë Tonë) jemi më afër se damari i tij i qafës,
E.Nahi 50:16
17
(dhe nga të dy engjëjt) të cilët i rrinë atij nga ana e djathtë dhe e majtë,
E.Nahi 50:17
18
dhe ai nuk e thotë asnjë fjalë e që pranë tij të mos jetë ai që mbikëqyrë.
E.Nahi 50:18
19
Mundimet e vdekjes do të arrijnë me siguri – kësaj nuk mund t’i ikësh
E.Nahi 50:19
20
dhe do të fryhet në Sur – kjo është Dita e premtimit –
E.Nahi 50:20
21
dhe çdonjëri do të vijë, e me të ka grahës dhe dëshmitar.
E.Nahi 50:21
22
Ti, me të vërtetë, ke qenë i pakujdesshëm për këtë (momentin e vdekjes), andaj ta kemi ngritur perden (e syve), dhe shikimi yt sot është i prehtë.
E.Nahi 50:22
23
E, shoku i tij do të thotë: “Ky pranë meje, është i gatshëm”
E.Nahi 50:23
24
(u thuhet): “Hidheni në zjarr çdo mohues inatçi,
E.Nahi 50:24
25
pengues i të mirave, që kalon (kufirin) dhe i cili dyshon (në fé),
E.Nahi 50:25
26
i cili, pos Perëndisë, beson në zot tjetër – andaj hidhe atë në dënimin më të rëndë!”
E.Nahi 50:26
27
E, shoku i tij do të thotë: “O Zoti ynë, unë nuk e kam mashtruar atë, por ai vet ka qenë në humbje të madhe”.
E.Nahi 50:27
28
Atyre (Perëndia) do t’ju thotë: “Mos u grindni para Meje, Unë ju kam lajmëruar premtimin (dënimin),
E.Nahi 50:28
29
Fjala Ime nuk ndryshohet dhe Unë nuk jam zullumqar i robërve të Mi”.
E.Nahi 50:29
30
Në Ditën kur do ta pyesin xhehennemin: “A u mbushe?” e ai, përgjigjet: “A ka edhe më?”
E.Nahi 50:30