1
O besimtarë! Plotësoni obligimet (marrëveshjet)! U lejua për ju ngrënia e shtazëve, përveç atyre që do t’ju lexohen juve; përderisa të gjendeni në haxhxhillëk, nuk u lejohet gjuetia. Me të vërtetë, Perëndia, vendos për atë që dëshiron.
2
O besimtarë! Mos e llogaritni për të lejueshme cenimin e shenjave të Perëndisë në haxhxhillëk, as muajt e mëdhenj, as kurbanin e Qabes, as kurbanët që janë të shënuar me xherdan, as (mos i pengoni) ata që kanë synuar të vizitojnë Qaben, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. E, kur të dilni prej ihramit (pas kryerjes së haxhxhillëkut), gjuani (nëse doni). Dhe, mos t’ju nxisë juve urrejtja ndaj disa njerëzve, nga se ju kanë penguar juve në të vizituarit e Qabesë, kurrsesi mos t’ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, dënon ashpër.
3
U ndalohet juve ngrënia e coftinës, gjakut, mishi i derrit, asaj kafshe që është therrur jo në emër të Perëndisë, mishi i kafshës që është lidhur në fyt e ka plasë, mishi i kafshës që është rrahë e ka ngordhë, e i asaj kafshe që është mbytur nga të rrëzuarit, e i asaj që është mbytur me brirë nga kafshët e tjera, e i asaj që është mbytur nga egërsirat, përveç atyre që i preni ju para se të ngordhin. U ndalohet juve ngrënia e asaj që është therrur për nder të kryqëve dhe të të kërkuarit e fatit me fall. Të gjitha këto që u përmendën janë mëkat. Sot, dëshprohen ata, që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju prishin dispozitat e fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por druani (vetëm) prej meje! Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja. Por kushdo që të jet ëi shtrënguar nga uria, (e han nga këto jo me qëllim përr t’u kënaqur) nuk ka mëkat. Se, Perëndia është falës e mëshirues.
4
Të pyesin ty (muslimanët) ç’është e lejueshme që të hanë ata. Thuaju (o Muhammed!): “U lejohet juve çdo gjë që është e bukur dhe at që ua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur ju e i përdorni në gjueti, duke qenë ato të mësuara me dijeninë që ua ka dhënë Perëndia juve. Pra, hani ate që ua sjellin juve (kafshët që janë gjuajtur), e përmendni emrin e Perëndisë! Druajuni Perëndisë! Se, Perëndia është llogaritar i shpejtë.
5
Sot u janë lejuar gjërat e mira e të pastra. U janë lejuar juve edhe ushqimet e ithtarëve të Librit, si dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Dhe janë të lejuara për ju femrat e ndershme besimtare; dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, kur t’jua jepni dhuratat e kurorëzimit, duke u martua me ato, e duke mos bërë me to kurvëri, as duke i marrë për mikesha (konkubine). Kushdo që mohon besimin, puna e tij është e falimentuar. Ai në Ditën e Kijametit do të jetë nga të dënuarit.
6
O besimtarë! Kur doni të bëni namaz lanie fytyrën dhe duart tuaja dei në bërryla dhe fshinie kokën me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. E, nëse jeni xhunub, pastrohuni! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’u dëmtojë uji), ose gjendnei në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vie pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie (seksuale) me granitë e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni (bëni tejemmum) në dhé të pastër dhe fshinie fytyrat tuaja dhe duart me te. Perëndia nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi juve, por dëshiron t’ju pastrojë juve dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falenderues.
7
Kujtonie dhuntinë e Perëndisë dhe obligimin me të cilin u ka obliguar Ai juve, kur thatë: “Dëgjuam dhe u bindëm!” Druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, di ç’keni në zemrat tuaja.
8
O besimtarë! – bëhuni të qëndrueshëm në urdhërat e Perëndisë dhe bëhuni dëshmues me të drejtë! Le të mos u nxis juve urrejtja ndaj një kombi për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë (ndaj miqve dhe armiqve), se drejtësia është më afër takvasë (dispozitave të islamizmit), dhe durajuni Perëndisë! Se, Perëndia, është i dijshëm për çdo gjë që punoni ju.
9
Perëndia u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira – falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh;
10
kurse atyre që nuk kanë besuar dhe që kanë mohuar argumentet tona – ata do të jenë banorë të zjarrit.
11
O besimtarë! – kujtonie dhuntinë e Perëndisë, të cilën ua dhuroi atë ditë kur një grup njerëzish deshën t’u dëmtojnë juve me duart e tyre prej jush. Druajuni Perëndisë! Dhe le të mbështetën vetëm te Perëndia besimtarët!
12
Me të vërtetë, Perëndia mori premtimin e bijve të Israilit dhe nga mesi i tyre caktoi dymbëdhjetë kujdestarë (mbikëqyrës), – dhe Perëndia tha: “Unë jam (në ndihmën tuaj)! Në qoftë se do të kryeni namazin e jepni zeqatin, e besoni pejgamberët e Mi, i ndihmoni ata dhe t’i jepni vullnetarisht hua Perëndisë (në rrugën e Tij), atëherë, Na, me të vërtetë, do t’ju mbulojmë mëkatet tuaja dhe do t’ju shpiem në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. E, ai që prej jush mohon edhe pas kësaj, me të vërtetë, e ka humbur rrugën e drejtë.
13
Për shkak se ata e thyen obligimin e tyre, Na i mallkuam ata dhe ua forcuam (si gur) zemrat e tyre. Ata ngatërrojnë rendin e fjalëve nga vendet e tyre, duke harruar një pjesë nga ato këshilla. Ti përherë do të vërejsh tradhëtinë e tyre, përpos një pakice të tyre, pra, falju atyre fajet dhe mos i qorto! Se, Perëndia, i don bamirësat.
14
Dhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, kemi marrë premtimin e tyre, por edhe këta kanë harruar një pjesë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen në mes tyre deri në Ditën e Kijametit. Se, Perëndia, me të vërtetë, di t’i lajmërojë ata për ato që kanë punuar.
15
O ithtarët e Librit! Ju erdhi juve Pejgamberi Ynë i cili u shpjegon gjëra nga to që i keni fshehur ju prej Librit (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju falë shumë (kalon në heshtje). E, prej Perëndisë ju erdh juve dritë (Pejgamberi) dhe Libri i qartë (Kur’ani),
16
me të cilin Perëndia i drejton ata që ndjekin kënaqësinë e Tij, në rrugën e shpëtimit, i nxjerr nga errësira në dritë me lejen e Vet dhe i shpie në rrugën e drejtë.
17
Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri perëndi është Mesihu, i biri i Merjemës!” Thuaj: “Kush mund të pengojë gjë në punët e Perëndisë, nëse Ai don ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemës dhe nënën e tij dhe gjithë çka gjendet në Tokë?” E pronë e Perëndisë janë: qiejt, Toka dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre. Ai krijon çka të dojë, dhe Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
18
Hebrenjt dhe të krishterët kanë thënë: “Na jemi të bijt e Perëndisë dhe të dashurit e Tij”. Thuaj: “E përse ju dënoi (Ai) juve për shkak të mëkateve tuaja? Jo! (Nuk është ashtu si thoni ju), por ju jeni njerëz nga ata që ka krijuar Ai. Ai falë kënd të dojë dhe e dënon kënd të dojë. E, pronë e Perëndisë janë: qiejt, Toka dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë.
19
O ithtarë të Librit! – juve ju ka ardhur Pejgamberi Ynë, - shpjeguesi juaj mu në kohë të ndërprerjes së dërgimit të pejgamberëve, për të mos thënë ju (kur të dënoheni), se nuk na ka ardhur ndonjë sihariques e as ndonjë paralajmërues. Por, ja ju erdhi juve sihariquesi dhe paralajmëruesi. Se, Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
20
(Kujtoje) kur Musai i tha kombit të vet: “O populli im! Kujtonie mirësinë e Perëndisë ndaj jush, kur prej jush bëri pejgamber, dhe ju bëri disa prej jush sundimtarë, dhe juve ju dha atë që nuk i kishte dhënë askujt para jush;
21
O populli im! Hyni në Tokën e shenjtë që Perëndia ua ka cktuar juve e mos u ktheni prapa, se atëherë do të ktheheni të dëmtuar”. –
22
ata thanë: “O Musa! – a ty, në atë tokë gjendet popull i pa mëshirë (dhunues), dhe ne në të nuk do të hyjmë pa dalë ata; e nëse dalin ata prej saj, ne atëherë, me siguri do të hyjmë në të”.
23
Dy njerëz nga ata që i druanin Perëndisë, që i kishte pajisur Ai me mirësi – thanë: “Futuni (befas) në porten e qytetit! E, kur të kaloni nëpër te, me siguri do të jeni fitues. Dhe, nëse jeni besimtarë (të vërtetë), mbështetuni në Perëndinë!”
24
Ata thanë: “O Musa! Na kurrsesi nuk do të hyjmë atje, përderisa aty të gjenden ata. Shko ti te Zoti yt e luftoni ata. Se ne do të rrimë këtu”.
25
Musai tha: “O Zotim im! Unë jam i pushtetshëm vetëm për vete dhe vllaun tim. O Zot! Ndana neve prej këtij populli të korruptuar!”
26
Perëndia tha: “Ajo (toka e shenjtë) u është ndaluar dyzet vjet atyre. Ata do të bredhin nëpër tokë. E, mos u zemro ndaj atij populli ngatërrestar”.
27
Tregoju (o Muhammed!) saktësisht atyre (popullit tënd) ngjarjen e dy bijve të Ademit, kur ata therrën kurban, njërit iu pranua, kurse tjetrit jo. Tha – njëri: “Tu gjithsesi do të mbysë”. Tjetri tha: “Perëndia pranon (kurbanin) vetëm prej atij që ruhet prej mëkatesh.
28
Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë në të vërtetë nuk do ta ngre dorën në ty që të të vras. Dhe unë me të vërtetë, i druaj Perëndisë, Zotit të gjithësisë.
29
Unë preferoj që ti të kthehesh me mëkatin tim dhe me mëkatin tënd (për vrasjen time dhe për kundrështimin tënd); e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. E, ky është ndëshkimi i zullumqarëve”.
30
Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait, dhe e mbyti. Kështu, ai u bë njëri nga të humburit.
Sonraki 30 ayet →